Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ajo pason në detyrë Dallëndyshe Bicin e cila është riemëruar në krye të IKMT-së, pasi drejtuesi i mëparshëm Ervin Hoxha do të drejtojë tashmë ministrinë e Mbrotjes.
TIRANË- Largime dhe emërime janë kryer në 72 orët e fundit në disa ministri dhe inistucione të tjera të shtetit. Këtu përfshihet edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës në krye të së cilës është emëruar Lorena Goxhobelli. Ajo pason në detyrë Dallëndyshe Bicin e cila është riemëruar në krye të IKMT-së, pasi drejtuesi i mëparshëm Ervin Hoxha do të drejtojë tashmë ministrinë e Mbrotjes.
Ndërkohë Lorena Goxhobelli ka shërbyer në Ministrinë e Mbrojtes si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022.
Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj. Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 për drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet master në ekonomi, me fokus administrimin publik, në periudhën 2009 – 2011.
Në vitet 2014 – 2017 ka mbajtur postin e këshilltarit ligjor të Zëvendëskryeministrit, e më pas të këshilltarit ligjor të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në muajin maj të vitit 2022. Në periudhën 2009-2013 ka qenë e angazhuar, si pjesë e ekipit të një kompanie ndërkombëtare, i cili zbatoi një projekt të financuar nga Bashkimi Evropian për ngritjen dhe forcimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e decentralizuar të asistencës financiare të BE.
Ka qenë gjithashtu pjesë e administratës publike në vitet 2007-2009, fillimisht në Drejtorinë Juridike e më pas në Drejtorinë e Licensave dhe Menaxhimit të Kontratave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Ka eksperiencë akademike, fillimisht si asistente pedagoge e më pas si pedagoge e së Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Familjare dhe e së Drejtës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në institucione publike dhe private të arsimit të lartë. Aktualisht mban edhe postin e drejtorit të Divizionit Ligjor në Koorporatën e Investimeve Shqiptare. Ajo është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë që prej vitit 2006.
Fusha e angazhimit: Këshillim ligjor i Ministrit të Mbrojtjes në çështjet e pronësisë për pronën shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes.
Vendi i ngjarjes LEZHË- Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia Agron Pukën i cili 4 muaj më parë mbeti i plagosur nga p&e...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë arresti dhe për 'Darin e Elbasanit' të arrestuar disa muaj më p...
pamje nga ngjarja TIRANË- Arrestohet një 16-vjeçar në Kamëz. Mësohet se i mituri pasi siguronte lëndën narko...
Foto ilustruese SARANDË- Saranda dhe Ksamili, dy nga pikat kryesore turistike në vend parashikohet të kenë një n&e...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim Elidon Tanci Karaj në Tiranë. Mësohet se Karaj...
Pajtime Fetahu ELBASAN- SPAK ka ekzekutuar 2 urdhëra-arreste të dhënë nga GJKKO nga aksioni në tre qytete në vend. M&eum...
kreshnik bajraktari DURRËS- Kreshnik Bajraktari është emëruar drejtor i ri i Portit të Durrësit. Bajraktari është p...
Nuredin Dumani TIRANË- Dosja.al, ka mësuar detaje në lidhje me operacionin e SPAK të nisur gjatë natës së kaluar n...
hektor xhecuka TIRANË- Tori Xheçuka alias Hektor Xheçuka është në kërkim nga policia e Tiranës pasi akuzohet p&...
Protesta KORÇË- Fermerët e fushës së Korçës ditën e sotme kanë nisur protestat e tyre. Protesta e tyre vje...