LIVE UPDATES
Aktualitet

"Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave"/ Gazeta italiane: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

Gazeta italiane thekson se klanet e Tiranës dinë të lidhen me politikanët për të marrë tendera dhe autorizime në këmbim të votave dhe favoreve.

23 Tetor 2025, 11:32 Nga E. D
"Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të
foto ilustruese

ITALI- Gazeta italiane, IL MATTINO i ka kushtuar një artikull vendit tonë, ku tregon sesi Shqipëria u kthy në narko-shtet dhe si klanet shqiptare marrin tendera në këmbim të votave. IL MATTINO shkruan se përshkrimin “narkoshtet” për Shqipërinë nuk është aspak një ekzagjerim. 

Një person i ’Ndranghetës, i vendosur në Romë ku njohu shumë mirë shqiptarët, rrëfen se shqiptarët janë të besueshëm, mizorë, seriozë dhe kanë vetëm një fjalë. Ai shprehet se kur bën marrëveshje me ta, nuk janë zhurmues, nuk bëjnë gjeste dhe shfaqje. Personi i ’Ndranghetës, thekson gjithashtu se shqiptarët kanë gjithçka, bar, heroinë, kokainë, AK-47, bomba dore, uzi, pushkë dhe pistoleta. 

Ndërsa një tjetër i penduar, pasardhës i një prej familjeve më të fuqishme të ’Ndranghetës, thotë se klasnet shqiptarë kanë familje të pastra, marrin gjithçka në Evropë dhe Itali. Në artikull thuhet gjithashtu se në klanet shqiptare është e vështirë që dikush të pendohet dhe kanë një rrjet njerëzish të pafajshëm, në emër të të cilëve regjistrojnë gjithçka. Në fund, gazeta italiane thekson se klanet e Tiranës dinë të lidhen me politikanët për të marrë tendera dhe autorizime në këmbim të votave dhe favoreve.

Artikulli i Plotë i IL MATTINO: 

Disa e përshkruajnë Shqipërinë si një “narkoshtet”, dhe duke lexuar dokumentet e hetimeve, ky nuk duket aspak një ekzagjerim. Gjithçka fillon pas rënies së regjimit komunist, nga vitet ’90 e tutje, kur shqiptarët, të varfër dhe të dëshpëruar, zbarkuan në Itali, duke ëndërruar “Lamerikën”, për të përdorur fjalën e Gianni Amelio. Disa prej tyre, sapo zbarkuan, ndërtuan një karrierë kriminale duke mësuar pranë mafiozëve, kamorristëve, ‘ndranghetistëve dhe anëtarëve të ‘Sacra Corona Unita’.

Ata lidhën një marrëveshje me klanet italiane dhe u bënë së pari skafistë dhe kontrabandistë, pastaj rrahës dhe vrasës me pagesë të krimit të organizuar, “e më pas trafikantë njerëzish dhe trafikantë droge që sot, shumë të fuqishëm, kontrollojnë qendra shpërndarjeje dhe porte në të gjithë botën”, shkruan gazetari investigativ nga Nola, Nello Troçhia, në librin ‘Invincibili’, ku, përmes dëshmive të gjyqtarëve, viktimave, hetuesve, ish-vrasësve, trafikantëve, narkotikëve dhe sipërmarrësve, rindërton historinë e klaneve shqiptare që e nisën nga Roma për të pushtuar botën.

Së pari filluan të trafikonin kanabis, pastaj heroinë, falë lidhjeve me mafian turke, dhe më në fund kokainë, për të cilën, thekson Nicola Gratteri, prokuror i përgjithshëm i Napolit, “janë bërë ndërmjetës ndërkombëtarë. Menaxhojnë pjesën më të madhe të kokainës të shitur në Evropë dhe kontrollojnë pothuajse të gjitha tregjet e drogës në Londër. Falë aleancës tregtare me ‘Ndranghetën, mafia shqiptare ka arritur të konsolidohet në Amerikën Latine, veçanërisht në Ekuador, Kolumbi dhe Brazil”.

Si tek klanet kalabreze, edhe tek ato shqiptare është e vështirë që dikush të pendohet; mbizotëron familja e ngushtë. Ata kanë një rrjet njerëzish të pafajshëm, në emër të të cilëve regjistrojnë gjithçka. Lëvizin në heshtje, nën sipërfaqe, dhe janë mizorë pa mëshirë. Gjatë luftës së Secondigliano-s, midis 2003 dhe 2005, mes Di Lauro dhe ndarësve, thuhej se të parët kishin një grup shqiptarësh që, pas vrasjes, u prisnin kokat viktimave.

Një person i ’Ndranghetës, i vendosur në Romë ku njohu shumë mirë shqiptarët, rrëfen për ta: “Janë të besueshëm, janë mizorë, janë seriozë, kanë vetëm një fjalë. Kanë më shumë besueshmëri se kamorristët. Kjo është një tipar thelbësor. Kur bën marrëveshje me ta, nuk janë zhurmues si romanët, nuk bëjnë gjeste, nuk bëjnë shfaqje. Oferta e tyre është e gjerë dhe e favorshme. Kanë gjithçka: bar, heroinë, kokainë, AK-47, bomba dore, uzi, pushkë, pistoleta”.

Një tjetër i penduar, pasardhës i një prej familjeve më të fuqishme të ’Ndranghetës, thotë: “Narkosit shqiptarë kanë familje të pastra, marrin gjithçka në Evropë dhe Itali. Kanë regjistruar te njerëz të besuar piceri, hotele, restorante, plazhe. Cikli i ndërtimit të paligjshëm nuk është më i yni. Ata sjellin pesëdhjetë familje fatkeqe dhe blejnë gjithçka. Kanë një ushtri njerëzish në emër të tjerëve. Pa harruar se në vendin e tyre riciklojnë dhe bëjnë çfarë duan”.

Klanet e Tiranës dinë të lidhen me politikanët për të marrë tendera dhe autorizime në këmbim të votave dhe favoreve: parabola kriminale e bosëve shqiptarë, “ngjitja e këtij lloji të veçantë mafie na prek të gjithëve. Sepse nga Ekuadori në Itali, nga Evropa në Dubai, në krim valëvitet një flamur, dhe është shqiptar”./Dosja.al

shqipëria

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj