Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një tjetër denoncim ka ardhur me premtimin e pajisjes me pasaportë bullgare nga shtetasi Blerim Daci.
TIRANË-Qytetarja i kishte dhënë 8850 Euro për dy pasaporta bullgare. Prej 9 muajsh zonja Gjana vetëm e mashtronte qytetaren, duke mos i dhënë as paratë e as pasaportat.
Një tjetër denoncim ka ardhur me premtimin e pajisjes me pasaportë bullgare nga shtetasi Blerim Daci.
Denoncuesi tregon se ka dhënë 15 mijë Euro dhe do të jepte edhe 15 mijë të tjera, kur të merrte pasaportën.
Denoncuesi: Kam kontaktuar me të. Kishte postuar që bëjmë pasaporta bullgare origjinale. Ky sjell edhe Lekë nga Anglia për në Shqipëri me përqindje. Thashë ta takoj nga afër që të njihem me të se kush është.
Gazetarja: Cila ishte biseda që bëtë nga afër me këtë shtetas?
Denoncuesi: Biseda ishte për pasaportën bullgare. Kushtonte 35 mijë Paund. Mua ma la 30 mijë Euro. Gjysmat ia dhashë para dhe gjysmat pasi të merrja pasaportën bullgare. Më tha brenda një afati 4-mujorsh ti do marrësh një kartë identiteti bullgare dhe pas 6 muajsh të tjera pasaportën dhe do dorëzosh lekët e tjera. 15 mijë Euro ia dhashë. Ka qenë muaji Shtator të vitit që ka kaluar. U bë 1 vit që merrem me këtë histori. I shkoj tek shtëpia, krijojmë debate për punë lekësh, më shtyn data.
Denoncuesi: E ka pranuar babai i Blerimit. Babai i Blerimit quhet Hashim Daci, më ka firmosur me letër. Unë kërkoj të marr hakun tim, djersën time.
Gazetarja: Jeni më i interesuar për pasaportën bullgare?
Denoncuesi: Ore nuk e dua fare.
Pasi mori shumën, Blerim Daci nuk u përgjigj më, ndërsa në skenë hyn babai i tij, Hashim Daci, që me anë të një deklarate, pranon borxhin në vlerën 10 mijë Euro.
Hashim Daci: Kam nja 4-5 të tjerë, punë letrash, që jam detyruar me hy me marrë kredi. Si X janë dhe 5 të tjerë. Njani ka 12, njani ka 5, njani ka 20. Kam marrë nja 150 Euro kredi të laj borxhet, derisa të vijnë fondet e mia. Kaq!
Hashim Daci: Hajde të zyra, ta lëshoj me firmë e më vulë unë! Borxhin e Blerimit te zyra ime!
Denoncuesi: Te cila zyrë?
Hashim Daci: Te zyrat e mia! Në Kamëz!
Për kthimin e parave u shtynë afatet shumë herë e data e fundit ishte 30.11.2023./TVKlan
Investigim ne Tirane TIRANË-Morfina u sigurua nga Fiks Fare në Shërbimin Onkologjik të Banesës në Tiranë, qendër q...
Zjarrfikesit LUSHNJE- Dy zjarrfikësit që përfunduan në spital në Lushnje, pas asfiksimit nga tymi, kanë shkuar sëri...
Foto Ilustruese SHËNGJIN- Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin. Mësohet se disa persona janë zë...
Zjarri LUSHNJE- Zjarri në qendrën tregtare Metropol është riaktivizuar sërish mbrëmjen e sotme. Pasi flakët u shuan...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata kushtetuese është shprehur për stokun e dosjeve që ka prekur të gjitha shkallët e g...
Zjarri LUSHNJE- Autoritetet policore dhe zjarrfikëse kanë përfunduar evakuuimin e qytetarëve që ishin të bllokuar në...
Foto ilustruese ITALI-Një plagosje me thikë në rrethana misterioze ka ndodhur në Itali, ku të përfshirë janë edhe ...
Skender Brataj LUSHNJE- Skëndër Brataj, Shefi i Urgjencës Kombëtare ka folur ditën e sotme rreth ngjarjes në Lushnje, k...
Ministri i Brendshem LUSHNJE-Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë ditën e sotme në Lushnje pranë godinë 12 katës...
Foto ilustruese LUSHNJE- Një qyetetar është shprehur për mediat i shqetësuar se ka dy shokët e tij të bllokuar në ...