6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Ish-ministrja e Financave Anila Denaj paraqitet në SPAK. • Prej orës 10:30 deri në orën 13.00, deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj. • Ashtu siç e konfirmoi vetë para mediave, Anila Denaj po merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit një nga dosjet e para të bujshme që në 2020 përfundoi në dyert e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vijon të hetohet. • Në kohën kur është firmosur kontrata e sterilizimit mësohet se Anila Denaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe mësohet se në atë kohë nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit. Po ashtu, asokohe ka bërë edhe një ankesë. • SPAK nisi hetimet pas denoncimit të Shqërisë Civile në lidhje me procedurat e dhënies së tenderave përmes partneritetit publik-privat për 2 koncensione në shëndetësi atë të sterilizimit dhe të check-up. • Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. • Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). • Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokurorë. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit. 10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.
1 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi u mor në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Pas më shumë se 2 orëve marrje në pyetje, Anila Denaj dha shumë pak detaje për mediat.
“Nuk është aseti për të dhënë më shumë detaje. U mora në pyetje si person në dijeni,”-tha ajo shkurtimisht para gazetarëve, duke konfirmuar se u thirr në lidhje me koncesionin e sterilizimit.
Kjo sepse ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në kohën që ajo mbante postin e drejtoreshës, Denaj nuk ka qenë dakord për çmimet e larta të sterilizimit, e madje ka bërë edhe ankesa.
Po ashtu, përveç Denajt, edhe Ilir Beqaj është thirrur në SPAK pas denoncimit të Shqërisë Civile në lidhje me procedurat e dhënies së tenderave përmes partneritetit publik-privat për 2 koncensione në shëndetësi atë të sterilizimit dhe të check-up. Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.
Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up). Hetimi ka 4 muaj që është regjistruar, teksa për këto 2 çështje janë 3 prokurorë. Më konkretisht, prokurorja Elida Kaçkini për tenderin dhe procedurën e Check Up, si edhe Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi për çështjen e sterilizimit. 10 ditë më parë ishte ish-zëvendësministri Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj që dëshmoi për të dytën herë.