LIVE UPDATES
Aktualitet

Investigimi: Bujkut i jepen vetëm 3 euro për hektar, 42 euro i merr qeveria për monitorim

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 34% e të punësuarve në Shqipëri, janë të angazhuar në sektorin bujqësor. Në fakt rezulton se në 2012 ka patur një përqindje akoma më të madhe, me rreth 46% e të punësuarve në të gjithë vendin.

5 Maj 2023, 11:01 Nga DOSJA
Investigimi: Bujkut i jepen vetëm 3 euro për hektar, 42 euro i merr
Foto Ilustruese

TIRANË- Sektori që ka vetpunësuar më tepër shqiptarët është bujqësia, e megjithatë të ardhurat nga kjo fushë janë minimaliste. Për më tepër që mbështetja e tyre vijon të jetë e pallogaritshme sa kohë më tepër fitojnë institucionet që orientojnë politikat zhvilluese dhe monitoruese. Në Lushnjë, e njohur dikur si hambari i Shqipërisë, sfidat me të cilat po përballen fermerët janë të përditshme dhe të vështira. Mes krizës se ku do ti shesin prodhimet por edhe problemit për të siguruar fuqi punëtore, shumë fermerë janë orientuar tek serat. Por për Arturin, 63 vjec punimi i tokës kërkon krahë pune

“Fuqia po më bie, subvencionet janë minimaliste për mos të thënë inegzistente, teknologjia e vjetër që përdorim. Se të vendosësh teknologji do shumë financim, por edhe mungesa e orientimit”,  thotë fermeri për SINJALIZO.

Por 63-vjeçari nuk është i vetëm në betejën për të kultivuar dhe marrë benifite nga toka. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 34% e të punësuarve në Shqipëri, janë të angazhuar në sektorin bujqësor. Në fakt rezulton se në 2012 ka patur një përqindje akoma më të madhe, me rreth 46% e të punësuarve në të gjithë vendin.

Fermerët nga sa kuptohet po orientohen drejt kultivimit të pemëve frutore. Në vitin 2021 rezulton të jetë rritur me 4.92% kjo tendencë. Ndërsa në 2021 prodhimi i pemëve frutore arriti në 287,210 tonë.

Por edhe tek frutoret hasen probleme

“Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës me 89.753 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 39.118 tonë dhe Fier me 33.774 tonë. Grupi i pemëve frutore me farë zë 45,43 % të prodhimit, peshën kryesore në këtë grup e zë prodhimi i mollëve me 85,25 %. Qarku i Korçës zë 66,02 % të prodhimit të mollëve gjithsej në vend”, konkludon INSTAT.  

Të dhënat tregojnë se mollët dhe ulliri e vaji i ullirit janë nga produktet të cilët tashmë kanë kaluar kërkesën e tregut vendas, dhe ky mbiprodhim ka sjellë ngërç.

Për pedagogun e Universitetit Bujqësor të Tiranës, Drini Imami, shkak për këtë është skema mbështetëse.  “Arsyeja se pse ka patur rritje të madhe të prodhimit në këto sektorë ka qenë skema mbështetëse. Para shumë vitesh u dhanë shumë lekë për të shtuar sipërfaqet, pa bërë një analizë se sa duhet për të plotësuar kërkesën e brendshme të tregut dhe nëse do të duhet të eksportojmë se si do të jetë strategjia”, thotë ai, duke theksuar se është me rëndësi që skema mbështetëse të jenë të bazuara në studime të përditësuara për ti orientuar fermerët sa më mirë.

Hafuz Domi, ekspert i frutikulturës dhe kreu i ADAD Malorë, shprehet se sektori i frutikulturës në bujqësinë shqiptare ka disa probleme kryesore, ku problemi me mbiprodhimin në disa kultura të caktuara nisi pas 2015.

“Unë e kam thënë dhe e them gjithmonë, Ministria e Bujqësisë duhet të ketë një departament të menaxhimit të krizave dhe të bëjnë një analizë për prodhimin dhe për projeksionin e të ardhmes, kjo gjë nuk ekziston”, shprehet ai. Shembulli konkret për këtë situatë është prodhimi i vajit të ullirit gjatë vitit të kaluar. “Ne nuk dinim ku ta conim, pra nuk kishte një analizë që të thuhej që në 2022 rritet prodhimi i vajit të ullirit dhe të ishte punuar për gjetjen e tregut”.

Për mollët u përsërit e njëjta krizë. Flakja e tyre ishte dëshpëruese. Eksperti i frutikulturës shprehet se Shqipëria mund të eksportojnë mollë vetëm në tregun e lindjes, pasi eksporti kërkon disa kushte. “Kërkon sasi të një variateti, minimale, në këtë nuk e disponojmë, pasi janë fermat të vogla dhe që ta disponosh duhet të përgatitesh që tani, duhet të bësh pjesën e çertifikimit të paketimit etj”, thotë Domi duke shtuar se kostot e bujkut shqiptarë janë shumë më të larta se sa në rajon dhe në Europë. “I vetmi vend që mund të eksportonim ishte Egjypti, por nuk eksportohet sepse ka taksa të larta. Është eksportuar diçka nëpërmjet tregëtarëve grek, por nuk ka shkuar si mollë shqiptare, por si mollë greke”, përfundon ai.

Për burokracitë në procesin e çertifikimit të prodhimit bujqësor shqiptar flet edhe Zef Gjeta, specialist i bujqësisë. “E para ndodh sepse perëndimorët e ruajnë veten, kërkojnë dokumenta. Ata vet si administratë i pajisin kollaj, ndërsa te ne duhet të shkosh nga një portë në një tjetër, nga drejtoria e bujqësisë te dhoma e tregëtisë, nga kjo te ajo, çertifikatë origjine, iso etj. Këto e pengojnë fermerin shqiptar të shkojë në tregun europian”, thotë ai, duke risjellë  edhe njëherë në vëmendje rastin e vajit të ullirit, për të cilin thotë se është i njëjtë si te ne, ashtu edhe në Itali dhe në Greqi. “Ne një rajon jemi dhe ata e ambalizhojnë, e shesin në çmime të larta në standarte të larta, ne nuk e shesim dot as si lëndë të parë”, tregon ai.

Problemet e një sektori jetik

“Qëllimi i mbështetjes financiare, nga njëra anë synon lehtësimin e barrës me të cilën ndeshen fermerët dhe nga ana tjetër skemat mbështetëse synojnë ti orientojnë fermerët drejt aktiviteteve në përputhje me nevojat e tregut”, shpjegon Drini Imami. Ai shton se problemi më i madh që ka sot sektori bujqësor është se është shumë i nënfinancuar. “Ka më pak mundësi për t’u përballur me sfidat e kohës, si ishte covidi dhe lufta e Ukrainës, sepse kur ke më pak mbështetje ke më pak mundësi për ti përballuar dhe  prandaj shumë e kanë braktisur bujqësinë . E treta, qeveria duke mos vendosur mjaftueshëm burime në dispozicion nuk ka mjaftueshëm instrumenta për ti orientuar drejt zgjidhjeve të duhura”, përfundon ai.

Për pedagogun e Universitetit Bujqësore, problemi më i madh që po haset bujqësia shqiptare është zbrazja e fshatit.

“Gjithmonë ka patur një trend të zhvendosjes nga fshati drejt qytetit, por vitet e fundit ka patur përmasa të mëdha. Kjo sjellë që mos të ketë jetë sociale në fshat më, mos të kesh shërbime, mos të kesh më krah punë”, thotë ai, duke shtuar se njeh bujq të sukesshëm por që mendojnë për të lëvizur nga fshati për arsyet e lartpërmendura.

Lëvizjen e njerëzve nga fshati drejt qytetit është tashmë një fenomen i cili është i vërtetuar prej shumë vitesh në Shqipëri, ndërkohë eksperti i frutikulturës shprehet se edhe krahu i punës është tashmë i vështirë për tu gjetur.

“Në prodhim, po ndihet mungesa e krahut të punës pavarësisht se është rritur vlera e shpërblimit, problem ky që ka dalë në 3 vitet e fundit”, thotë ai duke shtuar se kjo vjen edhe si pasojë e një shkalle të ulët mekanizimi.

Bujku është i paorientuar për investimin

Zef Gjeta, specialist i bujqësisë shprehet se jo vetëm që në Shqipëri nuk ka politikë orientuese, por akoma më keq strategjitë ndryshojnë nga viti në vit.

“Ne kemi strategji, kemi hartuar vazhdimisht, 5 vjeçare, 7 vjeçare, me mbështetje edhe nga të huajt por kurrë nuk është bërë pjesë e qeverisë. Është hartuar strategjia e zhvillimit rural, por janë dokumenta që janë vetëm në letër dhe nuk integrohen në politikat e qeverisë”, shprehet ai.

Për zotin Gjeta, një tjetër problem shumë i madh është konsolidimi i tokës dhe e vetmja zgjidhje që ka është pajisja e saj me dokumentacionin përkatës në mënyrë që fermeri kur të aplikojë për fonde të ketë dokumentacionin e tokës. “Me moskonsolidimin e tokës, fermeri se jep dot me qira ose ta shesë ose ta shkëmbejë me dikë në mënyrë që të shtohet sipërfaqja sepse me konsolidimin e tokës është lidhur kultivimi i një bime të caktuar, ujitja etj”.përfundon ai.

Në një analizë të publikuar në 2022, FAO, Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara vuri ne dukje se fermerët shqiptarë marrin një mbështetje direkte vetëm 3 euro për hektarë, ndërsa 42 euro shkon për instituciononet dhe entet qe merren me monitorimin e bujqësisë. Të dhënat e publikuara në Monitor, pasqyrojnë një realitet krejt të ndryshëm nga vende të rajonit, ku në Bosnje dhe Hecegovinë 60 euro shkojnë për mbështetjen për fermerin dhe vetëm 6 euro për administrimin nga një shifrër 66 euro për hektarë e dhënë në mbështetje të zhvillimit Rural.

Ndërkohë në Kosovë, 69 euro për hektarë shkojnë për fermerin dhe 54 të tjera për administrimin. Por edhe pse shifrat janë më të larta në rajon, në krahasim me Europën, vendi ynë mbetet shumë larg. Në BE nga 446 euro/hektarë që jepen për zhvillimin rural mesatarisht në 2018, 274 euro shkuan për mbështetje të fermerit.

*Për realizimin e këtij shkrimi, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore ju drejtua edhe zyrës së medias në Ministrinë e Bujqësisë për të realizuar një intervistë, por nuk mori përgjigje prej tyre.

zef gjeta drini imami

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje