4 Maj 2023, 17:38
Nga I.A
Zuhair Alkafi
DURRËS- Zuhair Alkafi e nisi si çdo ditë punën e tij si kapiten i anijes cisternë “Queen Majeda”, pa e ditur se lundrimi nga Libia në Shqipëri do të sillte një ndryshim drastik në jetën e tij. Kjo anije, që vinte nga porti i Bengazit u kap më 12 shtator të vitit të shkuar me 2275 ton naftë kontrabandë, me vlerë rreth 2.2 milionë dollarë.
Kapiteni libian në një intervistë për Euronews Albania ka delaruar se nuk e mendonte kurrë që vendi i tij i punës do të kthehej në burg, për të dhe 3 anëtarë të tjerë të ekuipazhit.
“Që në shtator, kur erdhëm, pasi na bllokuan për 6 orë disa milje larg portit, na sollën këtu dhe na dërguan në polici. Qëndrova 6 muaj e 3 ditë në burg dhe tani kam ardhur këtu në anije. Jemi prapë në burg, sepse jemi të mbyllur këtu, nuk dalim dot”, thotë Zuhair Alkafi, kapiteni i anijes.
“Kam më shumë se 19 vite që punoj në det dhe unë e di që kur shes, duhet të jem i pajisur me të gjitha dokumentet. I kisha të gjitha kur erdha këtu dhe jua tregova. Më bënë aq shumë pyetje, sa e kam blerë dhe ku do e shes, por nga ta di unë, ajo s’është e imja, unë jam kapiteni dhe punoj për një kontratë. Në punën time, unë e çoj këtë anije aty ku kompania më porosit. Pra nuk është vendimi im”, tregon ai.
Duke kujtuar një rast të ngjashëm në shtetin gjerman, Alkafi thotë se kjo çështje në shtetin shqiptar nuk po vlerësohet siç duhet.
“Në Gjermani për shembull, gjetëm një kontejner me një ngarkesë të jashtëligjshme brenda, pra që nuk plotësonim dokumentacionin, por nuk na preku njeri ne, nuk kishte njeri punë me ne. Morën ngarkesën dhe gjithçka e zgjidhën me kompaninë, jo me ekuipazhin. Ne s’jemi gjë tjetër veçse ekuipazh, të punësuar”, tha kapiteni.
Ai na tregon se meraku i tij më i madh janë 5 fëmijët e vegjël dhe bashkëshortja që e presin në shtëpi, të cilëve në këto 8 muaj jua ka dëgjuar zërin vetëm një herë.
“Është shumë e vështirë për mua. Kam lënë 5 fëmijë atje dhe janë të gjithë të vegjël, se vetëm 8 vite kam që jam martuar. Më i madhi është 7 vjeç dhe imagjino të qëndrosh aq shumë kohë pa mundur sikur vetëm t’i thuash që je mirë e të paktën t’ua dëgjosh zërin”, tha ai.
Zuhair Alkafi, dy ndihmësit Muajid Altabir, Amad Abushala, si dhe punonjësi i ngarkim-shkarkimit, siriani Badr Tezini, akuzohen për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit”, të kryera në bashkëpunim. Në mes të muajit mars gjykata vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në atë të “detyrimit të qëndrimit në një vend të caktuar”, ndërsa hetimet vijojnë.
zuhair alkafi queen majeda
Aktualitet
4 Maj 2023, 17:11
a.l
Ilham Aliyev
AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka marrë sot pjesë në konferencën e 4-të ndërkombëta...
Aktualitet
4 Maj 2023, 17:15
k.m.
Svetlana Timofevaa
TIRANË- Kur kanë kaluar 8 muaj pas arrestimit të 3 shtetasve rusë dhe 1 nga Ukraina në uzinën e armëv...
Aktualitet
4 Maj 2023, 16:54
I.A
Foto ilustruese
MORINË- Dy shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Morinë pasi kanë tentuar që të fus...
Aktualitet
4 Maj 2023, 15:05
k.m.
Jérôme Badollet dhe Blerim Haziri
ZVICËR- Jemi tek kopshtet e Charrot, në La Croix-de-Rozon. Fshat Gjenevës me pak më shum...
Aktualitet
4 Maj 2023, 16:11
I.A
Foto Ilustruese
FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se një makin&eum...
Aktualitet
4 Maj 2023, 15:43
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantin në vend. Sipas njoftimit zyrtar, b...
Aktualitet
4 Maj 2023, 15:40
I.A
KOSOVË- Deklarata për Personat e Zhdukur, e cila u miratua më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë...
Aktualitet
4 Maj 2023, 15:15
I.A
I arrestuari
TIRANË- Një 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohe...
Aktualitet
4 Maj 2023, 15:04
m.s
Foto ilustruese
GREQI- Një familje shqiptare pasi humbi djalin e tyre 14-vjeçar, po përballen me problemin për tu rikthyer në Gr...
Aktualitet
4 Maj 2023, 14:59
k.m.
Foto ilustruese
POGRADEC- Zakonisht në lajme, çdo ditë ka raportime për dhunën ndaj grave dhe vajzave, por në një...