Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet me dije se Fetahu kishte paraqitur kërkesën më 27 janar 2025, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit.
TIRANA- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila kërkoi lirimin nga burgu. Bëhet me dije se Fetahu kishte paraqitur kërkesën më 27 janar 2025, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit. Nëntorin e kaluar kjo masë sigurie "arrest me burg", u caktua ndaj ish-gjyqtares si përfshirë në dosjen e Suel Çelës dhe u prangos gjatë operacionit që goditi një organizatë kriminale të dyshuar si të drejtuar nga ai.
Pjesë nga njoftimi:
Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:
Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 01.04.2025
Operacioni i SPAK
Në fund të vitit 2024 SPAK goditi organizatën kriminale të Suel Çelës, duke lëshuar 21 masa sigurimi për persona të përfshirë në krimin e organizuar, ish-zyrtarë të drejtësisë, policisë, si dhe 2 gazetarë. Prokuroria e Posaçme tha se arriti të zbulonte dy raste të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas SPAK me paratë e fituara nga trafiku, banda e Çelës ka financuar ndër vite eliminimin e kundërshtarëve në qytetin e Elbasanit. Për realizimin e qëllimeve të veta kundër kundërshtarëve të tyre, apo edhe për të krijuar mbrojtje për vete, organizata kishte arritur të korruptonte funksionarë të drejtësisë, policisë dhe medias.
Organizata kriminale, nga hetimet e përbashkëta të kryera mes SPAK, Belgjikës, Francës dhe Ekuadorit, tregoi se paratë përdoreshin për financimin e blerjes së kokainës, silleshin kesh në Shqipëri dhe investoheshin në biznese në dukje të rregullta.
foto ilustruese TIRANË- Dy persona nga Kosova janë arrestuar nga policia, për veprimtarinë e shitjes së armëve të zjarri...
foto ilustruese KOSOVË-Policia e Kosovës ka konfirmuar se një granatë dore ka shpërthyer brenda objektit të Postës s&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u kons...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga moti i paqëndrueshëm. Orët e paradites do të par...
Manush Kullolli TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Manush Kullolli ka diskutuar në lidhje me daljen në treg t&eum...
paketimi TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu në emisionin "Opinion" ka tregua foton e paketimit të mishit të pulës që pë...
Foto TIRANË- Para pak muajsh emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi mungesën e ilaçit “Viread” që ës...
Foto TIRANË- Më 2 shkurt 2018 qeveria shqiptare prezantoi programin “100 fshatrat”, me premtimin ambicioz për t’i kthyer n...
foto ilustruese TIRANË- Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçare, e cila thotë se ...
Pamje nga vendi i ngjajres TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një ngjarje të ndodhur në datën 5 ma...