LIVE UPDATES
Politike

Këlliçi denoncon: 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike të vjedhura të inceneratorit të Tiranës (DOKUMENTI)

Këlliçi tha se informacioni i përcjellë sot do të kalojë në duart e kreut të Porkurorisë së Posaçme.

1 Mars 2024, 11:40 Nga r.ll
Këlliçi denoncon: 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike
belind kellici

TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka vazhduar edhe ditën e sotme në një dalje për mediat nga selia blu denoncimet për aferën e inceneratorit të Tiranës. Këlliçi denoncoi 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike që sipas tij janë vjedhur nga ky djegës.

Ai i bëri thirrje kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumanit të sekuestrojë këto 7 apartamente dhe çdo apartament tjetër në kullat e Tiranës ku janë të fshehura paratë publike, dhe t’ia japë familjeve të cilat ende sot pothuaj 5 vite pas tërmetit të 2019, dergjen nëpër çadra, apo në dyert e Bashkisë Tiranë. Këlliçi tha se informacioni i përcjellë sot do të kalojë në duart e kreut të Porkurorisë së Posaçme.

DEKLARATA E PLOTË: 

Të nderuar qytetarë,

Jam sot para jush për të bërë publike disa fakte të rënda penale lidhur me hetimin tashmë 4 vjeçar të aferës së shekullit, atë të inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Pasi SPAK u shpreh se e ka tejet të vështirë për të gjetur dhe sekuestruar paratë publike, të vjedhura nga prestanomet Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ne sot po u japim 7 raste konkrete se ku fshihen paratë publike.

Në korrik të vitit 2021, kompania e famshme ITS lidh një kontratë me subjektin “Llanaj Ndërtim” sh.p.k. Objekti i kësaj kontrate ishte që kompania e Klodian Zotos do të merrte përsipër pagesën e depozitimit të 85.000 ton dhera në landfillin e Sharrës, ndërkohë që subjekti për këtë pagesë do të përfitonte në këmbim 500 m2 ndërtim në një prej projekteve të ndërtimit të kësaj kompanie në Tiranë.

Në dhjetor të vitit 2021, Klodian Zoto arratiset nga vendi, pasi doli urdhër-arresti i lëshuar ndaj tij. Kompania ITS u vu nën sekuestro preventive dhe administrim shtetëror, duke e bërë të pamundur që këto asete të zhduken pa suportin, apo urdhrin e pronarit faktit të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Për administrimin e këtyre aseteve, që SPAK mesa duket ka “harruar” t’i sekuestrojë, Taulant Balla tentoi të emëronte në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinand Tarazhin, ish-drejtorin e landfillit të Sharrës. I kapur në flagrancë nga opozita, Balla u detyrua të ndryshonte këtë emërim kriminal, brenda ditës.

Deri më sot, i kemi faktuar SPAK-ut se ku gjenden paratë, në Bullgari, në Maltë, në Turqi, në Holandë, në Zvicër, në Hungari dhe së fundmi në Shqipëri. Këto para kanë shërbyer dhe vijojnë të shërbejnë për blerjen e zgjedhjeve, manipulimin e opinionit publik përmes kapjes së mediave, siç tregon rasti flagrant i medias së Karlo Bolinos apo pagesave për analistët të cilët paturpësisht mbrojnë çdo natë këtë aferë në debatet televizive dhe guxojnë të kërcënojnë edhe opozitën që denoncon këtë mega-aferë.

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani, jo më vonë se dita e sotme duhet të sekuestrojë këto 7 apartamente dhe çdo apartament tjetër në kullat e Tiranës ku janë të fshehura paratë publike, dhe t’ia japë familjeve të cilat ende sot pothuaj 5 vite pas tërmetit të 2019, dergjen nëpër çadra, apo në dyert e Bashkisë Tiranë.

Garantojmë qytetarët, se paratë që nuk i ndjek dot SPAK-u, do vijojmë t’i ndjekim ne. Dhe sërish për t’ia lehtësuar punën SPAK-ut, fill pas kësaj deklaratë, ky informacion do t’i përcillet zyrtarisht z. Dumani.

belind këlliçi

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj