10 Korrik 2024, 09:06
Nga r.ll
telefonat e sekuestruar
TIRANË- Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Big Match" që synonte goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të faitt. Si rezultat i hetimeve 11 persona janë arrestuar në Tiraë 2 janë proceduar dhe një është shpallur në kërkim.
Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë, pasi kishin përshtatur lokale të ndryshme në kryeqytet për organizimin e lojërave të fatit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 000 lekë të rinj dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Tiranë
Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, ndjekur me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin e Forcës së Posaçme "Shqiponja", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Big Match".
Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune hetimore të mirorganizuar, janë identifikuar subjekte dhe shtetas të dyshuar, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për lotari sportive.
Gjatë kontrolleve në këto subjekte janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
- A. M., 49 vjeç, A. S., 50 vjeç, D. S., 48 vjeç, F. K., 22 vjeç, H. M., 28 vjeç, I. S., 46 vjeç, K. L., 25 vjeç, Sh. B., 60 vjeç, K. B., 31 vjeç, R. Xh., 36 vjeç, dhe M. D., 21 vjeç.
Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit F. S., 23 vjeç, dhe L. K., 28 vjeç.
Po në kuadër të këtij operacioni u shpall në kërkim shtetasi I. R., 40 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale të ndryshme në Tiranë, të cilat ishin përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke ushtruar veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 000 lekë të rinj dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
policia e tiranes lojera fati operacioni big match
Aktualitet
10 Korrik 2024, 08:04
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një automjet në aksin rrugorë Fier–Seman është përfshirë nga flakët mbrëmjen e dje...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 07:27
r.ll
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme p...
Aktualitet
10 Korrik 2024, 07:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Autostrada Thumanë – Kashar, e cila u hap për trafikun këtë muaj do të jetë një nga k...
Aktualitet
9 Korrik 2024, 22:23
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Në Tiranë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, shprehu sot shqetësim për ecurin...
Aktualitet
9 Korrik 2024, 21:24
N.F
Mehmet Uruçi
ELBASAN- Fiks Fare rikthehet në Elbasan, ku denoncoi para disa muajsh asfaltin elektoral për zgjedhjet vendore 2023. Tashm&eu...
Aktualitet
9 Korrik 2024, 20:54
r.ll
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Korçë, në una...
Aktualitet
9 Korrik 2024, 20:33
r.ll
foto nga operacioni
DROPULL - Dy zjarrfikës kanë mbetur të lënduar gjatë punës për shuarjen e zjarreve në Dropull....
Aktualitet
9 Korrik 2024, 19:31
N.F
Elbasan
ELBASAN- Pasditen e sotme moti ka marrë një kthesë në Elbasan ku raportohet se ka rënë breshër. Në një...
Aktualitet
9 Korrik 2024, 19:13
N.F
Helikopteri
DURRËS- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Sarandë. Raportohet se një vajzë 14-vje&cced...
Aktualitet
9 Korrik 2024, 18:56
N.F
Foto ilustruese
ITALI- Një operacioi antidrogë është regjistruar së fundmi në Itali ku bë i mundur kapja e disa kil...