7 Tetor 2025, 14:34
Nga I.A
Gjovalin Shkambi
SHKODËR- Xhaxhai i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi është arrestuar ditën e sotme pas kërcënimeve ndaj gjyqtarëve. Policia ka reaguar për arrestimit, duke theksuar se është bërë në flagrancë pas kërcënimeve të Shkambit në media. Ndaj tij rëndojnë akuzat mbi veprat penale "Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
Njoftimi i Policisë:
Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari. Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin. Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
elvis shkambi gjovalin shkambi
Aktualitet
7 Tetor 2025, 13:59
I.A
KLGJ
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar rret...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 13:02
E.d
Avokatja Brunilda Lika
TIRANË - Avokatja Brunilda Lika ka rrëfyer tmerrin e ditës së djeshme ku gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u ekze...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 12:40
E.d
Ambasada Britanike
TIRANË - Ambasada Britanike në Tiranë ka kërkuar të merren masa urgjente për të garantuar sigurin&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 12:27
I.A
Gjovalin Shkambi
TIRANË- Xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi është shoqëruar ditën e sotme nga policia e Shkodr...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 12:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të vendit është lajmëruar ditën e sotme në m...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 12:14
I.A
Pamjet
TIRANË- Fotoja e mësipërme është nga salla ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e djeshme në Gjykatën e ...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 11:47
E.d
Foto ilustruse
TIRANË - Ina Xhaxho mjekja, e cila kuroi në klinkën e saj private vogëlushin 3-vjeçar Brian Spahiu, i cili nd&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 11:52
I.A
Elvis Shkambi
TIRANË- Dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ditën e djeshme është zbardhur. M&eum...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 11:23
E.d
Astrit Kalaja
VLORË- Gjykata e Vlorës ka ndërprerë punë për tre ditët në vijim, pas vrasjes së gjykat&eu...
Aktualitet
7 Tetor 2025, 11:20
I.A
Gjovalin Shkembi
SHKODËR- Xhaxhai tjetër i Elvis Shkambit, Gjovalin Shkambi ka paralajmëruar hakmarrje për dënimin e nipit t&...