LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli i Europës: Burgu i Tepelenës i papërshtatshëm, duhet të mbyllet

Po ashtu dhe një mjedis i përkohshëm, i përshtatur në burgun e Lezhës, ku strehohen pacientë të burgosur që më parë ishin mbajtur në Institucionin e Posaçëm për të paraburgosurit me sëmundje mendore në Zahari të Krujës, vuan nga “mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik, ndërsa ndërtesa është e papërshtatme”.

13 Janar 2024, 09:24 Nga I.A

 

TEPELENË- Burgu i Tepelenës "ka mangësi të mëdha strukturore dhe është thuajse i papërshtatshëm për t’u përdorur si institucion ndëshkimi", e për pasojë, Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Europës i rekomandon autoriteteve shqiptare mbylljen e tij. Një raport i hartuar pas një vizite që një delegacion i këtij Komiteti, zhvilloi në Shqipëri në maj të vitit të kaluar vë në dukje se “mjediset e burgut të Tepelenës ishin të degraduara”.

Sipas dokumentit të publikuar të premten “qelitë e vendosura në katin përdhes ishin të ajrosura keq, shumë prej tyre gjithashtu ishin në gjendje të keqe për t’u riparuar. Dushet e përbashkëta ishin të rrënuara dhe pati ankesa të shumta nga të burgosurit për ngrohje të pamjaftueshme në dimër. Një numër të burgosurish mbaheshin në mjedise shumë të ngushta, ku qelitë ofronin më pak se 3 m2 hapësirë banimi për person” . Në vlerësimin e Komitetit “situata aktuale në këtë institucion cënon seriozisht cilësinë e jetës së të burgosurve dhe kushtet e punës së stafit” duke vënë në pah se ndërhyrjet për përmirësime thelbësore do të ishin me një kosto shumë të lartë. “Prandaj Komiteti rekomandon që t'i jepet prioritet i lartë, tërheqjes nga shërbimi i këtij burgu”, nënvizon raporti.

Një situatë problematike paraqitet, sipas raportit, dhe në Bllokun A të burgut 313 në Tiranë, ku Komiteti shprehet i shqetësuar se “pavarësisht garancive të dhëna nga autoritetet shqiptare gjatë vizitës në vitin 2018, Blloku i vjetër A nuk i ishte nënshtruar një rinovimi të madh. Kushtet e ndalimit në këtë ndërtesë mbetën jashtëzakonisht të këqija (mbipopullim serioz, akses shumë i kufizuar në dritën natyrale, ajrim i dobët në qeli, mure me lagështirë, etj.) dhe në disa raste mund të konsideroheshin si trajtim çnjerëzor dhe degradues”. Por delegacioni thekson se ka marrë garanci se qeveria shqiptare ka ndarë fondet e nevojshme për rindërtimin e plotë të këtij Blloku.

Dhe në spitalet ku trajtohen të burgosurit, gjendja vlerësohet kritike në disa raste. “Pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës, Komiteti vazhdon të konsiderojë se kushtet e jetesës që u ofrohen pacientëve mbeten të papërshtatshme”, shkruhet në raport. Po ashtu dhe një mjedis i përkohshëm, i përshtatur në burgun e Lezhës, ku strehohen pacientë të burgosur që më parë ishin mbajtur në Institucionin e Posaçëm për të paraburgosurit me sëmundje mendore në Zahari të Krujës, vuan nga “mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik, ndërsa ndërtesa është e papërshtatme”. Një situatë e cila sipas raportit “zhbën, thuajse totalisht, çfarëdo kontributi pozitiv që mund të ishte bërë, pas transferimit në 2021. Akoma më keq, nëse numri i pacientëve vazhdon të rritet, kushtet e jetesës në objektin e përkohshëm mund të degradojnë lehtësisht edhe më tej, deri në një trajtim çnjerëzor dhe degradues”. Sipas dokumentit, autoritetet shqiptare synojnë ndërtimin e një objekti të ri që të mbledhë të gjithë pacientët me probleme shëndetësore, kryesisht mendore, e se për këtë kanë aplikuar për financim në kuadër të Instrumentit III të Asistencës Para-Aderimit të Bashkimit Evropian.

Një problem madhor, i trashëguar në kohë, mbetet mbipopullimi në burgje e në paraburgim. Shqipëria vlerësohet të ketë “një nga nivelet më të larta të burgosjeve ndër vendet anëtare të Këshillit të Evropës”. Numri i të paraburgosurve është rritur me 22 përqind, duke përbërë me shumë se gjysmën e popullsisë së burgjeve. Komiteti vë në dukje se ky fenomen “siç pranohet nga autoritetet, mbeti një sfidë kryesore për administratën e burgjeve në sigurimin e kushteve të kënaqshme të jetesës në të gjithë sistemin e burgjeve”. Sipas raportit “autoritetet shqiptare duhet t'i kushtojnë një prioritet të lartë masave të projektuara për të trajtuar problemin e mbipopullimit të burgjeve në rrënjët e tij, në mënyrë që t'i jepet një fund një herë e mirë këtij fenomeni. Në veçanti, duhen bërë përpjekje të forta për të kufizuar përdorimin e paraburgimit, dhe për të shkurtuar kohën e kaluar nga të burgosurit në ambientet e paraburgimit, me synimin për të ndalur rritjen e vazhdueshme të popullsisë së paraburgosur dhe për të përmbysur tendencën e deritanishme”.

Raporti ndërkohë, ka konstuar pozitivisht faktin që të ndaluarve nuk u pengohet qasja për të patur një avokat mbrojtës, si dhe trajtimin e personave që kishin qenë në paraburgim apo institucione policore, përveç disa episodeve të izoluara. Megjithatë Komiteti vlerëson se “ende kërkohet një veprim i fuqishëm shtesë për të çrrënjosur keqtrajtimin e policisë”.

Marrë nga VOA

burgu i tepelenës këshilli i europës

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj