Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Publikimi i librit jeshil të këtij institucioni jep edhe detaje mbi këtë aspekt sa i takon antitrafikut.
TIRANA- Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se rastet e padeklaruar të parave që tentuan të kalonin kufirin në vitin 2023 u rritën me 66 për qind në raport me vitin paraardhës. Publikimi i librit jeshil të këtij institucioni jep edhe detaje mbi këtë aspekt sa i takon antitrafikut. Konkretisht sipas Doganave gjatë vitit 2023 janë detektuar 73 raste të mos-deklarimit të vlerave monetare në kufi (44 raste në hyrje dhe 29 raste në dalje) duke patur një rritje të kapjeve krahasuar me 37 raste të vitit 2022 (28 raste në hyrje dhe 9 raste në dalje). Degët doganore ku janë evidentuar rastet më të shpeshta janë Rinasi, Durrësi, Kakavija, Morina.
Përpos numrit të rasteve ka një rritje edhe të shumës totale që është tentuar të kalohet pa deklaruar ku në euro sipas të dhënave ishin mbi 2 milionë euro në vitin 2023 apo 36 për qind më shumë sesa viti 2022. Në paund është kapur një shumë prej 452 mijë apo 63 për qind më e lartë sesa në vitin paraardhës. Ndërkohë Doganat deklarojnë edhe për shuma të kapura në dollarë respektivisht rreth 166 mijë dhe në franga zviceriane mbi 47 mijë. Në vitin 2022 për këto monedha nuk kishte raste të tentativave për kalim që janë kapur në pikat kufitare doganore.
“Në kuadër të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në sistemin doganor, bazuar në treguesit e aktivitetit të dyshimtë, gjatë vitit 2023 janë dërguar 19 RAD pranë Agjencisë së Inteligjencës Financiare për hetim të mëtejshëm”, thuhet në publikim.
Doganat nënvizojnë gjithashtu se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë janë zhvilluar 8 operacione në degët doganore kufitare, nga të cilat 6 operacione organizuar nga EU4FOCAL “Action Days, në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Departamentin e Policisë kufitare; 1 operacion rajonal “CLAUDIUS II” organizuar nga HMRC në bashkëpunim me administratat doganore rajonale; 1 operacion “DEMETER IX” organizuar nga ËCO-OBD.
Ndërkohë grupet Operative Antitrafik gjatë 2023 kanë kryer në total 1840 kontrolle në degë të ndryshme doganore kufitare të cilat kanë rezultuar me kapje të parasë “cash” të padeklaruar. Në rastet kur janë evidentuar mallra me natyrë tregtare, ato i janë referuar degëve doganore për ndjekjen e procedurave.
“Njësia e Informacionit të Pasagjerit ALPIU, nëpërmjet sistemit ATSG ka shënjestruar 794 shtetas me qëllim kontrollin dhe parandalimin e veprimtarive së paligjshme të cilat mund të zhvillohen nëpërmjet kalimit të kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në këtë dokument./ Monitor
SHKODËR- Neuropsikiatëri si dhe shef shërbimi i psikiatrisë komunitare Shkodër, Gjon Preçi ka hedhur poshtë dy...
Foto nga vendi i ngjarjes VLORA- 29-vjeçari Erjon Baraj, është arrestuar pasi vodhi një shumë parash në një dyqan...
foto ilustruese GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Gjirokastër ka pezulluar nga detyra efektivin e policisë, pasi ka ...
Foto ilustruese VAU I DEJES- Një projekt për ndërtimin e një parku eolik është dorëzuar tashmë në Ministrin&eu...
Elia Zaharia dhe Princ Leka TIRANË-Princ Leka dhe Elia Zaharia tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata e Tiranës më...
erdgys arrazi, alma arrazi dhe fëmijët SHKODËR- Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Al...
foto ilustruese DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuritë e një të dënuari për trafik droge dhe pjesëma...
Foto ilustruese TIRANA- Një 56-vjeçar me inicialet Xh. K., banues në Tiranë, është vënë në pranga. Ai&n...
alma arrazi dhe fëmijët SHKODËR- Trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi do të dërgohet për tu varrosur në Durrës.&...
foto ilustruese FRANCË- Është dënuar me katër vjet burg nga një gjykatë franceze, 22 vjeçari Mirsen Meti i cili u...