LIVE UPDATES
Aktualitet

"Katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental", Kiço Londo: Ne bënim art që të mos vdisnim nga e vërteta! Ndihem i keqardhur që nuk po na zëvëndësojnë dot

Regjizori kujton se sot mbushen plot katër vite që kur e larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental ndërsa shton se i kishin thënë se duan ti japin një ritëm të ri. 

15 Dhjetor 2024, 20:08 Nga N.F
"Katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar
Kiço Londo

TIRANË- Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli", Kiço Londo ka reaguar së fundmi në lidhje me largimin e tij nga teatri. Regjizori kujton se sot mbushen plot katër vite që kur e larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental ndërsa shton se i kishin thënë se duan ti japin një ritëm të ri. 

Londo shkruan se përpara pesë vjetësh Teatri Eksperimental bënte 487 shfaqje në stinën teatrore dhe realizonte 7 premiera për fëmijë. Ai më tej thekson se ata realizonin 10 premiera e bashkëpunime për të rritur e adoleshentë. Regjizori shkruan se teatri sillte dy regjisorë të huaj me emër çdo stinë teatrore dhe realizoi 70.000 spektatorë në stinë.

Në reagimin e tij ai gjithashtu ka listuar 20 pika se çfarë humbi bota e teatrit në Shqipëri për katër vjet. Në këto pika ai listoi se bota e teatrit humbi 50 premiera të reja për fëmijë, adoleshente, të rritur si dhe mbi 100 aktorë më shumë të aktivizuar. Ai theksoi se ata bënin art që të mos vdisnin nga e vërteta. Regjizori gjithashtu tha se ndihet i keqardhur që nuk po i zëvëndësojnë dot.

Reagimi i plotë:

"E REJA" QË SU BË DOT "E VJETËR".
Sot u mbushën katër vjet që më larguan nga Teatri Kombëtar Eksperimental. "Duam ti japim një ritëm të ri", më thanë. Përpara pesë vjetësh Teatri Eksperimental bënte 487 shfaqje në stinën teatrore. Realizonte 7 premiera për fëmijë. Dhe 10 premiera e bashkëpunime për të rritur e adoleshentë. Sillte dy regjisorë të huaj me emër çdo stinë teatrore. Realizoi 70.000 spektatorë në stinë. Ngrinte nga e para një sallë moderne e të rrallë cdo dy vjet.

Çfarë humbi bota e teatrit në Shqipëri për katër vjet.

1 - Dy salla të reja teatri me 300 ndënjëse.
2 - 50 premiera të reja për fëmijë, adoleshente dhe të rritur.
3 - Mbi 100 aktorë më shumë të aktivizuar.
4 - 10 regjisorë të huaj me emër në teatrin evropian.
5 - Mbi 700 kostume artistike, plot fantazi, të stilit magjik Sofi Kara.
6 - Mbi 50 dekore superfunksionale, të stilit brilant Beqo Nanaj.
7 - Grimin profesional të sharmantit Juri Gjoka.
8 - Më shumë se 4 botime teorike të huaja të domosdoshme.
9 - Mbi 300.000 spektatorë të pafajshëm.
10 - Dyer të hapura të sallave për këdo, pa qera. Punë e prova deri në mesnatë, pa patur asnjë ditë të javës pa dy shfaqje.
11 - Çdo punonjës i Teatrit Eksperimental, rreth 15 shpërblime mbi pagë. Festa ditëlindjesh plotë magji.
12 - Nga shitja e biletave, më shumë lekë se fondi vjetor që teatri merrte për projekte artistike.
13 - Figura artistike të rralla, plot finesë e përcaktuese nga Laura Nezha, Ervin Bejleri, Ermira Hysaj, Alert Çeloaliaj, Alfred Trebicka, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Mateo Dervishaj.
14 - Shfaqjet e mrekullueshme për fëmijë, të Endri Çelës, Ina Morinës, Ledian Gjeçit, Françeska Hysit, Marsel Grevës, Dajana Nenajt, Sara Smajës, Xhuliano Briskut.
15 - Startin Eksperimental të regjisë së Endri Çelës në shfaqjet për adoleshentë dhe të rritur.
16 - Angazhimet vërshyese si aktore, përkthyese dhe qytetare të Adriana Tolkës.
17- Startin e 4 - 5 regjisorëve të rinj të tjerë, të sigurt në karierën e tyre.
18 - Mikrobin e gjallë të atmosferës humaniste, që ekipi mbështetës: Ada, Sava, Kela, Silvi, Dori, Klea, Gjoni, Kalisi, Fredi, Edri, Marsela, Besiana, Alma , Baja,
Landi, Tila, sillte në punët marramëndëse.
19 - Orkestrimin që Teatri Eksperimental i bënte jo vetëm hapsirës teatrore duke realizuar 60% të shfaqjeve në vend, por ishte fari kombëtar për dashuri, ndjeshmëri, shpirt, zemër, punë, cilësi, rezultate, atmosferë, komunikim.
20 - Utopitë tona që ishin realitetet e të nesërmes. Ne bënim art që të mos vdisnim nga e vërteta.
Jam shumë krenar dhe mirnjohës për bashkëpuntorët e mi, që ja dolëm, por ndihem i keqardhur që nuk po na zëvëndësojnë dot. #rroftëteatri.

teatri eksperimental kujtim spahivogli kico londo

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj