LIVE UPDATES
Aktualitet

"Kjo është e pavërtetë"/ Aleanca LGBTI: Nisma Thurje pretendon se po i the bashkisë që je LGBTI, fap të jep kredi të butë për strehim

Në reagim thuhet se nga ky ligj përfitojnë ato qytetarë LGBTI që janë subjekt i dhunës dhe diskriminimit sistematik, të faktuar nga raporte në polici dhe organe kompetente, për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor dhe që, si pasojë, ndodhen në kushte të pafavorshme ekonomike dhe sociale. 

14 Tetor 2024, 15:14 Nga r.ll
"Kjo është e pavërtetë"/ Aleanca LGBTI: Nisma
foto ilustruese

TIRANË- Aleanca e komunitetit LGBTI është shprehur se ligji për strehimin social për individët që i përkasin komunitetit LGBTI është në fuqi. Në reagim thuhet se nga ky ligj përfitojnë ato qytetarë LGBTI që janë subjekt i dhunës dhe diskriminimit sistematik, të faktuar nga raporte në polici dhe organe kompetente, për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor dhe që, si pasojë, ndodhen në kushte të pafavorshme ekonomike dhe sociale. 

Në deklaratë, aleanca i është përgjigjur edhe komenteve të Pano Sokos dhe Adriatik Lapajt, të cilët shprehen se ekzistenca e personave LGBTI kërcënon konceptin e familjes. Pyetjes së Sokos, përfaqësues i Nismës Thurje, "Pse duhet të paguhen me taksat e mia këto persona?", aleanca i përgjigjet duke i thënë se këta persona janë taksapagues në vendin tonë, ashtu si çdo qytetar tjetër.

"Kërcënimi i vërtetë për familjen shqiptare nuk vjen nga dy njerëz që duhen dhe luftojnë për të jetuar të lirë, të barabartë dhe me dinjitet. Kërcënimi vjen nga korrupsioni që ka deformuar çdo marrëdhënie dhe sens drejtësie në këtë vend, nga mungesa e shtetit ligjor dhe politikat sociale që nuk janë gjithëpërfshirëse." ishte dhe përgjigja e përfaqësueses së komunitetit LGBTI, Xheni Karajt për deklaratat e Lapajt.

REAGIMI I PLOTË:

Që nga viti 2018, është në fuqi Ligji Nr. 22/2018 për Strehimin Social, ku në Nenin 16 të këtij ligji thuhet qartë: Ndihmohen individët që i përkasin komunitetit LGBTI dhe që janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor, bazuar në vendimet e organeve kompetente, sipas legjislacionit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Pra, përfitojnë nga kjo politikë ata qytetarë LGBTI që janë subjekt i dhunës dhe diskriminimit sistematik – të faktuar nga raporte në polici dhe organe kompetente - për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor dhe që, si pasojë, ndodhen në kushte të pafavorshme ekonomike dhe sociale. Këtu përfshihen persona LGBTI të dhunuar dhe përzënë nga shtëpitë nga familjarët e tyre, apo ata që nuk mund të gjejnë punë për shkak të diskriminimit dhe nuk kanë mundësi të sigurojnë të ardhura për nevojat bazike, siç është strehimi.

Në vijim, dua të adresoj një tjetër koment të bërë nga Pano Soko, gjithashtu përfaques i Nismës Thurje, i cili pyet: "Pse duhet të paguhen me taksat e mia këto persona?" dhe përmend "shenjtërinë e familjes," duke sugjeruar se ekzistenca e personave LGBTI është kërcënim për familjen.

Duhet të kujtojmë se paratë e taksapaguesve përdoren për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe komunitetet e margjinalizuara. Programet sociale që synojnë të sigurojnë një jetë me dinjitet për personat LGBTI nuk janë ndryshe nga ato që mbështesin gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, apo pakicat racore dhe etnike. Kundërshtimi ndaj pjesëmarrjes së personave LGBTI në këto programe bie ndesh me vlerat e barazisë dhe drejtësisë mbi të cilat është ndërtuar shoqëria dhe sistemi ynë demokratik.

Personat LGBTI janë qytetarë, taksapagues dhe kontribuues në ekonominë e vendit, ashtu si çdo qytetar tjetër. Programet sociale ekzistojnë për të mbrojtur dhe mbështetur grupet më vulnerabël dhe të margjinalizuara, duke siguruar që të gjithë të kenë mundësi të barabarta dhe të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut.

Pyetja që duhet të bëni si politikanë nuk është "Pse duhet të mbështesim me taksat tona personat LGBTI?" por "Si mund të sigurohemi që çdo qytetar, pavarësisht tipareve si orientimi seksual, etnia, gjinia apo aftësitë ndryshe, të jetojë me dinjitet?"

Xhepat e Panos do përfitonin shumë nëse Pano do nxiste një frymë që nuk krijon kosto në shoqëri.

Retorika populiste e kërcënimit të familjes përdoret edhe nga Adriatik Lapaj, i cili shkruan në Facebook: "Kush sulmon konceptin e familjes meriton vetëm neverinë tonë. Rroftë familja! Rroftë nëna! Rroftë babai!"

Nëse mesazhi këtu është se ekzistenca e orientimit të ndryshëm seksual rrezikon familjen, atëherë i kujtoj Panos, Adriatikut, dhe shokëve të tyre se ne, personat LGBTI, ashtu si ju, kemi ardhur në jetë nga prindërit tanë—nënat dhe baballarët që na kanë rritur me dashuri dhe sakrifica. Fatmirësisht, shumë prej tyre i bëjnë ballë përditë miopisë së të tjerëve dhe përfaqojnë fëmijët e tyre, mbrojnë familjen e tyre dhe nuk i flakin tutje që t’i mbyllin gojën komshies apo për një grusht vota. Ne i konsiderojmë prindërit tanë të shenjtë dhe jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që kanë bërë për ne. Me të njëjtën dashuri dhe sakrifica me të cilat jemi rritur prej tyre, kemi krijuar edhe ne familjet tona, të cilat, për shkak të politikanëve frikacakë si ju, nuk gëzojnë asnjë të drejtë ligjore.

Kërcënimi i vërtetë për familjen shqiptare nuk vjen nga dy njerëz që duhen dhe luftojnë për të jetuar të lirë, të barabartë dhe me dinjitet. Kërcënimi vjen nga korrupsioni që ka deformuar çdo marrëdhënie dhe sens drejtësie në këtë vend, nga mungesa e shtetit ligjor dhe politikat sociale që nuk janë gjithëpërfshirëse. Familjeve shqiptare u kanë ikur dhe vazhdojnë tu ikin fëmijët jashtë vendit për një jetë më të mirë, çuditërisht, atje ku qytetarët LGBTI gjithashtu gëzojnë trajtim më të drejtë se këtu.

Si politikanë të rinj, ju keni marrë përsipër të sillni një frymë të re politike, të bazuar në vlera demokratike. Por Shqipëria NUK BËHET me retorika të tilla përjashtuese dhe diskriminuese që vetëm thellojnë ndasitë dhe dëmtojnë si familjen ashtu edhe kohezionin shoqëror.

Është e qartë për mua që, këto qëndrime që mbani vijnë nga paragjykimet tuaja të brendshme dhe nga bindja populiste se sulmimi i komunitetit LGBTI do t'ju sjellë më shumë vota. Por, duke na sulmuar neve, ju nuk do të humbisni vetëm votat tona, por edhe ato të familjeve tona, miqve tanë, aleatëve tanë dhe çdo personi që është i lodhur nga modeli i vjetër i politikave përçarëse.

Unë, si dhe shumë të tjerë, pyesim veten: Nëse ju tregoni këto tendenca shtypëse dhe autoritare ndaj një prej grupeve më vulnerabël të shoqërisë pa qenë ende pjesë integrale e politikës, si do të përdornit pushtetin tuaj nëse do të ngjiteshit më lart politikisht?

komuniteti lgbt nisma thurje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj