LIVE UPDATES
Aktualitet

Ish-burrit s’i jep pjesën e pasurisë, gazetaren e ‘bombardon’ me kërcënime: Do të marr kartelë false!

Qytetari largohet në emigrim dhe i lë prokurë ish-bashkëshortes për të shitur pronën dhe automjetin. Zonja i shet, por nuk i jep asnjë pjesë Florianit edhe pse prona ishte përfituar gjatë martesës. Çifti u nda, por nuk mundi të marrë atë që i takon.

25 Prill 2025, 21:25 Nga M.L
Ish-burrit s’i jep pjesën e pasurisë, gazetaren e
Foto nga emisioni

FIER- Florian Zenunaj nga Fieri është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi tregon se ai dhe ish-bashkëëshortja kishin një apartament të blerë në Tiranë. Qytetari largohet në emigrim dhe i lë prokurë ish-bashkëshortes për të shitur pronën dhe automjetin. Zonja i shet, por nuk i jep asnjë pjesë Florianit edhe pse prona ishte përfituar gjatë martesës. Çifti u nda, por nuk mundi të marrë atë që i takon.

Ish-bashkëshortja: Ça do ti? Të kam thënë unë fol me avokaten? Si ke guximin më merr në telefon mua ti?

Florian Zenunaj: Dakord, më lër një sekondë mua të flas.

Ish-bashkëshortja: Fare, as gjysmë sekondi nuk ke të drejtë ti. I ke humbur të drejtat ndaj meje ti. I ke humbur të drejtat që para 10 vjetësh.

Florian Zenunaj: Okej, më ke ca detyrime mua, e di ti shumë mirë…

Ish-bashkëshortja: Hap gjyq!

“Stop” kontakton zonjën e cila tha se me ato para ka mbajtur 3 fëmijët dhe i ka shkolluar në Gjermani, ndaj nuk i detyrohet asgjë ish-bashkëshortit.

Ish-bashkëshortja: Kam tre fëmijë me atë njeri. Kur unë atë shtëpi, e kemi blerë të dy. Nuk mund të thuash ti zonjë, shtëpinë e tij.

Gazetarja: Po, dakord. Shtëpinë tuaj.

Ish-bashkëshortja: Hë pra! Kur zotëria, kur është blerë shtëpia, kam firmosur unë.

Gazetarja: Sepse keni pasur prokurë apo jo?

Ish-bashkëshortja: Po, po prokurë. Ta lexoj unë prokurën do të thuash që atje janë 1 milionë përqind të drejtat e mia. E kam prokurën aty që ai më ka dhënë të drejtën, mund ta shes shtëpinë, të bëj ç’të dua me lekët. Ja, është e shkruar e zeza mbi të bardhë.

Gazetarja: Dakord. Tani, sipas së drejtës bashkëshortore, pra në një martesë nëse një pronë është e të dyve, do të thotë që vlera do të ndahet nëse është bërë shitja.

Ish-bashkëshortja: Po.

Gazetarja: Ju pse nuk e keni ndarë?

Ish-bashkëshortja: Se s’ma kërkoi!

Madje zonja i drejtohet ashpër gazetares duke i thënë se mund të bëjë sikur po kalon krizë prej saj e ta fusë në telashe.

Ish-bashkëshortja: Nëse zotëria do të gjejë të drejtën për shtëpinë, të hapë gjyq dhe unë i përgjigjem në  gjykatë me të tëra dokumentet!

Gazetarja: Po pse duhet ta bëni me gjyq…

Ish-bashkëshortja: Se ashtu dua unë, se nuk… E di si është puna? Unë ta kam hapur për mirësjellje ty se  unë të këpus një ’block’ ty edhe të denoncoj edhe ty, edhe atë bashkë që po më shqetësoni. Se shkoj marr  një kartelë atje që unë po kaloj krizë nervore vetëm nga ju. E di ça të bëj unë ty? Unë të bëj ty atë që s’ta pret ty mendja dhe atij bashkë! Shkoni në gjykatë dhe vazhdoni në rrugë ligjore!

Gazetarja: Po ti e di se çfarë bëj unë me këtë telefonatë dhe me këto fjalë që ti po më thua?

Ish-bashkëshortja: Ça do më bësh moj?

Gazetarja: Sepse ti po më kërcënon, e dashur.

Ish-bashkëshortja: A zotrote, unë po të kërcënokam? Me ça? Me të drejtën e ligjit?

Gazetarja: Me të drejtën e ligjit kur më thua se e di se çfarë të bëj unë ty?

Ish-bashkëshortja: Unë të denoncoj moj! Unë të denoncoj!

Gazetarja: Po je shumë e lirë të më denoncosh zonjë.

Ish-bashkëshortja: A pra, më kërcënoke mua ti!

Gazetarja: Je shumë e lirë, siç jam unë e lirë që të të denoncoj unë ty.

Ish-bashkëshortja: Më kërcënoke mua ti që po të kërcënoj unë ty. Ik moj! Ik moj, çfarë do më bësh?! Ik  moj! Më bëj çfarë të duash!

Gazetarja: Dakord.

Ish-bashkëshortja: Ik gjeje të drejtën, moj!

Gazetarja: Dakord.

Ish-bashkëshortja: Gjejeni të drejtën dhe do më gjeni mua pastaj!

Eksperti Klaudi Zholi shprehet se ligji shqiptar parashikon që të ardhurat e pronës së përfituar gjatë martesës të ndahen dhe zotëria duhet t’i drejtohet gjykatës civile. Por sipas tij, procese të tilla zgjasin./tvklan.al

florian zenunaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj