LIVE UPDATES
Aktualitet

"Investimet jashtë Kosovës rriten për 55%"/ Analiza: Pse largohen bizneset dhe çfarë humb Kosova?

Sipas BQK-së, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, investimet direkte të kosovarëve jashtë Kosovës arritën në 166.6 milionë euro - një rritje prej 55% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur shuma ishte 107 milionë euro. Për krahasim, vlera e këtyre investimeve ishte 59.1 milionë euro në vitin 2020, u rrit në 100.3 milionë euro në vitin 2021 dhe vazhdoi të ngjitej deri në 224.3 milionë euro në vitin 2024.

24 Nëntor 2025, 15:41 Nga E. D
"Investimet jashtë Kosovës rriten për 55%"/ Analiza:
foto ilustruese

KOSOVË- Bizneset kosovare po zgjerojnë gjithnjë e më shumë aktivitetin e tyre jashtë vendit, duke parë mundësi më të sigurta dhe më fitimprurëse në tregjet e rajonit. Ky trend reflektohet qartë edhe në statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të cilat tregojnë rritje të ndjeshme të investimeve direkte jashtë vendit.

Sipas BQK-së, gjatë gjysmës së parë të këtij viti, investimet direkte të kosovarëve jashtë Kosovës arritën në 166.6 milionë euro - një rritje prej 55% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur shuma ishte 107 milionë euro. Për krahasim, vlera e këtyre investimeve ishte 59.1 milionë euro në vitin 2020, u rrit në 100.3 milionë euro në vitin 2021 dhe vazhdoi të ngjitej deri në 224.3 milionë euro në vitin 2024.

Shqipëria - destinacioni kryesor i investitorëve kosovarë

Një nga bizneset që e ka zhvendosur fokusin jashtë Kosovës, është kompania ndërtimore “Uni Projekt”, e drejtuar nga Fitim Bacaliu, i cili prej gjashtë vjetësh operon në Shqipëri. Ai tregon se i ka zvogëluar investimet në Kosovë dhe i ka orientuar ato drejt tregut shqiptar. Arsyeja kryesore: fitimet më të qëndrueshme.

“Në Kosovë, fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm, ndërsa në Shqipëri ka shumë blerës të gatshëm”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Bacaliu investon deri në 4 milionë euro në vit në Shqipëri, kryesisht në Shëngjin dhe Lezhë, dhe punëson vetëm staf vendas. Thotë se ky model u ka dhënë më shumë stabilitet investimeve të tij.

“Blejmë toka, shesim dhe ndërtojmë objekte të larta banimi... Vetëm unë jam nga Kosova - inxhinier. Të gjithë punëtorët janë nga Shqipëria”, shpjegon afaristi.

Një tjetër rast është edhe kompania prodhuese e këpucëve “Solid Shoes” nga Suhareka, e cila prej muajit mars zotëron 40 për qind të aksioneve të një fabrike në Tiranë.

Drejtori menaxhues, Shpejtim Kuçi, thotë se zgjerimi në Shqipëri është bërë për shkak të përvojës më të madhe prodhuese, numrit më të madh të klientëve, si dhe lehtësive për eksport drejt vendeve që nuk e njohin shtetësinë e Kosovës. Ai, po ashtu, thekson se transporti detar përmes porteve shqiptare është shumë më i favorshëm për kompanitë që synojnë tregjet ndërkombëtare.

“Ka shtete ku si Kosovë hasim barriera, ndërsa Shqipëria ka marrëveshje më të hershme tregtare”, thotë Kuçi për Radion Evropa e Lirë.

“Arsye tjetër është se ne synojmë edhe tregun amerikan dhe në Shqipëri tregtia mund të organizohet më lehtë për shkak të transportit detar”, shton ai.

Kompania e tij punëson rreth 600 punëtorë në Shqipëri, 200 në Kosovë dhe 80 në Preshevë. Sipas Institutit për Studime të Avancuara - GAP në Prishtinë, vetëm vitin e kaluar kosovarët investuan mbi 80 milionë euro në Shqipëri, ndërsa në vitin 2023 mbi 95 milionë euro. Në Mal të Zi, ndërkaq, investimet e tilla në vitin 2024 kapën vlerën e 18.2 milionë eurove.

Pse largohen bizneset?

Ekspertët dhe përfaqësuesit e bizneseve e shohin si shqetësuese rritjen e investimeve jashtë Kosovës. Ata paralajmërojnë se ky trend mund të intensifikohet, nëse nuk merren masa urgjente. Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se burokracia, mungesa e digjitalizimit dhe çmimet e larta të energjisë po i shtyjnë bizneset drejt tregjeve të tjera.

“Ne ende funksionojmë me sistem klasik. Mungesa e digjitalizimit ngadalëson proceset. Kjo e komplikon procesin për bizneset dhe ato heqin dorë”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.

Ai rikujton edhe daljen e kompanive të mëdha në tregun e hapur të energjisë, më herët këtë vit. Kjo ka bërë që çmimi i rrymës për to të shtrenjtohet dhe ato të bëhen më pak konkurruese në treg, krahasuar me vendet e rajonit.

Ismet Mulaj, ish-ministër i Tregtisë dhe Industrisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se orientimi i bizneseve drejt Shqipërisë, Malit të Zi dhe shteteve të tjera tregon se jashtë vendit ato gjejnë kushte më të favorshme. Sipas tij, shqetësuese është sidomos largimi i bizneseve prodhuese.

“Përveç procedurave burokratike dhe problemeve me energji, imazhi i produkteve që prodhohen në Kosovë, nuk është ai që do ta dëshironim, për shkak se edhe Kosova, edhe bizneset nuk kanë pasur fuqi financiare për të zhvilluar marketing në vendet e ndryshme”, shton Mulaj.

Çfarë humb Kosova?

Largimi i bizneseve nga Kosova ka pasoja të ndjeshme për buxhetin dhe ekonominë. Përveç daljes së kapitalit financiar, Kosova humb edhe nga të hyrat doganore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, tatimi mbi fitimin e korporatave, si dhe tatimet dhe kontributet pensionale, të cilat përfundojnë në shtetet ku kompanitë operojnë. Për më tepër, këto biznese shpesh kthehen edhe si konkurrentë të drejtpërdrejtë në tregun vendor.

“Të gjitha këto i ulin të ardhurat publike që do të mund të përdoreshin për shërbime publike, qoftë për shëndetësi, arsim, infrastrukturë”, thotë Mulaj.

Varësia e Kosovës nga importi, ndërkaq, vazhdon të rritet. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar importet kapën vlerën e mbi 6 miliardë eurove, ndërsa eksportet rreth 900 milionë euro. Edhe këtë vit situata duket e ngjashme: nga janari deri në korrik importet kanë arritur mbi 4 miliardë euro, ndërsa eksportet vetëm 521 milionë euro.

“Krejt paratë e gatshme po i nxjerrim jashtë dhe kjo është shumë e dhimbshme”, thotë Rafuna.

Ekspertët kërkojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për sektorin privat, veçanërisht për industrinë prodhuese, si dhe digjitalizim të shërbimeve përmes modelit “one stop shop”.

“Nuk kërkohet ndonjë kosto e lartë për t’i realizuar shërbimet digjitale, kurse bizneset do të përfitonin shumë - qoftë në shpejtësi të shërbimit, qoftë në zvogëlim të mundësisë për korrupsion”, thotë Mulaj.

Ministria në detyrë e Industrisë, Tregtisë dhe Inovacionit në Kosovë nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse ekziston ndonjë strategji për të frenuar këtë trend të largimit të bizneseve./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj