"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ai deklaroi se KLSH ka bërë referimin e të gjitha shkeljeve penale të konstatuara në Prokurori.

TIRANË- Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë për punën e institucionit që ai drejton. Ai deklaroi se KLSH ka bërë referimin e të gjitha shkeljeve penale të konstatuara në Prokurori. Ai shtoi se koordinimi i institucioneve për të parandaluar një dëm të mundshëm të buxhetit të shtetit është më i domosdoshëm se ndëshkimi i atyre që e kryejnë dëmin.
“Në lidhje me pyetjen për kallëzimet penale, dua të parashtroj se detyra e KLSH në rastin e konstatimeve të kryerjes së veprave penale është t’i referojë ato mbi bazën e provave të plota në Prokurorinë e Posaçme apo në prokuroritë e rretheve. Dua t’ju kujtoj se nevojitet një kohë e plotë dhe nga ana e prokurorisë për konkludimet e rasteve konkrete. Siç thashë ato raste janë të bazuara në prova konkrete dhe jo në dyshime. Jam i bindur se prokuroria po kryen në mënyrë shteruese detyrën që i ngarkon ligji dhe jam i bindur se rezultatet do të jenë frytdhënëse për të gjitha institucionet shqiptare dhe për shoqërinë shqiptare. Ne i kemi dhënë rëndësinë e duhur përgatitjen e kallëzimeve penale në ato raste që kemi të bëjmë me veprat penale. Por më i rëndësishëm është parandalimi i kryerjes së veprës penale. Puna e të gjitha institucioneve duhet të koordinohet për të parandaluar dëmet në buxhetin e shtetit. Për më tepër duhet të fokusohemi në parandalim, pasi mendoj se është e rëndësishme të bëhet parandalimi i veprave penale se sa të bëhet përllogaritja e dëmit që e paguan taksapaguesi shqiptar. Mendoj që puna kryesore për të gjithë do të duhet të ishte koordinimi për parandalimin. Kemi pasur një lloj transparence në lidhje me publikimet, në lidhje për vënien në dispozicion të çdo akti kundrejt individëve që e kërkojnë apo mediave”, tha ai.
(a.b)/dosja.al
Pamje nga emisioni TIRANË- Çështja e nuses nga Librazhdi diskutohet ende në televisionet shqiptare. Në lidhje me këtë ...
Bujar Nishani TIRANË- Ditën e nesërme do të sillet në Tiranë trupi i ish-presidentit Bujar Nishani i cili ndërroi jet&eu...
TIRANË- Nga dita e nesërme, më 1 qershor, do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike në territorin e Republikës së Shq...
Ballist Morina TIRANË- Ballist Morina është liruar nga burgu. Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa m&eu...
Pamje nga spoti LIBRAZHD- Sot, emisioni “Piranjat” ka shkuar në Librazhd, në shtëpinë e çiftit që dhunuan nusen...
Policia italiane ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar përfundoi në burg në Itali ndërsa shtatë persona u lanë në ar...
Foto ilustruese FRANCË- Një shqiptar ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij, e gjitha në sy të djalit të tyre. Ngjarja ...
Policia TIRANË- Plagosje me thikë në Durrës. Një 18-vjeçar ka goditur me mjet prerës një person tjetër. Poli...
Foto ilustruese TIRANË- 5 persona janë vënë në pranga nga policia dhe dy të tjërë po procedohen enalisht. Spec...
Foto ilustruese BRITANI E MADHE- Një shqiptar është vrarë në Angli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Brislington m&eum...