LIVE UPDATES
Aktualitet

"Jemi shteti"/ Tentuan të zhvasnin 40 mijë euro nga një biznes privat, arrestohen tre të rinjtë nga Tirana, sekuestrohen tufa me euro të futura në qese

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve.

13 Shkurt 2023, 08:59 Nga F.M

 

"Jemi shteti"/ Tentuan të zhvasnin 40 mijë euro nga një
Paratë e sekuestruara

 

TIRANË- Tre persona të identifikuar si Ergys Ahmetaj, Andi Basha, Gëzim Kusi, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë tentuar të zhvasin një biznes. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se të prangosurit hiqeshin sikur ishin zyrtarë shtetërorë dhe u vendosnin gjoba bizneseve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve.

Njoftimi i policisë Tiranë/Falë rritjes së besimit të qytetarëve te Policia, për të denoncuar rastet e veprimtarive kriminale dhe paligjshmërinë në tërësi, si dhe reagimit në kohë e me profesionalizëm të strukturave policore, u finalizua operacioni policor i koduar "Tentativa". Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Forcat Operacionale të DVP Tiranë. Tentuan të përfitonin nëpërmjet mashtrimit, një shumë të madhe parash, nga një subjekt privat, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 89 400 euro dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar. Operacioni “Tentativa”, në vijim të 2 operacioneve të zhvilluara më parë nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe Forcat Operacionale të DVP Tiranë, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”, për identifikimin, lokalizimin dhe vënien në pranga të disa shtetasve që vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët kishin tentuar të mashtronin një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro.

Si rezultat i operacionit policor të koduar "Tentativa”, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë kapja dhe ndalimi, për veprat penale "Mashtrimi", mbetur në tentativë dhe "Grupi i strukturuar kriminal", i shtetasve E. A., 21 vjeç, A. B., 18 vjeç dhe G. K., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi F. Gj., 39 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit "Subjekti", i zhvilluar nga Policia e Shtetit, në datën 10 janar të këtij viti, është bashkëpunëtor me 3 shtetasit e lartpërmendur, të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit “Tentativa”. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj.

Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një subjekt privat, për të përfituar shumën 40 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe duke përdorur emra të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 89 400 euro të gjetura gjatë kontrolleve të banesave dhe aparatet celulare të autorëve të dyshuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen.

Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari krininale dhe në çdo paligjshmëri tjetër.

policia e tiranes andi basha ergys ahmetaj gezim kusi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj