LIVE UPDATES
Aktualitet

Jam një i vdekur që ecën!”, Pëllumb Gjoka në GJKKO: Besoni gjyqtarët, apo kapterrat që kanë zbardhur Sky?

I akuzuar për vrasjen e Gjin Gjonit, Gjoka ka mohuar kategorikisht akuzat ndaj tij, duke deklaruar para trupit gjykues se po gjykohet mbi baza që ai i cilëson si thashetheme dhe perceptime publike dhe jo prova konkrete.

4 Qershor 2026, 11:44 Nga I.A
Jam një i vdekur që ecën!”, Pëllumb Gjoka në
Pëllumb Gjoka

TIRANË- Biznesmeni Pëllumb Gjoka, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve në Sky ECC ka dëshmuar ditën e sotme në GJKKO. I akuzuar për vrasjen e Gjin Gjonit, Gjoka ka mohuar kategorikisht akuzat ndaj tij, duke deklaruar para trupit gjykues se po gjykohet mbi baza që ai i cilëson si thashetheme dhe perceptime publike dhe jo prova konkrete.

Më tej, Gjoka u shpreh se është i padrejtë ndjekja penale ndaj tij dhe se prej tre vitesh ndodhet në paraburgim pa një bazë të fortë provuese. Duke komentuar analizën e kodeve të përdorura në Sky ECC, Gjoka theksoi se edhe nëse merret si e mirëqenë se kodet e SKY ECC u përkasin personave të identifikuar nga akuza, bisedat janë kontradiktore dhe nuk mbështesin pretendimet e prokurorisë.

Po ashtu, Gjoka tha se nuk ekziston asnjë bisedë apo komunikim që lidhet me krijimin e kushteve për vrasjen e Genc Tafilit. Ndërsa pretendimet që lidhen me Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin i cilësoi si thashetheme të Sky.

"Siç e dini, akuzohem për vrasjen e Gjin Ndojit. Akuzohem se kam gjetur vendin ku do rrinte makina dhe se kam vuar e marrë vrasësit. Kushdo që ka organizuar, marrë pjesë, folur një herë të vetme që të vritet, kushdo që ka gjetur vendin e makinës ka bërë një veprim kriminal. Por më kriminale është ngritja e akuzës ndaj meje. Herën e kaluar më pyetët a jam i dënuar. Unë de facto jam i dënuar, se më është bërë një gjyq publik. Çfarë nuk kam dëgjuar. Më kanë akuzuar për trafik, për vrasje, çfarë epitetesh kam dëgjuar. Gjyqet publike nuk janë për të zbardhur të vërtetën. Gjyqet publike bëhen për t’i bërë presion gjyqtarëve. Gjithë këtë histori e kanë bërë për shkëmbime favoresh. Unë kam 30 vjet që merrem me biznes. Bizneset kryesore i kam pasur lokalet e natës dhe lojërat e fatit. Janë biznese që paragjykohen. Unë jam munduar të jem i kujdesshëm, të shtrij këmbët sa kam jorganin. Për këtë jam habitur, nuk di ku kam shkelur. Kam 3 vjet në paraburgim e nuk di çfarë kam bërë. Gjithë kjo histori nuk di si do sqarohet. Siç e tha avokati, dy palët jemi futur në llogore. Prokurorët e dinë që janë gabim, por vazhdojnë të mendojnë të njëjtën gjë. Në hasmëri më kanë futur, aktivitetin ma kanë bllokuar. Për të futur në burg një njeri është përgjegjësi e madhe. Në burg je një i vdekur që ecën.

Me thashetheme e me lehtësi më të futur në burg e në hasmëri, nuk e di. Janë shumë familje të ngujuara edhe unë ju garantoj që historia që kanë nisur këta, do vazhdojë. Këtu do të vriten njerëz, por përgjegjësia e kujt është. Këta po i detyrojnë njerëzit të bëhen kriminelë. Jo të futesh në burg e në hasmëri e të bllokohet ekonomia nga thashethemet. Napoleoni ka thënë: “Gjylja e topit e maja e lapsit kanë një material, por maja e lapsit vret më shumë”. Këta e kanë mprehur fort majën e lapsit. Procedimi penal nuk ka nisur kur thonë prokurorët. Ka nisur më herët. Është bërë një kërkesë që unë të futem në burg. Pastaj kanë gjetur modalitetet. Kanë gjetur një kushërirën time. I kanë thënë të bëjë një kallëzim. Më vonë dy oficerë i kanë marrë një deklarim. Ndërkohë, këta policë kanë pasur edhe përgjimet e SKY. Ato përgjime i kanë pasur policët e antiterrorit. I kanë pasur rrugëve. Po për çfarë e kanë nisur procedimin? Kushërira ime e ka bërë kallëzimin edhe në Shkodër, edhe në Lezhë e pastaj edhe në Tiranë. Kallëzimi i referohet një procedimi penal të bërë në Shkodër. Kallëzimi i saj është hetuar e gjykuar. Për atë më kanë vënë një sekuestro toke. Unë atje kam blerë 130 dynym tokë. Është blerë para noterit. Kjo çështje ju shërbeu këtyre për të bërë gjyqe popullore. Janë po ata oficerë që kanë nisur procedimin penal, që ka pasur bisedat e SKY. Argumenti i tyre se si e kanë gjetur është sekret.

Pra unë akuzohem mbi një sekret. Edhe nëse këto thashethemet e SKY kanë vlerën e provës, edhe sikur të jenë të mirëqena, po gjykohem mbi thashetheme. Unë nuk kam qenë përdorues i SKY. Por për një moment, po themi se jam. Të them, si është bërë identifikimi? Nuk ka asnjë provë shkencore, që të jem abonent i SKY, asnjë provë fizike që unë jam abonent i SKY. Procesverbali thotë se nga analiza e një komunikimi rezulton se fjalia e parë thotë: “Jam Dritani”. Këta thonë: “Është Arditi”. Në biseda flitet për një femër që ankohet për 100 dynym tokë. Oficerët bazohen te një kallëzim në Shkodër, ku ankesa është për tridhjetë e ca hektarë. Më tej thuhet: “Është e çmendur, është e çmendur”. Ky nuk është teksti im. Unë nuk shprehem kështu. Unë e flas në dialekt. Gjatë seancës paraprake prokurori Xhevahir Lita u përball me një procesverbal deklarimi gjatë gjykimit, ku ishin thëniet e tij. Ditën e arrestimit më kanë ardhur nja 50 policë. Nuk kanë gjetur asgjë, një armë gjahu. Marrim analizën e kodeve. Për një moment, po i marrim si të vërteta, sikur kodi i pretenduar është i Behar Bajrit. Nëse e marrim të mirëqenë, në çdo bisedë ai flet vetëm për punë dhe të gjitha thëniet e tij janë kontradiktore.

Në një vend ai thotë: “Dua ta heq njërin, por emrin nuk ia di”. Në një tjetër bisedë, kodi i pretenduar si i tij, thotë: “Sa lekë më jep për Visi”. Nuk di sa i thotë ai. Njëherë thotë: “E bëj se janë shumë lekë”. Pastaj thotë: “Duan me t’vra”. Më vonë thotë: “Nuk vras njeri se kam fëmijë”. Më akuzojnë për korrupsion. Po e quajmë se ai kodi në SKY është i imi. A mund ta di se për çfarë kam bërë korrupsion. Unë nuk e di për ç’episod jam. Thonë kam ndërhyrë te dy gjyqtarë. Vetë dy gjyqtarët thonë: “Nuk e njohim”. Tani, cilët janë më të besueshëm, gjyqtarët apo kapterat që kanë zbardhur SKY. Për përgatitjen e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, nuk ka asnjë bisedë, asnjë komunikim. Unë nuk kam asnjë konflikt me ta. Për Ibrahim Licin e Dorian Dulin janë thashetheme SKY. Për Kleathi Musabelli është e vërtetë që kam pasur një konflikt me të. Shkojmë tek arma. Policët në shtëpi më gjetën veç një çifte me letra. Të të vijnë policët në shtëpi e për thashetheme të më fusin në burg, të fortë janë. Tani të di, për çfarë arme jam në burg, se nuk e di. Për grupin kriminal e sqaroi avokati. Nëse kam qenë, të di me kë kam qenë. Nëse ka një komunikim mes kodit që prokurori thotë që kam pasur unë dhe atij që thotë se ka pasur Behar Bajri, ku flitet për vrasjen e Gjin Ndojit, pranoj çdo lloj akuze. Nëse ka ndonjë bisedë se ku do të rrijë makina e vrasësve, unë pranoj çdo lloj akuze," tha Gjoka.

Për çfarë akuzohet Pëllumb Gjoka?

Pëllumb Gjoka, u arrestua në korrik 2023 si anëtar i dyshuar i një organizate kriminale që kishte kryer ndër të tjera vrasje dhe pengmarrje. Ai është pronar i kompanisë “Imperial Group”, me aktivitet në fushën e investimeve në turizëm dhe në lojërat e fatit krahas bizneseve të tjera.

Në vitin 2021, qeveria shqiptare i dha kësaj kompanie statusin e investitorit strategjik për projektin Silver Sand Resort, një projekt masiv që duhet të shtrihet në një sipërfaqe prej 113 mijë metra katrorë për ndërtimin e pallateve, vilave dhe hoteleve. Sipas dokumenteve të publikuara, vlera e planifikuar e investimit ishte 52 milionë euro, nga të cilat, një pjesë do të financohej nga shitja gjatë ndërtimit të apartamenteve dhe vilave.

Hetimi ndaj Gjokës filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje./Dosja.al

pellumb gjoka

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje