Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në deklaratën e mëposhtme të firmosur nga përfaqësuesit e pesë komuniteteve fetare të vendit, kërkohet përfundimi i menjëhershëm të luftës dhe lirimi i të gjithë pengjeve.
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka shprehur shqetësimin lidhur me situatën dramatike humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Në deklaratën e mëposhtme të firmosur nga përfaqësuesit e pesë komuniteteve fetare të vendit, kërkohet përfundimi i menjëhershëm të luftës dhe lirimi i të gjithë pengjeve.
KNFSH kërkon po ashtu ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilët sipas tyre, janë viktimat më të mëdha të këtij konflikti. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thekson në deklaratë se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë.
DEKLARATA E PLOTË:
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, si përfaqësues i pesë komuniteteve fetare të vendit, ka ndjekur me vëmendje ndër vite çdo shqetësim kombëtar dhe ndërkombëtar, që ka cenuar paqen sociale dhe bashkëjetesën shoqërore.
Sot, ne komunitetet fetare në Shqipëri, bashkojmë zërin tonë me thirrjet ndërkombëtare të organizatës Religions for Peace Europe, institucion ku ne bëjmë pjesë, thirrjes së fundit të Patriarkanës Latine dhe asaj Ortodokse të Jeruzalemit, thirrjes së 80 rabinëve ortodoksë nga e gjithë bota, komuniteteve islame dhe të krishtera nga mbarë bota, OKB-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare, ku me apelin e tyre, ata shprehin shqetësimin e thellë për situatën dramatike humanitare në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke kërkuar përfundimin e menjëhershëm të luftës dhe lirimit të të gjithë pengjeve.
KNFSH kërkon ndalimin e dhunës dhe garantimin e mbrojtjes së jetës së civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve, të cilët janë viktimat më të mëdha të këtij konflikti. Shpërngulja e detyruar e popullsisë, pengimi i ndihmës humanitare dhe shkatërrimi i infrastrukturës bazë nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë dhe përbëjnë një shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor.
Në frymën e solidaritetit ndërfetar dhe të përgjegjësisë morale që feja mbart, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë riafirmon se paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, mëshirë dhe respekt të ndërsjellë.
Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve botërorë, institucioneve ndërkombëtare dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të shtojnë përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit, për të siguruar menjëherë ndihmën e nevojshme humanitare dhe për të hapur rrugën drejt një paqeje të drejtë e të qëndrueshme në Tokën e Shenjtë dhe përreth saj.
Zoti i bekoftë paqendërtuesit!
Foto ilustruese ITALI – Një 22-vjeçar shqiptar, shpërndarës lëndësh narkotike, është arrestuar në Fano...
DURRËS- Aldi Mustafa, 39-vjeç është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Durrës, të cilit iu gjet me vete një arm&eu...
foto ilustruese DURRËS -Policia e Durrësi ka dhënë ditën e sotme detaje lidhur me operacionn për arrestimin e dy përsona...
ardian halili DURRËS - Policia e Durrësit ka dalë sot në një konferencë për mediat ditën e sotme ku ka ndarë d...
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend gjatë 24 o...
zjarri DEVOLL- Vatra e zjarrit në fshatin Miras të Devollit vijon aktive prej ditës së djeshme. Flakët kanë djegur sipër...
foto ilustruese TIRANË- Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë...
foto ilustruese TIRANË- Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për programin IPARD II ka pë...
foto ilustruese TIRANË- Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me nj&e...
foto ilustruese TIRANË- Masat e nxehta afrikane do të jenë prezent në vendin tonë duke sjellë në orët e para të...