LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kohë lufte, Shqipëria ‘hap thesin’ për blerje armatimesh"/ BIRN: Qeveria plan investimesh në sektorin e mbrojtjes me vlerë gati 120 mln euro

Qeveria shqiptare ka një plan investimesh të reja në sektorin e mbrojtjes me vlerë gati 120 milionë euro, të cilat i shtohen planeve ekzistuese. Parashikohet zgjerimi i bazave ekzistuese dhe pajisja e helikopterëve me transponder me vlerë mbi 30 milionë euro.

3 Nëntor 2023, 16:37 Nga Gjergj Erebara

“Kohë lufte, Shqipëria ‘hap thesin’ për blerje

TIRANË- Shqipëria pritet të shpenzojë qindramilionë euro më shumë për mbrojtjen gjatë viteve në vijim, ndërsa koha gjatë së cilës vendi mund të kursente nga ky sektor për të investuar në zhvillimin ekonomik dhe social duket se ka mbaruar. Planifikimet për shpenzimet ushtarake të projekt-buxhetit të shtetit 2024, të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë, flasin për një rritje substanciale në shpenzime për baza ushtarake, armatime e municione si dhe blerje të sistemeve të kushtueshme të luftës ajrore, dronë nga Turqia dhe një sistem transponderi me vlerë mbi 30 milionë euro që duket se do të instalohen në helikopterët Blackhawk.

Një bazë modeste ushtarake në zonën e Bizës në malësinë e Tiranës pritet të kthehet në një kompleks me vlerë gati 15 milionë euro, ndërsa baza detare e Pashalimanit pritet investohet në ndërtim bankinash dhe thellim të basenit me vlerë afërsisht 5 milionë euro.

Investimet e reja të planifikuara në tavanet buxhetore të këtij viti vijnë krahas programit ekzistues të investimeve, të cilat përfshijnë blerjen e avionëve pa pilot me vlerë 75 milionë euro, program që ka nisur në vitin 2022 apo ndërtimi i një poligoni në Pajet me vlerë mbi 2 milionë euro.  Në total, programi i investimeve të mbrojtjes për periudhën 2022-2028 arrin në gati 800 milionë euro.

Për vitin 2024, Shqipëria pritet të shpenzojë për sektorin e mbrojtjes 33 miliardë lekë (rreth 310 milionë euro), me një rritje të konsiderueshme prej 27% përkundrejt buxhetit 2023. Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është e konsiderueshme duke marrë parasysh se shpenzimet e përgjithshme buxhetore pritet të rriten me vetëm 7.1%.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së konsiderueshme, shpenzimet për mbrojtjen vijojnë të mbeten ndjeshëm më poshtë se sa standardi i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), në të cilën Shqipëria bën pjesë që nga viti 2009. Shuma prej 33 miliardë lekësh e planifikuar për t'u shpenzuar në vitin 2024 përbëjnë vetëm 1.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë, nga 2% e PBB-së që Shqipëria dhe vendet e tjera anëtare kanë rënë dakord të shpenzojnë për mbrojtjen në vitin 2006.

Në fakt, Shqipëria nuk e ka plotësuar këtë kuotë minimale asnjëherë në historinë e vet ndërsa shpenzimet për mbrojtjen gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të ulëta si përqindje e PBB-së. Në mënyrë që Shqipëria të plotësojë kuotën minimale prej 2% të PBB-së, shpenzimet e mbrojtjes do të duhej të ishin gati 49 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të NATO-s, Polonia, Shtetet e Bashkuara dhe Greqia janë mes vendeve anëtare të NATO-s që mbajnë shpenzime për mbrojtjen më të larta se sa 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Greqia kanë mbajtur prej shumë vitesh kuota të tilla të larta shpenzimesh ndërsa Polonia ka shtuar shpenzimet në mënyrë dramatike përgjatë dy viteve të fundit, veçanërisht si pasojë e sulmit të Rusisë kundër Ukrainës.

Shqipëria ka një ushtri të vogël me një personel prej 6,600 vetësh, ushtria e pestë më e vogël mes vendeve anëtare pas Luksemburgut, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Slovenisë, duke mos llogaritur Islandën, vendin e vetëm anëtar të NATO-s që nuk ka ushtri.

Shtetet e Bashkuara me 1.34 milionë trupa dhe Turqia me 461 mijë janë vendet anëtare me ushtritë më të mëdha.

Llogaritjet e NATO-s tregojnë se sipas të dhënave të vitit 2023, Shqipëria është vendi anëtar me shpenzimet më të ulëta për frymë në sektorin e mbrojtjes. Mbrojtja i kushton këtë vit qytetarëve shqiptarë 93 dollarë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kushton 114 USD e në Malin e Zi, 151 USD. Mbrojtja u kushton amerikanëve 2,220 dollarë në vit, ndërsa norvegjezëve u kushton 1,339 dollarë. Vendet e mëdha si Gjermania apo Franca janë kritikuar prej vitesh për shpenzime të ulëta. Një qytetari gjerman mbrojtja i kushton 677 dollarë në vit ndërsa atij francez, 737 dollarë.

Shpenzimet për mbrojtjen kanë filluar të ndryshojnë në mënyrë radikale në shumë vende që pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës në vitin 2022, ngjarje që ndryshoi perceptimin për paqe, së paku sa i përket luftës konvencionale në kontinentin Evropian.

Marrë nga Reporter.al

nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj