Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Asokohe Çela udhëtonte me makinën personale kur dy persona i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta.
FUSHË-KRUJË- Më 19 marsi 2022, 30-vjeçari Donald Luka (të cilit iu vendos mbrëmë lëndë plasëse pranë dyqanit) në bashkëpunim me vëllain e tij, Ernest Luka, kanë dhunur barbarshit shefin e njohur të kuzhinës Indrit Çela në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në aksin Fushë-Krujë - Rinas.
Asokohe Çela udhëtonte me makinën personale kur dy persona i zunë pritë, duke e goditur me sende të forta. Sipas pamjeve të publikuara në kohën kur ndodhi ngjarja, shefi i kuzhinës u raportua se ishte qëlluar me shufra hekuri nga vëllezërit që i kishin bllokuar rrugën.
Dy ditë pas ngjarjes në media gjithashtu u raportua se Ernest Luka, njëri prej dy vëllezërve që dhunuan kuzhinierin Indrit Çela, ka pranuar autorësinë, duke deklaruar se kishin konflikt të vjetër mes tyre. Në dëshminë e tij përballë grupit hetimor, Luka u shpreh atëherë se në momentin që kanë parë Indritin në mjet, iu afruan dhe e bllokuan e më pas e dhunuan.
“Po e pranoj. Unë dhe im vëlla e rrahëm Indritin. E rrahëm se kishin një konflikt të hapur me të dhe me kunatin e tij, me të cilin disa muaj më parë u përplasëm fizikisht për shkak të një parakalimi makine. Sapo e pamë se Indriti ishte duke lëvizur me makinë, iu afruam dhe i bllokuam rrugën dhe më pas e rrahëm. Për fatin e tij të mirë ndërhynë disa udhëtarë të tjerë që u ndodhën në ato momente në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar mes të tjerash 24-vjeçari, i cili u vu në pranga disa orë pas ngjarjes pas një operacioni antidrogë në shtëpinë e tij.
Indrit Çela është emër i njohur për publikun pasi ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij, Alfio Rrotani. Të dy kanë qenë pjesë e emisionit “MasterChef Albania”, e së bashku kanë qenë pronarë të një restoranti në qendër të Tiranës.
Arjan Ndoja TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seanca për atentatin ndaj ish-prokurori Arjan Ndoja në vitin 2019. Ish-...
Pajtime Fetahu dhe Suel Çela TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu. Rekursi i ...
Foto ilustruese TIRANA- Ish-drejtuesi i burgut të Vlorës, Zambak Gjoni i cili akuzohet për ndërhyrje në sisteme kompjuterike ...
TIRANË- Eraldi*, një 30-vjeçar me banim në Tiranë nuk do ta kishte menduar kurrë se dikush mund të futet në lokal te...
Foto nga arrestimi VAU I DEJES- Një 23-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejes pasi akuzohet në Itali si pjesëtar i nj&...
foto ilustruese FUSH- KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me shpërthimin e tritolit në aksin rrugor “Fus...
Foto ilustruese TIRANA- Vijojnë paslëkundje të forta nga tërmeti me magnitudë 4.1 i regjistruar pak më parë. Sipas t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Një tërmet me magnitudë 4.1 ka goditur paraditen e sotme vendin tonë. Sipas të dhënave epiqendra e t&...
Foto ilustruese FUSHË- KRUJË- Një rast shpërthimi me lëndë plasëse është regjistruar rreth or&e...
Foto ilustruese KSAMIL- Është shuar vatra e zjarri që u raportua pasditen e djeshme se ra në periferi të Ksamilit. Sipas info...