LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam 2 vjet që pres të divorcohem..."/ Vetingu "shkrin" seksionin e çështjeve familjare në Gjykatën e Tiranës, proceset zgjasin me vite

Avokatët shprehen se në Gjykatën e Tiranës duhet të presësh deri në një vit për hedhjen e shortit për datën e seancës së parë të gjyqit për çështje familjare, zgjidhje e martesës, dhuna në familje, pensionet për fëmijët etj.

19 Dhjetor 2022, 16:12 Nga k.m.
“Kam 2 vjet që pres të divorcohem..."/ Vetingu
Foto ilustruese

“Kam 2 vjet që pres të divorcohem. Kam ardhur nga Greqia prej disa vitesh pas ndarjes me bashkëshortin, por ligjërisht nuk ishim ndarë. Martesën e kemi bërë këtu dhe kam kërkuar të zyrtarizoj ndarjen. Problemi është se unë jam në bashkëjetesë me partnerin tim këtu në Tiranë dhe dua ta formalizoj lidhjen. Po më pengon sepse nuk marr dot asnjë dokument sepse vijoj të jem në martesë me ish-bashkëshortin. Plus kësaj, për të më vizituar djali im, duhet të marr prokurë tek ish-bashkëshorti pasi djali s’ka bërë akoma 18-vjeç."

Migena, estetiste në një nga qendrat e mëdha në Tiranë, 40-vjeç, thotë se është e lodhur nga kjo zvarritje. Ajo thotë se ka ndërruar dy avokatë për këtë çështje, por mesa duket faji nuk është tek ata por tek mungesa e gjyqtarëve të çështjeve familjare.

Të pyetur nga Gazetasi.al, avokatët shprehen se në Gjykatën e Tiranës duhet të presësh deri në një vit për hedhjen e shortit për datën e seancës së parë të gjyqit për çështje familjare, zgjidhje e martesës, dhuna në familje, pensionet për fëmijët etj.

“Ka çështje gjyqësore që zgjasin edhe 3 vjet. Unë kam parë në dyert e gjykatave sidomos gratë që kërkojnë të divorcohen, që vijnë disa herë brenda vitit nga jashtë por nuk mund të startojë procesi, sepse mungojnë gjyqtarët”, thonë avokatët.

Avokat Adriatik Lapaj thotë se kjo që po ndodh në Gjykatën e Tiranës është një maskaradë.

Nga 16 gjyqtarë që ishin në vitin 2016, si pasojë e Vettingut kanë mbetur vetëm 4, ku dy prej tyre janë të konfirmuar dhe vijojnë punën, ndërsa 2 të tjerë janë në proces.

“Me 4 gjyqtarë, ku për 2 nga ata nuk dihet fati, seksioni i çështjeve familjare rrezikon të shkrihet. Mos harroni se në gjykatën e Tiranës depozitohen afro 50 përqind e dosjeve për çështje familjare. Shumë gra që de facto janë të ndara nga burrat e tyre, bëjnë fëmijë me bashkëshortët e rinj, por fëmijët gjykata i regjistron me ish-bashkëshortët e parë pasi nuk është bërë divorci. Dhe kështu ata detyrohen të bëjnë proces për këtë. Ka të tjera që rrezikojnë deri dhe jetën si pasojë e dhunës nga bashkëshortët dhe duan të bëjnë divorcin, por pirgu i dosjeve në gjykatë po bëhet mal. Minimumi duhet të presin 8 muaj për të hedhur shortin në gjykatë për datën e seancës”, thotë avokatët.

Ky antikap i krijuar në 2 vitet e fundit, po dëmton sidomos fëmijët e prindërve të ndarë, të cilët mbeten pa pension ushqimor pasi vetëm ligjërisht baballarët detyrohen të paguajnë. Drama sociale por dhe kosto ekonomike duket se po prek më së shumti gratë në vështirësi ekonomike. Por nga gjykata e Tiranës nuk ka asnjë përgjigje. Deri atëherë dhe Migena e gratë që ndajnë të njëjtin problem, do të presë ditën e divorcit, ndërsa fëmija i saj të mbushë moshën 18-vjeç për të lëvizur i lirë pa lejen e njërit prind./GazetaSi

divorcet ne familje gjykata e tiranes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj