6 Dhjetor 2024, 13:05
Nga I.A

TIRANË- Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, që ndërroi jetë në një spital në Spanjë dhe u soll në vendin tonë pa zemër, e ka çuar çështjen në Strasburg pasi nga autoritetet spanjolle dhe shqiptare nuk është pranuar kryerja e ADN-së, për të përcaktuar nëse zemra e sjellë pas vdekjes, i përket vëllait të saj. E ftuar në emisionin TPZ nw MCN Tv, Sula deklaroi se shteti shqiptar po saboton çështjen në Strasburg.
"Ne si familje kemi konsumuar të gjithë gjykatat e shtetit spanjoll. Kam bërë një kërkesë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kanë pranuar (gjykata në Strasburg). Duke qenë se zemra është në Shqipëri dhe nuk ndodhet në Spanjë, Shqipëria po e saboton. Po ndihmon Spanjën që të manipulohet çështja. Ne kërkuam një ADN, por mungesa e transparencës, pengesat që kemi hasur ndër vite, të bën të mendosh që nuk mund të jetë vetëm një vrasje e një djali shqiptar në Evropë. As Spanja dhe as Shqipëria nuk pranojnë të bëjnë ADN", tha Sula.
Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!/Dosja.al
majlinda sula saimir sula
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 12:47
ZH.LL
policia
TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kërcënuan dhe kanos&eum...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 12:48
I.A
Protesta
TIRANË- Partia e Lirisë ka mbajtur ditën e sotme protestën e radhës kundër arrestimit të kreut të tyr...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 12:24
ZH.LL
droga
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili shiste doza kokaine në qytet. Në kuadër të operacionit "Str...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 11:38
ZH.LL
ambasada amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për aplik...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 11:44
r.ll
policia para spak
TIRANË - Për pak minuta pritet të nisë protesta e thirrur nga Partia e Lirisë para Prokurorisë së Pos...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 11:26
ZH.LL
policia
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim 2 vite më parë ng...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 11:13
ZH.LL
droga
GREQI- Një operacion i ri, i dyti brenda një jave, është kryer në Greqi bazuar në të dhënat e komunikimeve p&...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 10:58
r.ll
pamje nga takimi
STRASBURG- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i shoqëruar nga njësia e inspektorëve, ka zhvilluar...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 10:49
ZH.LL
policia
KORÇË- Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Pojan, Maliq. Personi i arrestuar është...
Aktualitet
6 Dhjetor 2024, 10:38
ZH.LL
policia
VLORË- Një konflikt mes vëllezërve është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas njofti...