LIVE UPDATES
Aktualitet

'Kishte një lidhje të pamundur'/ U braktis 1 vjeçe nga prindërit, ‘mallkimi’ që përndoqi Orianën, nënën që hodhi në lumin Kir foshnjën e sapolindur, daja hesht

Të njohur në fshat si një familje me gjendje jo të mirë ekonomike, por të ndershëm, familja Rexhepi askujt nuk i qau hallin për gjëmën që u bëri e motra e cila u zhduk sipas gojëdhënave të fshatit është në Greqi dhe që kurrë nuk u interesua për të bijën.

12 Janar 2023, 15:57 Nga k.m.
'Kishte një lidhje të pamundur'/ U braktis 1 vjeçe
Foto ilustruese

SHKODËR- Në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethinat, 2 kilometra larg qytetit të Shkodrës Oriana Gremin pak e njohin. Por historinë e gruas 32-vjeçare që hodhi foshnjën njëjavëshe të porsalindur në ujërat e lumit Kir, bashkëfshatarët e saj e njohin mirë. Pas ngjarjes së rëndë të së premtes, ajo që u shkon në mend është fati i keq i jetimes që u braktis nga prindërit në moshën 1-vjeç.

“Braktisja është i njëjti skenar që e ëma bëri me të, por teksa Oriana pati njerëz që e rritën, foshnjën e saj nuk doli kush zot ta mbajë”, thonë fqinj të saj.

Po cila është historia e Orjana Gremit?

E lindur më 5 shkurt të vitit 1991 në Fier nga nëna Myzafere dhe babai Baki, një vit pas lindjes dhe ndarjes me bashkëshortin, nëna e Orjanës do ta sillte foshnjen tek vëllezërit e saj në fshatin Golemi dhe më pas do të zhdukej. Orjana, 1 vjeç do të rritej në shtëpinë e dajës Merzuk Rexhepi. Gruaja e tij Hasija do ta rriste Orjanën si vajzën e saj, bashkë me dy djemtë Fisnikun sot 40-vjeç dhe Denisin 37-vjeç.

Të njohur në fshat si një familje me gjendje jo të mirë ekonomike, por të ndershëm, familja Rexhepi askujt nuk i qau hallin për gjëmën që u bëri e motra e cila u zhduk sipas gojëdhënave të fshatit është në Greqi dhe që kurrë nuk u interesua për të bijën.

Nuk e kemi parë asnjëherë në fshat Myzaferen. As të atin. Sipas asaj që kemi parë, vajza u rrit te dajat dhe askush nuk e mori vesh cilët janë prindërit e saj. Ajo ka kryer vetëm arsimin bazë dhe më pas shkonte kulloste bagëtitë. Familja e dajës së saj është e tërhequr, nuk kanë miqësi në fshat, nuk bisedojnë me njeri, nuk kanë shoqëri përveç brenda fisit të tyre”, thotë Erjon Selgjukaj, administrator i komunës Rrethinat Shkodër.

Por si është pritur ngjarja e rëndë e ndodhur të premten nga bashkëfshatarët?

Erjoni thotë për Gazeta “SI” se askush në fshat nuk e ka komentuar. U vjen keq për familjen Rexhepi, Marzukun 70-vjeçar që Orjanën e rriti si vajzën e tij.

Dyshimet e para që kanë të gjithë është një mundësi lidhjeje e fshehtë e vajzës në fabrikën ku punonte.

Në moshën 23-24 vjeç Orjana, sikurse gratë dhe vajzat e fshatit nisi punën në një fasoneri në qytet. Ata shkonin me biçikleta sepse fshati është shumë afër Shkodrës, rreth 2 km. Zëra brenda në fshat thonë se dikush në ambientet e punës mund ta ketë gënjyer vajzën.

“Fabrika ku punonte është ndër më të mëdhatë në Shkodër, rrobaqepësi me afro 500 punëtorë. Dyshime ka për një lidhje të pamundur por që vajza u detyrua ta fshehë shtatzaninë. Askush në fshat nuk e ka ditur më parë këtë sepse vajza nuk dilte nga shtëpia”, thonë fqinjët e Orjanës.

I pyetur nga Gazeta “Si”, djali i dajës që e rriti Orjanën, Fisnik Rexhepi tashmë i martuar thotë se nuk dëshiron të shprehet në lidhje me ngjarjen.

“Kam dëshirë mos me u përzi”, thotë ai në lidhje me kushërirën e tij.

Banesa e Marzuk Rexhepit është një shtëpi e vjetër por me rrethim si një kështjellë. Të bën çudi avllia e lartë, ndryshe nga shtëpitë e tjera, ku duket se siguria brenda mureve të shtëpisë është thelbësore, me rëndësi.

Fqinjët e Orjanës të tregojnë se vajzën përveç se në mëngjes që nisej në punë dhe pasdite kur kthehej nuk e kanë parë kurrë më në këto vite. E po ashtu dhe familjarët e saj, që nuk dalin as në kafen e fshatit.

“Janë njerëz punëtorë por të ftohtë, të tërhequr, pa shoqëri. Punojnë në ndërtim dhe tani po ndërtojnë shtëpinë e re pas së vjetrës. Orjana e mbante vetë rrogën e saj dhe nuk ia prekte kush. Duhet ta ketë gënjyer dikush dhe vajza e pësoi. Duket se ka patur fatin e keq të së jëmës”, thonë bashkëfshatarët.

E teksa ajo pati fatin të rritet nga duart e Hasijes dhe Marzukut që i hapën derën, për foshnjen e saj askush nuk mori guximin ta mbrojë, duke ja lënë nënës në dorë, që në kushte të vështira ekonomike zgjodhi të jetë vrasëse e foshnjes së saj.

Ajo që ka çuditur zonën dhe njerëzit që e njohin Orjanën e historinë e saj, është fakti që as në këto momente të vështira për të, 32-vjeçarja nuk ka askënd pranë, as prindërit biologjikë dhe as dajat e saj. Të gjithë e kanë braktisur, duke e dënuar përjetë për krimin që bëri./GazetaSi

orjana gremi 32-vjecarja hedh beben ne lumin kir


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj