LIVE UPDATES
Aktualitet

Jetë stresuese! Rriten numri i të sëmurëve nga zemra dhe ata me probleme të shëndetit mendorë

Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia. Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.

22 Tetor 2025, 09:08 Nga E. D
Jetë stresuese! Rriten numri i të sëmurëve nga zemra dhe ata
foto ilustruese

TIRANË- Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spitale në vend ka pësuar rënie për periudhën janar-gusht 2025. Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë”, në total për periudhën në spitale numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.

Por sipas të dhënave disa shërbime të specializuara kanë shënuar rritje të dukshme të shtrimeve, veçanërisht psikiatria dhe kardiologjia. Në vitin 2025 janë trajtuar 7,543 pacientë në repartet e kardiologjisë, krahasuar me 6,419 pacientë një vit më parë. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë u rrit 17.5%.

Mjekët vjet paralajmëruan se për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, mungesës të aktivitetit fizik dhe dëmeve të kequshqyerjes do të ketë tendencë rritëse për simptomat kardiake dhe neurologjike. Faktorë të tjerë sipas Ilir Allkja mjek urgjence, që po ndikojnë në shtimin e numrit të rasteve me simptoma kardiake është rritja e moshës mesatare të popullsisë, por edhe mospërmirësimi i diagnozave të hershme në rrethe.

“Në spitalet universitare të Tiranës, por edhe ato private ka një kërkesë të rritur për trajtime pacientësh me probleme kardiake qoftë ambulatorisht apo edhe në shtrime, kujdes spitalor.

Faktor i parë është plakja e popullatës, e cila bashkëshoqërohet me sëmundshmëri të rritur.

Faktor i dytë është rentabiliteti i ulët i spitaleve bashkiake e ndoshta edhe atyre rajonale. Është fakt që shumë pacientë trajtohen në mënyrë të gabuar nëpër rrethe dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së stafit klinik dhe pajisjeve.

Faktor shtesë mbetet fakti që në shumë zona mungon mjeku bazë, ai të familjes, pasi pacientët mbeten të pamjekuar afatgjatë dhe drejtohen tek specialisti në momentet kur problemet janë kronikizuar, përkeqësuar e shpesh janë të pamundura për t’u trajtuar në shtëpi”, thotë mjeku Allkja.

Edhe shërbimi psikiatrik ka shënuar rritje. Për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë. Numri i të shtruarve në spitalet psikiatrike është rritur 36%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Përtej shërbimeve të specializuara, të dhënat për janar-gusht 2025 tregojnë një rritje të numrit të pacientëve edhe në disa shërbime të rëndësishme mbështetëse.

“Në lidhje me rritjen e shtrimeve në psikiatri mendoj se arsyeja kryesore është mungesa e një strategjie kombëtare për të trajtuar ambulatorisht përdoruesit e shumtë të hashashit, alkoolit, drogave më të rënda etj. Jo rastësisht kemi kaq shumë dhunë në rrugë, në familje apo edhe në institucione. Trajtimi i njerëzve që kanë varësi nga alkooli, drogërat duhet të kthehet në emergjencë kombëtare, sipas opinionit tim, pasi vetëm kështu mund të kemi një shoqëri më të sigurt deri në qelizën e saj, në familje”, nënvizon mjeku Ilir Allkja.

Numri i pacientëve që kanë marrë trajtim me dializë është rritur nga 136,986 në 140,509 apo 2.5% krahasuar me 8 mujorin e 2024. Ndërsa njësitë e urgjencës kanë përballuar 97,273 raste apo 3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-s.

Po ashtu, është shënuar një rritje edhe në ndërhyrjet për katarakt (kirurgjia e syve), me 2,876 pacientë të trajtuar për janar-gusht 2025, nga 2,497 që ishte numri i tyre në 8 mujorin e 2024-s. Ndërhyrjet në kirurgjinë e syve janë rritur 15%

Depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61%. Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 arritur në 3,401 gra. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka nga 4,706 në 3,225 gra apo rreth 32% më pak se janar-gushti i vitit paraardhës. Teksa numri i pacientëve të trajtuar me radioterapi u ul 4.5%./MONITOR

probleme psikiatrike

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!