LIVE UPDATES
Aktualitet

Instituti Konservator Shqiptar publikon studimin e parë të plotë për ekonominë shqiptare: Varësia nga paraja e paligjshme, pasojat dhe zgjidhjet

Studimi tregon se, megjithëse rritja ekonomike ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë viteve 2022–2024, kjo rritje është artificiale dhe e mbështetur kryesisht te ndërtimi dhe shërbimet – sektorë që furnizohen në masë të madhe nga pastrimi i parave të jashtëligjshme.

8 Shtator 2025, 13:00 Nga Nikolla Kedhi
Instituti Konservator Shqiptar publikon studimin e parë të plotë
Nikolla Kedhi

TIRANË- Instituti Konservator Shqiptar prezanton sot një studim gjithëpërfshirës mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare, modelin ekonomik që është ndërtuar vitet e fundit, duke evidentuar varësinë nga flukset e paligjshme financiare dhe pasojat e rënda që kjo sjell për zhvillimin e vendit dhe demokracinë.

Studimi tregon se, megjithëse rritja ekonomike ka qenë mesatarisht rreth 4% gjatë viteve 2022–2024, kjo rritje është artificiale dhe e mbështetur kryesisht te ndërtimi dhe shërbimet – sektorë që furnizohen në masë të madhe nga pastrimi i parave të jashtëligjshme. Prodhimi industrial ra me 7.7% në vitin 2024, bujqësia (në rënie prej tremujorit të fundit të vitit 2021), ra me 2.7%, ndërsa produktiviteti ka qenë në rënie të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të OKB-së, flukset e paligjshme që hyjnë në Shqipëri arrijnë në një vlerësim konservator, 1–4 miliardë euro në vit, ose 5–17% të PBB-së (raporte të tjera e japin përqindjen dhe më të lartë), duke shkaktuar:

- forcim të pashpjegueshëm të lekut (+30% ndaj euros në periudhën 2015–2025),

- deformim të modelit zhvillimor

- thellim të deficitit tregtar, me rënie të vazhdueshme në produktivitet dhe eksporte

- rënie në vend të fundit për sa i përket klimës së biznesit

- lulëzim artificial të ndërtimit, ku vetëm 22% e financimit vjen nga bankat dhe pjesa tjetër nga burime të panjohura.
 

Raporti thekson gjithashtu krizën demografike: mbi 1.1 milionë qytetarë sipas EUROSTAT kanë emigruar që prej vitit 2014, ndërsa nataliteti ka rënë në nivelet më të ulëta në botë. Kjo e bën Shqipërinë një vend që po humb fuqinë punëtore dhe perspektivën afatgjatë të zhvillimit dhe të demografisë. 

Rekomandimet e Institutit Konservator Shqiptar për ndryshimin e modelit ekonomik përfshijnë:

- ulje të ndjeshme të taksave dhe burokracisë për të nxitur prodhimin dhe eksportet,
-çlirimin e tregut nga ndërhyrjet dhe favoritizmat shtetërore,
-forcimin e luftës në mënyrë të pakompromis kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar,
-orientimin e investimeve drejt prodhimit, inocavionit dhe pavarësisë energjetike.

Shqipëria nuk mund të mbështesë ekonominë e saj mbi flukset e paligjshme të parasë. Ky model është i paqëndrueshëm dhe, siç e tregon në mënyrë të qartë studimi, edhe nëpërmjet një modeli ekonometrik, rrezikon një kolaps të plotë në momentin që këto flukse ndërpriten. Zgjidhja është e qartë: një ekonomi e lirë, prodhuese dhe konkurruese, e bazuar te puna dhe inovacioni, jo te korrupsioni dhe krimi.

instituti konservator shqiptar

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë