LIVE UPDATES
Aktualitet

Jo vetëm mjekë, Shqipëria s’ka as veterinerë: Të diplomuarit nuk mjaftojnë për të mbuluar nevojat

Një zyrtar i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë foli në kushte anonimati për Gazetën Si. Ai bëri një rezyme të zymtë të situatës dhe problematika e mungesës së veterinerëve nuk lidhet vetëm me anën financiare.

8 Gusht 2022, 12:01 Nga k.m.
Jo vetëm mjekë, Shqipëria s’ka as veterinerë: Të
Foto ilustruese

TIRANË- Të dhënat e publikuara nga INSTAT flasin për një ulje jo edhe aq të papërfillshme të numrit të bagëtive në Shqipëri. Problemi është se Shqipëria nuk po humbet vetëm lopët, delet e bagëtitë e tjera, por edhe veterinerët. Një zyrtar i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë foli në kushte anonimati për Gazetën Si. Ai bëri një rezyme të zymtë të situatës dhe problematika e mungesës së veterinerëve nuk lidhet vetëm me anën financiare.

“Problemi më i madh është se nuk ofrohet mundësi karriere, nuk ka e nuk zbatohet një strategji e njësuar në të gjithë territorin. Diku zbatohet standarde europiane, diku tjetër ato tradicionale. Nuk ka një mbështetje për transportin dhe mungojnë trajnimet e vazhdueshme nga ana e shtetit shqiptar. Ato pak trajnime që kryhen bëhen kryesisht nga partnerë ndërkombëtarë”, thotë ai.

Zyrtari shprehet se është problematike në të gjithë vendin, por më e theksuar ajo është në rajonet e veriut, ku ka një përqëndrim relativisht të madh të bagëtive, kryesisht gjedhë që kanë nevojë për kontrolle periodike, por edhe në Malësitë e Vlorës.

“Numri i studentëve që diplomohen çdo vit për veterinari nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat, por është i kënaqshëm. Problematika është se shumica e të rinjve të diplomuar orientojnë studimet e tyre drejt specializimeve për kafshët shtëpiake për argëtim e shoqërim (qentë, macet), sepse është një treg që po zgjerohet vazhdimisht dhe për më tepër paguhet më mirë”, deklaron zyrtari.

Gjendjen alarmante të mungesës së veterinerëve që të kontrollojnë bagëtitë dhe nënproduktet e tyre e konfirmon tërthorazi edhe Ministria e Bujqësisë.

“Jemi në proces rekrutimi për të zgjeruar trupën tonë të veterinerëve zyrtarë të shërbimit duke plotësuar strukturën e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve e duke e çuar numrin e veterinerëve zyrtarë të shërbimit dhe veterinerëve të kontrollit në 453 në të gjithë territorin”, shkruan ministrja Frida Krifca në rrjetet sociale, duke shpërndarë një thirrje për punësim të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Sipas kësaj thirrjeje kërkohen 15 veterinerë në Shkodër, 12 në Vlorë dhe 11 në Elbasan, ndërsa burimet e Gazetës Si pohojnë se nevojat janë për shumë më shumë dhe për një shpërndarje më të drejtë të tyre.

“Shumica duan të qëndrojnë pranë qyteteve, ose të punojnë në zona ku kanë akses të kollajtë me zonat urbane. Përveç kësaj në Shqipëri mungon ende kultura e fermave të mëdha. Në pjesën më të madhe të fshatrave çdo familje ka edhe lopë, edhe dele, edhe pula. Pra, ka nevojë për kontrolle derë më derë”, thonë burimet e Gazetës Si.

Kjo shpërndarje e fragmentarizim e bën thuajse të pamundur misionin parandalues të veterinerëve kundër përhapjes së sëmundjeve.

“E zëmë bie gripi i shpendëve në kotecin e një familjeje në një fshat ku të gjithë kanë pula, siç ka plot raste të tilla. Është praktikisht e pamundur që veterinerët të identifikojnë dhe izolojnë vatrën në kohë, aq më tepër që vetë fshatarët nuk i denoncojnë rastet pranë tyre, por thjesht i groposin vetë, apo më keq akoma i hedhin pulat e ngordhura si ushqim për qentë”, shpjegon zyrtari i ISUV./GazetaSi

instat shqipëria veterineret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Dosja Sot date 27 mars

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha