LIVE UPDATES
Aktualitet

Investigimi i The Times: Mafia shqiptare përdor zhytës ushtarakë për të fshehur kokainën poshtë anijeve

Në artikullin e The Times, theksohet se shqiptarët po përdorin zhytës ushtarakë për të fshehur kokainën poshtë anijeve, në mënyrë që transportimi i tyre të bëhej më suksesshëm. 

14 Tetor 2025, 12:06 Nga I.A
Investigimi i The Times: Mafia shqiptare përdor zhytës ushtarakë
Foto Ilustruese

ANGLI- Një investigim i prestigjozes britanike The Times ka zbuluar metodat e reja se si mafia shqiptare po transporton kokainën nëpër botë. Në artikullin e The Times, theksohet se shqiptarët po përdorin zhytës ushtarakë për të fshehur kokainën poshtë anijeve, në mënyrë që transportimi i tyre të bëhej më suksesshëm. 

The Times përshkruan dhe detajisht mënyrën se si transportohet droga me anë të anijeve të mallrave. Ajo që ndodhë është që një person të zbërthejë grilën që mbulon hapësirën nën vijën ujore ku pompohet uji për ftohje dhe të fusë çanta të papërshkueshme nga uji me deri në 400 kg kokainë, bashkë me ‘Apple AirTags’ për të gjurmuar anijen.

Në artikull përmenden dhe platformat e enkriptimit që përdoren nga klanet shqiptare për të biseduar mes tyre. Sipas medias britanike theksohet se sot janë në përdorim rreth 10 sisteme të ndryshme enkriptimi, shpesh të krijuara nga ekspertë holandezë.

Artikulli i Plotë:

Gjashtë shqiptarët që mbërritën në portin e vogël norvegjez ishin të pajisur me rroba zhytjeje dhe me sajë nënujore sikur të kishin dalë nga ndonjë film i James Bond-it, por ata nuk kishin shkuar atje për pushime nënujore.

Pesë burra dhe një grua kishin mbërritur në Husnes, në bregun perëndimor të Norvegjisë, për të pritur një anije mallrash që vinte nga Brazili. Kur Nordloire mbërriti në port, ata pritën të binte nata, e më pas njëri prej tyre u zhyt nën ujë për të nxjerrë më shumë se 150 kilogramë kokainë, të fshehur në një kanal uji nën vijën ujore të anijes.

“Në këto operacione, ekuipazhi i anijes shpesh nuk ka asnjë ide se anija e tyre po përdoret si taksi falas nga trafikantët e drogës,” tha Leonardo Landi, oficer policie italian që ndihmoi në kapjen e zhytësve në vitin 2023.

“Ajo që kemi vërejtur është se zhytësit, që e fshehin kokainë në këto anije në Amerikën e Jugut e pastaj e nxjerrin në Evropë janë gjithnjë e më shumë shqiptarë, ndoshta me trajnim ushtarak,” tha Landi.

Kjo shënon një tjetër detyrë të trafikut të drogës që po e marrin përsipër shqiptarët, të cilët tashmë përfshihen në gjithçka — nga prodhimi i kokainës në Amerikën Latine, te ndërmjetësimi i ngarkesave përmes Ekuadorit, e deri te organizimi i shitjeve në rrugët e Europës.

Duke menaxhuar çdo hallkë të biznesit, shqiptarët kanë mundur të ulin kostot dhe të eliminojnë konkurrencën.

“Tani ofrojnë çdo shërbim që lidhet me trafikun e drogës,” tha Landi, një kolonel i policisë tatimore të Italisë që punon si zyrtar lidhës për narkotikët në agjencinë e BE-së, Europol.

Kjo metodë trafiku, e quajtur “parazit”, përdor anijet e mallrave dhe po rritet sepse shmang nevojën për të paguar ryshfet për ekuipazhin apo doganierët. Gjithçka që nevojitet është një zhytës që të zbërthejë grilën që mbulon hapësirën nën vijën ujore ku pompohet uji për ftohje — dhe të fusë çanta të papërshkueshme nga uji me deri në 400 kg kokainë, bashkë me ‘Apple AirTags’ për të gjurmuar anijen.

“Kur anija pret të hyjë në një port në Evropë, një ekip zhytësish kthehet natën, duke përdorur dy deri në katër sajë elektrike që u lejojnë të notojnë deri në një kilometër larg,” i tha Landi gazetës The Times.

“Nuk është e lehtë — helikat e anijes mund të jenë në lëvizje për ta mbajtur atë të qëndrueshme, dhe prandaj ata paguhen deri në 300,000 euro për t’i nxjerrë drogën,” shtoi ai.

Grupi shqiptar në Norvegji u zbulua kur doganierët gjetën motorë për sajet nënujore në makinën e njërit prej tyre, teksa hynte në vend para operacionit.

Oficerët e lanë të kalonte, por njoftuan policinë, e cila ndoqi grupin dhe sekuestroi kokainën pasi ajo doli nga uji.

Megjithatë, këto arrestime nuk i kanë ndaluar zhytësit shqiptarë të provojnë fatin, shpesh në porte të vegjël ku siguria është më e lehtë.

“Kjo do të thotë Finlandë, Norvegji, Suedi, Danimarkë dhe Mbretëri e Bashkuar. Dhe nëse shkojnë në Amerikën e Jugut për t’i fshehur drogërat, u duhen rreth tre javë për të mbërritur atje, zakonisht duke fluturuar përmes Meksikës ose Afrikës, për t’u shmangur nga radarët,” tha Landi.

Sipas tij, dërgimi i ngarkesave më të vogla në porte të vogla, në vend që të dërgohen tonë të tëra kokainë në një kontejner të vetëm, është pjesë e fragmentimit të tregtisë.

“I njëjti fenomen po ndodh edhe në mënyrën se si komunikojnë trafikantët,” shtoi ai.

Europol ka qenë në qendër të zbulimit të disa rrjeteve të telefonisë së enkriptuar që përdoreshin nga trafikantët — më i njohuri prej tyre, Sky ECC, kishte 171.000 përdorues kur u mbyll në vitin 2021.

Falë miliona mesazheve të kapura dhe të analizuara, arrestimet vazhdojnë ende sot — përfshirë 10 kontrabandistë të dyshuar të kapur në Shqipëri në gusht, që dyshohej se po fitonin 40 milionë dollarë nga dërgesat drejt Hamburgut dhe Roterdamit.

Disa nga përdoruesit e Sky ECC u strehuan në Emiratet e Bashkuara Arabe kur kuptuan se bisedat e tyre nuk ishin më private, tha Landi.

Rrjeti i fundit i madh i enkriptuar që u zbulua ishte Matrix, i cili u dha policive më shumë se 2 milionë mesazhe vitin e kaluar.

Që atëherë, kriminelët janë bërë më të kujdesshëm.

“Shqiptarët, mafia italiane ’Ndrangheta dhe grupet e Amerikës së Jugut tani e kontrollojnë me kujdes se kush merr telefona të enkriptuar dhe përdorin disa platforma njëherësh, secilën me pak përdorues,” tha Landi.

“Nëse një trafikant i dërgon mesazh kolegut përmes një platforme, tjetri i përgjigjet me një telefon tjetër në një tjetër platformë. Edhe nëse ne po monitorojmë njërën prej tyre, shohim vetëm gjysmën e bisedës. Nëse tre persona flasin, përdorin tre platforma. Me Matrix shikonim vrasje drejtpërdrejt — tani jemi më shumë në errësirë,” shtoi ai.

Sipas Landit, sot janë në përdorim rreth 10 sisteme të ndryshme enkriptimi, shpesh të krijuara nga ekspertë holandezë.

Ajo që dihet me siguri është se shqiptarët tani po veprojnë krah për krah me ’Ndrangheta-n, pasi mafia kalabreze — e cila fillimisht i përdorte si forcë pune — u ka mësuar truket e tregtisë.

“’Ndrangheta vepron si një lloj garancie për shqiptarët, ndërsa shqiptarët nga ana e tyre i mbajnë italianët të informuar për operacionet e tyre,” tha Landi.

“Shqiptarët duhet ta ruajnë paqen me ’Ndrangheta-n, sepse tani në Ballkan po dalin banda të reja e të dhunshme që mezi presin t’u zënë vendin,” përfundoi ai./Dosja.al

the times mafia shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj