Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje është vënë në pranga nga autoritetet holandeze pasi dyshohet se është përfshirë në ndërtimin e laboratori për rritjen e kanabisit (shtëpi bari). • Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu shkruan se pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë. Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. • Vetë Majori Ermal Dinoshi ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje. • Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze, pas arrestimit të Majorit shqiptar në Holandë. Ministria e Mbrojtjes thotë për TopChannel se i ka ndaluar Dinoshit të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë si dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm të tij në atdhe. • Ushtaraku shqiptar ishte zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka firmosur shkarkimin nga detyra të Majorit shqiptar Ermal Dinoshi, i cili u vu në pranga në Holandë, pasi u kap me ‘shtëpi bari’. Mësohet se Dinoshi është shkarkuar nga detyra e tij në një bazë te NATO-s në qytetin Brunssum të Holandës. Urdhri i shkarkimit të tij nga detyra është bërë në Tiranë, ku Majori pritet të mbërrijë shumë shpejt.
Ç’ka ndodhur me Majorin?
Ushtaraku shqiptar me detyrë specialist stërvitje në FASH ishte zhvendosur në Holandë pasi ishte përzgjedhur përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s. Por, autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Konkretisht Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë.
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet holandeze, pas arrestimit të Majorit shqiptar në Holandë, Ermal Dinoshi, i cili u vu në pranga pasi u kap me 'shtëpi bari'. Ministria e Mbrojtjes thotë për TopChannel se i ka ndaluar Dinoshit të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë si dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm të tij në atdhe.
"Eshtë përfshirë në një veprimtari për të cilën autoritetet holandeze janë duke e investiguar në gjendje të lirë. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes është në pritje të një raporti nga autoritet hollandeze. Ministria e Mbrojtjes i ka ndaluar të ushtrojë përgjegjësitë e detyrën në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm në atdhe.Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim,"- thuhet në reagim.
Ç’ka ndodhur me Majorin?
Ushtaraku shqiptar është zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s. Por, autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Konkretisht Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë.
TIRANË- Majori Ermal Dinoshi i cili është vënë në pranga në Holandë dhe po hetohet për ngritjen e një ‘shtëpie bari’ ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje.
I kontaktuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu për të dhënë versionin e tij të ngjarjes, Major Dinoshi mohoni kategotikisht përfshirjen.
“Çfarë Çfarë? Absolutist jo, kujdes me privatësinë. Ju lutem kjo që thoni është e pavërtetë. Keni ngatërruar person i nderuar,”- tha ai.
Ç’ka ndodhur me Majorin?
Ushtaraku shqiptar është zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s. Por, autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Konkretisht Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë.
HOLANDË- Majori Ermal Dinoshi me detyrë specialist stërvitje është vënë në pranga nga autoritetet holandeze pasi dyshohet se është përfshirë në ndërtimin e laboratori për rritjen e kanabisit (shtëpi bari).
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu shkruan se ushtaraku shqiptar është zhvendosur kohë më parë në Holandë pasi ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e një misioni bashkëpunimi me ushtrinë e Holandës, në kuadër të NATO-s.
Por autoritetet vendase e kanë prangosur dhe e akuzojnë të përfshirë në aktivitet kriminal. Pas arrestimit, ushtaraku shqiptar është duke u hetuar në gjendje të lirë. Policia e Holandës thotë se Dinoshi në bashkëpunim me persona të tjerë ngritën një shtëpi për rritje kanabisi në qytetin Brunsum.