LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ishte poshtë pallatit, donte të fliste me të bijën”, vëllai i shqiptarit që u vra nga policia italiane: E kishte brengë, s’e takonte prej 15 vitesh

Vëllai i shqiptarit, që dikur ishte mësues matematike, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të viktimës, i cili ditën e ngjarjes kishte kërkuar që të takonte të bijën, pas një divorci të vështirë.

18 Korrik 2023, 13:04 Nga k.m.
“Ishte poshtë pallatit, donte të fliste me të
Haxhi Çollaku

Zbardhen detaje nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar në Itali, Haxhi Çollaku, i cili u ekzekutua nga policia italiane.

Ngjarja ndodhi më 14 korrik në Itali. Në një bisedë telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, i vëllai i shqiptarit, që dikur ishte mësues matematike, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të viktimës, i cili ditën e ngjarjes kishte kërkuar që të takonte të bijën, pas një divorci të vështirë.

"E mësova nga vëllai tjetër. Ai po kthehej nga puna dhe e kishte marrë vesh, dhe më njoftoi përmes telefonit. Ka shkuar të takojë gocën. Ka ardhur policia dhe në gjaknxehtësi e sipër…Vëllai e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale. Siç më tha vëllai, Haxhiu ka ndërruar jetë në spital, por shkoi rëndë. Nuk i ndalonte hemorragjia. E kishin qëlluar me një plumb në gjoks, që ishte fatal. Ai jetonte në një lagje me ish-gruan. Në një supermarket bënin madje blerjet. Edhe në supermarket kanë qëlluar në të njëjtën kohë, madje ajo ka njoftuar policinë se e përndiqte, apo dhe se ushtronte dhunë psikologjike. Ndaj njoftonte policinë. Kështu thoshte ajo. Ai donte të takonte gocën. Ai nuk ka pasur qëllime, edhe me biseda që kemi bërë ne, nuk kishte pretendime për gruan, por donte vajzën.

Nuk e kishte takuar asnjë herë vajzën, prej 15 vitesh. Kishte brengë me gocën. Vajza e kishte parë parë të atin në supermarket dhe ai i kishte folur, në një distancë të largët, mbesës i kishte rrjedhur një pikë loti. Nëna më pas e kishte marrë dhe e kishte tërhequr vajzën. Më pas vëllait i kishte shkuar në shtëpi policia. Para 1 muaj ishte këtu Haxhiu. Ai fliste vetëm për vajzën, se pse mos ta takonte. Këtë donte. Kur u divorcua. Iu ofrua mundësi që të krijonte familje tjetër. E thoshte gjithmonë mendjen te goca. Të dy ishin mësues matematike. Ai punonte në ndërtim në Itali, kurse ajo asnjë ditë nuk punoi. Më pas nisën problemet e veta. Por kur ishte me Haxhiun, nuk punoi asnjë ditë. Fëmijët e mi, kanë kërkuar të takohen me mbesën time. Një motra ime shkon për vizitë në Itali te vëllai. Rrinin në një lagje. E takoi rastësisht në rrugë, flasin si normalisht. E fton motra të pinë një kafe, ajo nuk pranoi. Ishin të dyja, goca me nusen, por nuk kishin pranuar që të pinin kafe. Ata nuk u ndanë shumë në paqe, kishte tensione. Edhe shtëpinë ku ka ndenjur i ka lënë me plaçka. U largua Haxhiu nga shtëpia. Më vonë pati precedentët që nuk duhej të afrohej. Ai për efekt të gocës iku nga shtëpia. Ai e donte shumë gocën, por nuk iu kthye kurrë asgjë në këtë jetë,”- tha vëllai i shqiptarit të vrarë./BW

haxhi collaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj