LIVE UPDATES
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, në makinë me Laert Haxhiun, arrestohet Firedus Berberi

Firdeus Berberi, 22-vjeç, do të ekstradohet në Shqipëri së bashku me Haxhiun, e sapoprangosur. 

24 Maj 2023, 18:52 Nga k.m.
Ishte shpallur në kërkim, në makinë me Laert Haxhiun,
Firdeus Berberi

TIRANË- Firdeus Berberi është vendosur në prangat e Policisë greke, duke u bërë personi i tretë që prangoset së bashku me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu. 22-vjeçari ishte në makinë me të shumëkërkuarin nga Lushnja në momentin që u prangosën në Athinë, e më pas u zbulua se ishte arrestuar edhe i riu që ishte shpallur kë kërkim për plagosjen e JoHan Muçllarit. Berberi, 22-vjeç, do të ekstradohet në Shqipëri së bashku me Haxhiun, e sapoprangosur. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”. Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari. Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

Si ndodhi plagosja?

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 25 prillit, por Johan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit dhe para bluzave të bardha rrëfeu se dy persona i kishin bërë atentat. Ai kishte marrë një plumb në këmbë e një plagë të shkaktuar nga thika rrëzë qafës. Por ky nuk është atentati i parë që kryhet ndaj familjes Muçllari! Gjatë vitit 2020, Jetmir Muçllari ka denoncuar se kanë tentuar disa herë që ta eliminojnë atë dhe djemtë e tij, ndaj dhe ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit. Në vetëm 7 ditë hotel “Voloreka” në pronësi të Jetmir Muçllari, u godit dy herë në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec. Për ngjarjen, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin akuzohen se janë personat që kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshi ka qenë në rolin e ekzekutorit.

Cila është arsyeja e këtyre sulmeve të njëpasnjëshme?

Gjithçka ka nisur pasi autorët nuk kanë dashur që pronari i hotelit, Jetmir Muçollari të dëshmonte në një seancë gjyqësore, por kur kanë hasur rezistencën e tij, kanë organizuar sulmin me armë. Në atentatin e datës 8 gusht ata kishin si synim të vrisnin djalin e pronarit të hotelit. Autorët qëlluan në drejtim të godinës, por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale. Edhe në vitin 2013, Muçllari është qëlluar me armë nga Edmond Fezollari, por ia doli që të mbijetonte. Vetë biznemseni ka bërë shumë herë thirrje publikisht dhe ka kërkuar që të ndihmohet nga shteti, por ngjarjet e njëpasnjëshme tregojnë se nga vdekja i ka shpëtuar fati. E mesa duket ndjenja e hakmarrjes është transmetuar edhe tek fëmijët e tyre. 

firdeus berberi juan mucollari laert haxhiu arrestohet laert haxhiu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj