LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kërkon të më vrasë me duart e të tjerëve!"/ Artan Hoxha për Berishën: I ka duart me gjak, ka varrezë private!

Gazetari tha se kjo nuk është hera e parë që sulmohet nga ish kryeministri, ndërkohë që renditi një sërë ngjarjesh të rënda për të cilat bën përgjegjës Berishën. 

27 Nëntor 2023, 21:41 Nga I.A
"Kërkon të më vrasë me duart e të
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur akuzave tw ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ai e quajti gazetarin e njohur anëtar të bandës së Bajrave. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se Berisha po e sulmon me stil tipik mafioz, duke kërkuar ta vrasë me duart e të tjerëve. Gazetari tha se kjo nuk është hera e parë që sulmohet nga ish kryeministri, ndërkohë që renditi një sërë ngjarjesh të rënda për të cilat bën përgjegjës Berishën. Po kështu Hoxha deklaroi se nuk ka patur mbrojtje nga asnjë shoqatë e gazetarëve, pavarësisht sulmit brutal nga Berisha dhe as nga kryeministri, që mbrojti një botues, por nuk tha asgjë për sulmin ndaj tij. 

"Çfarë kam patur ia kam thënë në sy Sali Berishës. Ia kam thënë në një debat live, që shqyr zotit e rrejti mendja dhe doli përballë me. Të flasë për krime Berisha që i ka duart të lyera me gjak… Ai ka bërë një varrezë private, duke filluar nga Remzie Hoxha. Isha me djalin e Remziut dhe nuk  i kthejnë as kufomën. Ai djali është rritur jetim dhe fëmijës së parë që i ka lindur i ka vënë emrin Remzi. Remzi Hoxha u rrëmbye dhe u zhduk nga shërbimi sekret i Sali Berishës dhe akoma nuk i ka kthyer kufomën. Kemi si detyrim si shtet për t’ia kthyer të paktën nipit të Remzi Hoxhës. Remzi Hoxha është dëshmor, emrin e të cilit e mbajnë rrugë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Dhe shumë shpejt do të mbajë një rrugë edhe në kryeqytet, në Tiranë.  Më bëhet qejfi që ka reguar, do të thotë që nuk flasim kot. Jo vetëm na paska ndjekur por i paska djegur. Reagimi i Berishës ndaj meje, sepse ai përmendi edhe persona të tjerë. Një botues tjetër e mbrojti kryeministri. Nuk di ndonjë shoqatë gazetarësh, mua nuk më ka mbrojtur njeri. Unë jam i ri mund ta mbaj burgun, ai se mban dot. Ai ka vajtur si Pinoçeti, nuk të çon njeri në burg 80 vjeç, por i kanë marrë pasaportën. Ai solli mesazh të koduar, është akt burracakërie dhe nuk është hera e parë.

Ai tha “është hjeksi i një djali”, përmendi një djalë, një rast që unë e kam denoncuar dhe PD ka deklarata zyrtare për denoncimin tim. Është kanabizimi i Shqipërisë në 2015. Çfarë ndodhi, katër muaj më mbrapa ky personi u ekzkutua, në 19 dhjetor, Jani Kollcinaku, është rrëmbyer, është torturuar dhe goditur me dy plumba pas koke. Tani këtë rast Sali Berisha, çfarë ka bërë? Këtë ngjarje, pasi ka bërë debat me mua, e ka kthyer dhe ka thënë që këtë person e ka dekonspiruar Artan Hoxha, ndërkohë unë me familjen e tij kemi bërë të gjithë përpjekjet për të zbuluar kush e vrau. Berisha nuk ka as kurajon të të vrasë me ato grupet komando, por do të të vrasë me dorën e të tjerëve. Nuk është hera e parë që ma ka bërë. Akti më burracak është kjo, që do të të vrasë me duart e të tjerëve. Pse i dogji ajo që thashë unë? Ne e kemi patur Bardh Spahinë në studio dhe unë i kam thënë që bandat në Shkodër po ndikojnë. Dhe doli siç i thamë ne, që krimi i organizuar është i përfshirë dhe është me mazhorancën. Në zgjedhjet e vitit 2021, Bajrët janë të filmuar dhe dokumentuar, mjetet e blinduara të Behar Bajrit, kanë qenë në fushatë me flamujt e Partisë Demokratike. Kjo nuk do të thotë që PD është anëtar i Bajrave. Pse e bën Berishë këtë? Denoncon vetëm njërën palë, jo tjetrën. Gjuha që përdor Berisha, është gjuha e bandës rivale të Bajrave.

Unë nuk kam qenë pjesëtar i ndonjë bande, por një gjë e kam arritur, faktin që ish kryeministri dhe sh Presidenti i vendit, kam kërkuar të vihet në dispozicion të drejtësisë. Kam dhënë fakte boll, nuk po them 21 Janari dhe Gërdeci…. Ka vrarë njerëzit në Bulevard dhe ka mbrojtur edhe vrasësit. Pse ai përdor këtë me Bajrët dhe rivalët e Bajrave? Kërkon, nëse nuk çon ujë në mullirin e Berishës, të heq qafe me duart e të tjerëve. Nëse ai del sot dhe thotë nuk e njoh Erzen Brecanin? Erzen Brecani ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, për të mbrojtur Berishën. Unë e njoh Breçanin, e kam mik dhe është në çështje gjyqësore që do ta vendosë drejtësia. Është oficer i RENEA që ka marrë pjesë në numrin më të madh të operacioneve me shkëmbim zjarri. Çfarë bën Berisha në këtë moment? Pse i dhëmbi pjesa e kullës? Kur nuk është i përfshirë, le ta lërë kullën. Një njeri që deri dje konsiderohej i paprekshëm, sot është në dispozicion të drejtësisë. Kur i shkon letra, fshihet ai. Unë sot do të luftoj që të drejtat e qytetarit Sali Berisha ti garantohen sipas Kushtetutës. Sali Berisha si shtetar, është gjë tjetër. Të respektohet Kushtetuta dhe ti garantohet liria dhe e drejta si çdo qytetar. Mendoj se porblemi më i madh që ka Shqipëria nuk është Berisha, por mazhoranca. Jam marrë me Berishën kur ishte mbret dhe jo sot. Në vend të merremi me skandalet, ne merremi me gjëra të kaluara. Zoti Berisha e bëri deklaratën të transmetuar live në të gjithë mediat kombëtare. Unë nuk kam aksesin e tij, mbrojtjen e tij, asnjë shoqatë nuk më mbrojti, as kryeministri nuk më mbrojti siç bëri me dikë tjetër. Ai nuk ka tentuar një herë të më vrasë mua por disa herë, tani tenton me duart e të tjerëve. Atë gjuhë që përdor ai, që flet nga selia…", tha Hoxha. 

sali berisha artan hoxha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj