LIVE UPDATES
Aktualitet

Inxhinierët e IT-së e "urrejnë" shtetin

Shifrat janë luhatur gati në të njëjtat nivele edhe për vitet në vijim. Në total, në tre vitet e fundit akademike pa llogaritur vitin që nuk ka nisur ende, në Shqipëri janë regjistruar rreth 28 mijë studentë për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

23 Shtator 2022, 11:07 Nga k.m.
Inxhinierët e IT-së e "urrejnë" shtetin
Foto ilustruese

TIRANË- Departamenti i Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës edhe këtë vit po mirëpret studentë të shumtë që në fazën e parë të aplikimeve. INSTAT na tregon se vrulli më i madh i studentëve që zgjedhin këtë degë ka nisur që nga viti akademik 2018-2019 ku u regjistruan rreth 10 mijë të tillë.

Shifrat janë luhatur gati në të njëjtat nivele edhe për vitet në vijim. Në total, në tre vitet e fundit akademike pa llogaritur vitin që nuk ka nisur ende, në Shqipëri janë regjistruar rreth 28 mijë studentë për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

Kandidatët e dinë që të nesërmen do të jenë më të kërkuarit në tregun e punës dhe me paga të mira.

Ndryshe nga vitet e shkuara kur lënda e informatikës nëpër gjimnaze nuk trajtohej aq seriozisht sa matematika apo letërsia, tani po ndodh e kundërta. Mësuesit kanë parë interesin e studentëve dhe mundësinë që ofron tregu i punës., Ndonëse niveli i lëndës është shumë bazik në gjimnaz, ajo po merr prioritet. Orët janë shtuar dhe studentët po fokusohen më tepër.

Megjithatë, sipas pedagogëve të universiteteve, për studentët që vijnë nga rrethet vihet re një mungesë më e madhe njohurish. Gjë, që pavarësisht interesit të madh që mund të kenë i penalizon ata që në momentin kur vijnë, krahasuar me moshatarët e tyre. Të gjithë ata duket se i kanë kthyer sytë nga kompanitë e huaja. Nuk po preferojnë të punojnë më as si freelancer dhe as në administratë si disa vite më parë.

Pagat janë arsyeja kryesore. Një pagë e ulët në Perëndim, është një pagë e lartë për Shqipërinë.

“Në vitin tim të parë të punës, kur isha në administratë, paga ime mujore ishte 60 mijë lekë, shumë më e ulët krahasuar me kolegët e mi që punonin për kompani të huaja duke filluar nga 150 mijë në muaj.

E kuptova që nuk ia vlente të vendosja përpjekjet e mia atje kur mund të punoja në një kompani të tillë ku marr gati trefishin, lidhur dhe me pozicionin e punës që kam tani”, tha për Gazetasi.al Iva.L, një 25 vjeçare që punon si programuese.

Ajo thotë se një ndër arsyet përse po heqin dorë nga administrate, është fakti që kompanitë e huaja kanë politika shumë të mira duke nisur që nga fleksibiliteti i punës deri tek vlerësimet dhe trajtimet që bëjnë për punonjësit.

“Nuk ka fare nevojë që të shkoj në zyrë ashtu siç administrata kërkon. Ka shumë kohë që po punoj nga shtëpia. Përpos fleksibilitetit, gjëja tjetër që më pëlqen shumë është se kompanitë e huaja i kushtojnë shumë rëndësi shëndetit mendor të punonjësit.

Për festa gjithmonë kemi trajtime për stafin në shtete të ndryshme, gjatë javës kemi ‘happy hour’ ku shkëputemi nga puna dhe luajmë lojra sëbashku.

Ushqimin e drekës e mbulon kompania. Kemi dhe hapësira ku mund të pushojmë gjatë ditës, dhoma ping-pongu dhe ambiente të tilla qetësuese.

Pra, kur ti shikon gjithë këto sigurisht që nuk do zgjedhësh administratën”,-vijon mandej ajo duke iu referuar kompanisë amerikane ku punon për momentin, e lokalizuar në zonën e Selitës.

Për hendekun e pagave për Gazetasi.al foli me shqetësim edhe Denis Saatçiu, pedagog informatike dhe data engineer. Ai tha se diferenca më e madhe e rrogave mund të jetë dhe një arsye indirekte e sulmeve kibernetike.

"Më të mirët i ka marrë privati dhe të tjerët ndihen të demotivuar", thotë Saatçiu.

"Rrogat që ofron administrata janë shumë të ulëta krahasuar me rrogat që ofron tregu privat. Gjë, që mund t’i demotivojë ekspertët që punojnë në administrate”, tha ai.

Megjithatë, Sataçiu për cilësinë e dobët të mbrojtjes së serverave ‘drejton gishtin’ nga kompanitë që kanë bërë instalimet e këtyre sistemeve.

“Pjesa më e madhe e sistemeve, sidomos atyre që kanë qenë të mëdhaja apo kritike nuk janë ndërtuar nga punonjësit e administratës. Qeveria ka tenderuar dhe kontraktuar kompani qoftë të huaja ose shqiptare, me vlera marramendëse, për ndërtimin e atyre sistemeve. Fakti që ata kanë patur vulnerabilitet, nuk shikohet tek aftësia e punonjësve të administratës sepse realisht janë zhvilluar nga profesionistë shumë të mëdhenj. Se si dhe çfarë bënë është gjë tjetër që u takon organeve të caktuara për të vendosur kush e ka patur fajin. Unë parimisht jam dakord që të rriten pagat e administratës po nuk besoj që ka qenë ky faktori kryesor.  Më tepër besoj që është te pjesa e mosinstalimit të çfarëdolloj gjëje që ka qenë e nevojshme për t’u mbrojtur nga sulmet”, thotë ai.

Megjithatë, nxitur nga sulmet e fundit kibernetike, ai pohon se është e domosdoshme që qeveria të nxisë dhe të stimulojë talentet e reja në Shqipëri në mënyrë që në situata të tilla, të ketë dhe nisma vullnetare nga ta për të ndihmuar.

Si një shtet i vogël, gjeja më e madhe që mund të prodhojmë është mendja njerëzore. Shërbimet e IT janë një dritare e mirë që duhet të shfrytëzohet nga qeveria për të kënaqur të rinjtë. Në momentin që ti ke mundësi që t’i ofrosh një të riu zhvillim profesional, duhet ta bësh pa e menduar për ta mbajtur pranë vetes.

Nuk duhen vetëm trajnime dhe intershipe. Duhen nxitur edhe kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri sepse ata po faturojnë para nga Amerika apo shtete të tjera dhe i sjellin në ekonomitë shqiptare. Duhen financime, të rriten fondet dhe trajnimet në mënyrë që ekspertët të duan me dëshirë të punojnë në Shqipëri”, thotë ai.

Në fund ai shton se kompanitë e shqiptare nuk duhet t’i marrin si sfidë të huajat por duhet t’i shohin si nxitje konkurrence./GazetaSi

it ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet