LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ja vlen të jetosh!” Shkodër, marshim ndërgjegjësues për parandalimin e kancerit të gjirit

Marshimi organizohet për të 16-tin vit radhazi nga organizata YWCA, me pjesëmarrjen edhe të përfaqesuesve të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Gjatë vitit 2023 në Shqipëri janë prekur nga kanceri i gjirit 744 gra dhe 15 burra, tregues ky që dëshmon për shkallën e lartë të përhapjes së tij.

10 Tetor 2024, 21:01 Nga M.B
“Ja vlen të jetosh!” Shkodër, marshim
Foto nga vendi i ngjarjes

SHKODRA- Në qytetin e Shkodrës u mbajt sot marshimi ndërgjegjësues i grave dhe vajzave për parandalimin e kancerit të gjirit. Marshimi organizohet për të 16-tin vit radhazi nga organizata YWCA, me pjesëmarrjen edhe të përfaqesuesve të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Gjatë vitit 2023 në Shqipëri janë prekur nga kanceri i gjirit 744 gra dhe 15 burra, tregues ky që dëshmon për shkallën e lartë të përhapjes së tij.

Marshimi i sotëm i grave dhe vajzave u mbajt me moton “Një në Tetë”, duke dëshmuar se një në tetë gra dhe vajza janë sot të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit. Marshimi, thotë drejtorja ekzekutive e YWCA, Dona Godaj, është pjesë e veprimtarive që po zhvillohen në Shqipëri si pjesë e “Tetorit Rozë”, i cili i kushtohet ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave për diagnostikimin e hershëm i cili shpëton jetë.

“Për vitin 2023, nga shifrat zyrtare, janë 744 raste të grave të prekura nga kanceri i gjirit dhe ka pasur edhe 15 raste të burrave të prekur nga kanceri i gjirit. Sigurisht, ndërgjegjësimi për tu vizituar, për të shkuar tek mjeku, ka ndryshuar në krahasim me vitet e mëparshme, por përsëri është shumë e rëndësishme që njerëzit të shkojnë dhe të bëjnë kontrolle të rregullta”, tregon ajo.

Një nga të mbijetuarat nga kanceri i gjirit është edhe Sonila, një grua nga Tirana e cila, për luftën e saj për të mposhtur kancerin dhe për të ndërgjegjësuar të gjitha gratë për nevojën e diagnostikimit të hershëm, u nderua me çmimin “Vullnetar i Fjongos Rozë”. Ajo thotë se rreth një vit e gjysëm më parë u diagnostikua me kancer të gjirit të gradës së tretë.

“Isha rreth moshës 35 vjeç, thotë ajo, kur ndodhi e gjithë historia. Tani jam një nga të mbijetuarat e kancerit të gjirit. Por situatën e përjetova shumë keq, shumë e vështirë. Kisha motiv fëmijët e mi, kështu që duhej ta kaloja patjetër”, thotë ajo.

Për ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, marshimi i sotëm në Shkodër është jo vetëm dëshmi e solidaritetit me gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit, por edhe një thirrje për nevojën për tu bërë të gjithë bashkë për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje.

“Rritja e ndërgjegjësimit është shumë e rëndësishme, sepse mund të parandalohet më e keqja përmes depistimit të hershëm. Por, njëkohësisht edhe angazhim nga të gjithë ne si dhe autoritetet, sepse duhet që gratë, por edhe burrat, t’a dinë se i kanë të gjithë shërbimet që u ofrohen nga bashkitë dhe sektori i shëndetit”, deklaroi ai.

Ndërsa e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, iu drejtua grave me mesazhin:

“Ja vlen të jetosh”. Si gra, tha ajo, ne zakonisht jemi shumë të ngarkuara me punët e përditshmërisë tonë, punën që bëjmë, prindërimin apo kujdesin ndaj fëmijëve. Ndaj mund të jetë shumë e vështitë të vendosim në qendër të vëmendjes tonë shëndetin vetjak. Për këtë është shumë i rëndësishëm ndërgjegjësimi për parandalimin e kancerit të gjirit”, thotë ajo.

Ndërsa për përfaqësuesen e UNICEF në Shqipëri, Edina Kozma, është e rëndësishme që grave dhe vajzave të diagnostikuara me kancerin e gjirit t’u jepet gjithë mbështetja shëndetësore, emocionale dhe psikologjike që kanë nevojë.

“Dhe mesazhi im i fundit është për të gjithë ata që janë në sektorin e shëndetësisë dhe që punojnë aq fort, për aktivistët, për të gjithë vullnetarët dhe vullnetaret, por edhe për të gjitha ato gra dhe vajza si dhe familjet e tyre që janë përballur me këtë sëmundje. Faleminderit për punën e mrekullueshme që ju bëni. Pa ju nuk do t’ia dalim dot mbanë”.

Marshimi i sotëm “Një në Tetë”, përveç rritjes së ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, sipas organizatorëve synon të rrisë edhe trysninë mbi strukturat vendimmarrëse për të rritur buxhetin e shtetit, jo vetëm për parandalimin, por edhe trajtimin dinjitoz e të merituar të grave dhe vajzave të prekura nga kanceri i gjirit./ VOA

shkodra

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj