"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim...
7 Korrik...
Aktualitet
“Kjo është protesta më paqësore e historisë së vendit,”/ Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar
Më tej ai shtoi se policia duhet të ketë kujdes, pasi në protestë ka gra, fëmijë dhe gra shtatzëna.
6 Korrik 2026, 19:24Nga E.d
Qytetari
TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se kjo është protesta më paqësore e historisë së këtij vendi. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha se qytetarët po protestojnë për të drejtat që u janë mohuar.
Më tej ai shtoi se policia duhet të ketë kujdes, pasi në protestë ka gra, fëmijë dhe gra shtatzëna. Sipas tij, një veprim i tyre mund të ndezë shkrepësen.
“Unë jam agjent i Iranit, i rusit… ku ka shqiptar që nuk ja kanë bërë borxh këta?! Jam xhaxhai i një polici që ishte për 30 vite polic i shtetit dhe jo i partisë. Kam një mesazh për Policinë e Shtetit: Ju e dini që kjo është protesta më paqësore e historisë së këtij vendi. Këtu ka gra, gra shtatzëna.
Një veprim i juaj mund të ndezë shkrepësen, dhe besoj se as ju nuk jeni dakord që ta ndizni këtë shkrepëse. Ne nuk jemi mbeturina, ne jemi qytetarë dhe protestojmë për të drejtat tona që na kanë mohuar,” tha ai./Dosja.al