24 Gusht 2022, 22:06
Nga I.A
Vila Enea
ELBASAN- Gazetari Elton Qyno ka publikuar një video nga vila e Gentian Sharrës në Bradashesh të Elbasanit. Vila 'Enea', e cila është marrë në sekuestrim nga Gjykata e Elbasanit, duket se nuk është plotësisht e sekuestruar. Kjo pasi në pamjet e mëposhtme, siç shkruan dhe Qyno shihen të gjitha dritat e kësaj vile ndezur. Qyno po ashtu ka ironizuar me faktin se veç fatura e dritave të muajit gusht nuk dihet se sa do të vijë.
Postimi i Plotë:
Nga fundi i erësirës, del rezidenca e parajsës në Elbasan. Vetem fatura e dritave per muajin Gusht, ku dihet sa do vije. Edhe pse Gentian Sharra fale deshmise se Dumanit eshte izoluar ne burg per akuzen e grabitjes. Edhe pse prokuror Xhilian Seferi vendosi sekuestron e viles dhe pronave te Sharres, kjo video tregon se asnje poç nuk eshte fikur. Super vila ndodhet ne fundin e erresires dhe qendron, si nje rezidence parajse ne Bradashesh.
Vila 'Enea' u sekuestrua me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjykata ka caktuar masën e sigurimit pasuror “Sekuestro”, për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të Gentian Sharra dhe të babait të tij, Mustafa Sharrës. Gentian Sharra ka qënë i dënuar më parë, me aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i dyshuar për grabitjen e një sasie të madhe parash në Rinas, si dhe i arrestuar në kuadër të operacionit policor “Golden bullet”. Sharra është përmendur në dëshmitë e Nuredin Dumanit,i cili ka treguar se Sharra lidhet me një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.
gentian sharra elton qyno
Aktualitet
24 Gusht 2022, 21:17
e.k
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë
TIRANË- Përpos prurjeve të reja që hyjnë për herë të parë...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 21:08
I.A
KURBIN- Policia ka nxjerr njoftimin në lidhje me plagosjen e sotme në fshatin Gjormë të Kurbinit. Bëhet me dije se ngjarja ka ni...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 20:52
I.A
KURBIN- Autori i plagosjes në Kurbin është identifikuar si Met Lika. Mësohet se Lika ka qëlluar mbi komshiun e tij Rasim Taf&eum...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 20:37
I.A
KURBIN- Dosja.al ka arritur të nxjerr informacione në lidhje me plagosjen në fshatin Gjormë të Kurbinit mbrëmjen e sotme. M...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 20:37
I.A
Policia
KURBIN- Të shtëna me armë zjarri janë dërgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Kurbinit. M&...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 20:24
e.k
Paratë e sekuestruara
ITALI- 12 persona mes të cilëve 4 shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane.&nb...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 19:39
Foto Ilustruese
TIRANË- 60-vjeçari që ka në pronësi banesën ku u vu tritol këtë mëngjes në rrugën ...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 19:35
e.k
Pamje nga protesta
TIRANË- Banorët e 5 majit, zonës së Laprakës, Lanës, Kombinatit, Kodrës së Priftit dhe Babrrus&e...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 19:16
I.A
Policia
TIRANË- Një variant i ri i plagosjes së mbrëmshme ka dalë në media. Bëhet me dije se shkaku për konfliktin ...
Aktualitet
24 Gusht 2022, 18:59
I.A
Babai i Amelise
GREQI- Detaje të rënda kanë dalë ditën e sotme në lidhje me mbytjen e 6-vjeçares Ameli në Korinth...