LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkesat e saj në Kuvend mbeten pa plotësuar, Fermerja e "La Sapienzës" për REL: Nuk më pëlqen të hesht! Në fshatin tim nuk ka ndryshuar asgjë, ka ndryshime negative

Fermerja Rigerta Loku-Tusha, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë pendesë që la të gjitha kushtet që i ofronte Italia dhe u kthye në atdheun e saj, ku së bashku me bashkëshortin e saj, tashmë punojnë në fshatrat e Mirditës.

30 Mars 2024, 13:08 Nga N.F

Kërkesat e saj në Kuvend mbeten pa plotësuar, Fermerja e "La

Edhe 11 vjet pas kthimit në Shqipëri, e diplomuara në një prej universiteteve më të vjetra në botë, atë të La Sapienza në Romë, po kërkon që në fshatin ku punon të ketë ujë, rrugë dhe kushte të tjera elementare. Fermerja Rigerta Loku-Tusha, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka asnjë pendesë që la të gjitha kushtet që i ofronte Italia dhe u kthye në atdheun e saj, ku së bashku me bashkëshortin e saj, tashmë punojnë në fshatrat e Mirditës.

Shtatë vjet më parë, e diplomuara për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare kishte mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, prej ku kishte kërkuar rrugë, ujë, shkolla e qendra shëndetësore për fshatrat e Mirditës. Sipas saj, këto kërkesa vazhdojnë të mbeten të paplotësuara.

Rigerta dhe bashkëshorti i saj, para se të ktheheshin në Shqipëri, nuk kishin jetuar asnjë ditë në fshat. Pas kthimit, ata kërkuan punë në institucionet e pushtetit lokal në Rubik, ku ishin rritur. Por, as dy diplomat e La Sapienzës nuk kryen punë. Sipas saj, mosgjetja e një vendi të punës kishte të bënte me faktin se çifti nuk i përkiste asnjë partie politike. Por, çifti gjeti një zgjidhje, duke vendosur që të jetonin në fshatin Rrushkull, prej ku ka prejardhjen bashkëshorti i Rigertës.

“Mbaj mend që kishte njëfarë keqardhje nga banorët apo edhe nga të afërmit, të tipit ‘ka mbaruar një kalë shkollë’, ka dy diploma në Itali, ta kishte bërë edhe një shkollë për veterinere këtu dhe të merrej me dhitë”, tregon Rigerta.

Por, Rigerta thotë se as epitetet e ndryshme negative nuk e zmbrapsën dhe ajo nisi punën si fermere me 100 dhi.

“Morën dhi autoktone sepse duhet dhënë përparësi racës së vendit, gjithashtu kanë edhe prodhim të shëndetshëm. I shumëfishuam, por kemi mbetur thuajse vetëm në fshat dhe nuk arrijnë më shumë se 200 krerë”, thotë fermerja, sipas së cilës, që nga fillimi i punës në fermë, e deri më tani përballet me vështirësi të mëdha.

Sipas ekspertëve në Shqipëri, në vitet ’90 ka pasu rreth 5.6 milionë bagëti të imëta, por tani numri i tyre ka rënë në 1.3 milion. E prekur nga situata jo vetëm në fshatin e saj, Rigerta thotë se natyra e ka bërë Shqipërinë një vend bujqësor dhe blegtoral, prandaj kërkon politika të duhura në mënyrë që shteti të jetë konkurrent me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Në vitin 2017, në një ndër seancat e Kuvendit të Shqipërisë, ku diskutohej për problemet me të cilat përballen zonat rurale, ishte thirrur edhe Rigerta. Gjatë asaj seance, ajo u bëri thirrje politikanëve që të vizitonin fshatrat e Mirditës, për të përjetuar ajrin e pastër, bukurinë natyrore e ushqimin organik, por shtoi se ata duhej të niseshim me makina të larta, pasi nuk ka rrugë.

Ajo kërkoi që autoritetet të ndërtonin rrugë, në mënyrë që fshatrat e Mirditës të gjallëroheshin. Që nga ai fjalim kanë kaluar shtatë vjet dhe janë zhvilluar tre palë zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, dhe Rigerta thotë për Radion Evropa e Lirë se fjalimi mbetet ende aktual.

“Në fshatin tim nuk ka ndryshuar asgjë, madje mund të them se ka ndryshime negative, pasi njerëzit po largohen, nuk ka gjallëri dhe pavarësisht bukurisë në këto zona nuk ka as agroturizëm”.

“Fshatrat po braktisen gjithnjë e më shumë dhe kjo më trishton”, thotë fermerja.

Në fshatin e Rigertës nuk ka shkollë dhe çdo ditë ajo dërgon dy vajzat e saj në Rrëshen për të ndjekur shkollën dhe kurse të ndryshme. Për këtë, asaj i duhet të bëjë shtatë kilometra rrugë për rreth 40 minuta udhëtim, për shkak të rrugës së keqe.

Ajo thotë se në shumë fshatra në zonën ku ajo jeton, fëmijët dhe adoleshentët e kanë të pamundur të kenë një jetë sociale. Mes vështirësive për të edukuar fëmijët dhe për të ndjekur punët në fermë, Rigerta asnjëherë nuk ka larguar nga vëmendja aktivizmin për barazi gjinore, për çështje të mjedisit, problemet e fshatit dhe tema të tjera që shqetësojnë komunitetin e saj. Në zgjedhjet lokale të mbajtura në maj të vitit të kaluar, ajo u zgjodh anëtare e Këshillit Bashkiak të Mirditës, si përfaqësuese e një partie të vogël të quajtur Nisma Thurrje.

“Nuk e shoh veten të ndarë nga kjo skenë e madhe politike, nuk më pëlqen të hesht, të jem konformiste, të shoh se si njerëzit mësojnë nga zgjedhjet e gabuara. Kam pasur oferta nga partitë e madhe, por të jesh në to duhet të respektosh rregulla të mëdha, ndërsa unë dua të jem e lirë. Në politikën në Shqipëri janë burrat ata që zënë edhe rolet më të rëndësishme, ndërkohë që gratë bëjnë punë të mira në çdo aspekt te jetës ndaj duhet të jenë më aktive”, thekson ajo.

Gjatë pjesëmarrjes në aktivitete, gjatë fjalimeve e në çdo bisedë, Rigerta ka vetëm një kërkesë: Politika të kthejë sytë kah fshati. Pavarësisht se thotë se ky apel ende nuk është dëgjuar, ajo nuk dorëzohet.

“Më jep shpresë fakti që ‘nuk mban më ujë pilafi’ e këtu do ketë patjetër vëmendje për fshatin. Mendoj se shqiptarët, edhe ata të larguarit jashtë vendit do t’i kthehen tokës së gjyshërve për të jetuar më mirë dhe më shëndetshëm. Dua të jem optimiste se nesër Shqipëria do jetë më mirë, pasi nuk ka mundësi të jetë më keq sesa është sot”, thekson Rigerta.

Fshatrat të tëra në Shqipëri vitet e fundit janë braktisur për shkak të mungesës së ujit, rrugëve dhe shërbimeve të tjera të domosdoshme. Familjet shqiptare janë zhvendosur drejt zonave më të zhvilluara, kryesisht të Tiranës dhe Durrësit apo kanë ikur jashtë Shqipërisë. Agjencia e Statistikave, INSTAT, më 2019 zhvilloi për herë të parë një anketë për emigracionin në familje.

Sipas kësaj ankete, nga viti 2011 deri më 2019, 21 për qind e familjeve u ishte larguar jashtë vendit të paktën një anëtar. Të prekur nga ky fenomen janë 196.000 familje dhe prej tyre 29 për qind e familjeve kanë emigruar krejtësisht. Sipas INSTAT-it, destinacionet kryesore mbeten Italia dhe Greqia, ndërkaq qarku më i prekur nga emigrimi është Kukësi.

Marrë nga REL

ferme rigerta loku-tusha kuvend investime

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!