LIVE UPDATES
Aktualitet

KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin. Këshilli nën drejtimin e Sokol Sadushit shkeli procedurat për verifikimin e integritetit

Në këto të dhëna KED e drejtuar nga Sokol Sadushi nuk vlerësoi indicien se gjyqtari që u votua për në gjykatën kushtetuese ishte në kushtet e kritereve ndaluese pasi informohet  për bashkëpunim ose kontakte me shërbimet inteligjente.  Në këtë dokument është vetë  KED që pranon të jetë informuar nga njëra anë por nga ana tjetër nuk e  vlerëson informacionin e institucioneve

10 Nëntor 2025, 12:25 Nga I.A
KED u njoftua për gjyqtarin agjent/ Dokumenti sekret për Asim Vokshin.
Asim Vokshi

TIRANË- Ky është dokumenti i dalë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që vërteton përcjelljen e të dhënave sekrete për gjyqtarin e lartë Asim Vokshi, të dhëna këto që i ishin përcjellë nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Në këto të dhëna KED e drejtuar nga Sokol Sadushi nuk vlerësoi indicien se gjyqtari që u votua për në gjykatën kushtetuese ishte në kushtet e kritereve ndaluese pasi informohet  për bashkëpunim ose kontakte me shërbimet inteligjente.  Në këtë dokument është vetë  KED që pranon të jetë informuar nga njëra anë por nga ana tjetër nuk e  vlerëson informacionin e institucioneve

Lexim Pas vendimmarrjes nr. 14, datë 17.06.2025 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konstatohet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK) ka përcjellë pranë Këshillit një shkresë me informacion me përmbajtje të klasifikuar “sekret”, në lidhje me kandidatin (gjatë muajit qershor  dhe gusht 2025).

Me qëllim verifikimin e informacionit të mësipërm , Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kreu  veprimtarinë hetimore  administrative  të nevojshme  për rastin konkret , si verifikime në rrugë shkresore pranë AKSIK , ILDKPKI-së  si dhe bankave të ndryshme të nivelit të dytë duke përfshirë edhe takime të drejtpërdrejta të anëtarëve të caktuar të KED me përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese. Përgjatë  hetimit administrativ , Këshilli ka mbajtur mbledhje me dyer të mbyllura, të cilat janë dokumentuar  me procesverbalet përkatëse të datave 11 shtator 2025, dhe 16 shtator 2025. KED në datë 16 shtator referuar dokumentacionit të paraqitur ka konkluduar se nuk ndodhemi përpara kushteve të rishikimit të vendimit  datë 17 qershor. Vendimmarrjen e mësipërme, Këshilli e ka bazuar në rezultatet e përfituara nga verifikimet përkatëse, po ashtu edhe në aksesin e kufizuar që AKSIK dhe institucionet ligjzbatuese i kanë ofruar në lidhje me verifikimin e një pjese të informacionit. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vlerëson se ushtrimi i funksionit të tij verifikues kërkon jo vetëm administrimin formal të informacionit, por një akses real dhe të mjaftueshëm në materialet e përcjella nga organet kompetente.

Asim Vokshi, është gjyqtari i gjykatës së lartë që kaloi fazën e parë të kandidimit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i përbërë nga 9 pjesëtarë, mes tyre kryetari i tij i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si dhe dy anëtarët e kushtetueses Miriana Semini dhe Ilir Toska, ky i fundit njëri nga anëtarët që e aprovoi gjatë vettingut të  KLGJ. Burime dhe dokumente të brendshme të KED tregojnë se ky institucion ka shkelur procedurat ligjore të verifikimit të integritetit gjatë shqyrtimit të kandidaturës. Gjithashtu mosrespektimi nga KED i detyrimeve të qarta ligjore për verifikimin e integritetit të kandidatëve, shkel jo vetëm ligjin  dhe rregulloren e brendshme të KED, por cenon Kushtetutën dhe krijon rrezik për sigurinë kombëtare dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë. Gjithashtu e bën të pavlefshëm vendimin e miratimit të  kandidaturës së Vokshit me probleme të integritetit.

Por në përpjekje për të mohuar raportimin e Top Channel mbi procesin e përzgjedhjes së gjyqtarit Asim Vokshi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi publikoi një deklaratë që, në vetvete, konfirmon ekzistencën e informacionit për të cilin Top Channel raportoi.

Në të njëjtin tekst, KED e cilëson informacionin “të pavërtetë” dhe, njëkohësisht, “të klasifikuar” – një kontradiktë që nuk i shpëton askujt. Një e dhënë nuk mund të jetë njëkohësisht e pavërtetë dhe e klasifikuar.

Në vend që të japë shpjegime mbi përmbajtjen e këtij informacioni dhe mënyrën se si është trajtuar nga institucioni, Këshilli ka zgjedhur të akuzojë median dhe të kërkojë verifikimin e burimeve të saj . Një veprim që ngre pyetje serioze për qëllimin e vërtetë të këtij reagimi: mbrojtjen e procesit apo shmangien e transparencës?

Top Channel nuk e sheh këtë reagim si një sqarim institucional, por si përpjekje për të ushtruar presion ndaj medias që ka kryer detyrën e saj, të informojë publikun mbi fakte dhe dokumente zyrtare. Detyra për të ruajtur sekretin apo konfidencialitetin e dokumenteve nuk i takon medias, por vetë institucioneve që i administrojnë ato.

Dhe nëse Top Channel do të publikojë dokumentet në fjalë, atëherë jo media, por vetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të hetojë mënyrën se si këto të dhëna janë mbajtur apo trajtuar. Në këtë rast, përgjegjësia e KED nuk do të kufizohej vetëm tek nxjerrja e sekretit, por edhe tek fshehja e tij ndaj vetë kandidatit për Gjykatën Kushtetuese, Asim Vokshi.

Top Channel i qëndron raportimit të tij, të mbështetur në dokumente dhe burime të verifikuara. Ne nuk jemi këtu për të akuzuar, por për të informuar. Në fund të fundit, transparenca nuk është rrezik për institucionet; është testi më i mirë për legjitimitetin e tyre./Top Channel

sokol sadushi ked asim vokshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj