LIVE UPDATES
Aktualitet

Komiteti i Traktatit të Bernës do të monitorojë projektin e Skavicës për shkelje

Kjo sipas tyre do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.

17 Prill 2024, 21:36 Nga r.ll
Komiteti i Traktatit të Bernës do të monitorojë projektin e
foto ilustruese

DIBËR- Konventa e Traktatit të Bernës në mbledhjen e saj të prillit 2024, ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës. Kjo është bërë e ditur në një deklaratë të përbashkët për shtyp të 4 organizatave shqiptare, një amerikane dhe një britanike. 

deklaratë thuhet se Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit.

Kjo sipas tyre do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.

Deklaratë e përbashkët për shtyp – Tiranë, 17 Prill, 2024

Earth Law Center – SHBA, Earth Thrive – MB, Kundërshtimi i Digës së Skavicës-OSD (Shqipëri), Grupi i Aktivistëve Rural të Dibrës-GARD (Shqipëri), Shoqata North Green (Shqipëri), dhe GLV Integrimi (Shqipëri).

Kjo deklaratë për shtyp ka të bëjë me ankesën tonë zyrtare pranë Byrosë së Komitetit të Përhershëm të Konventës për Ruajtjen e Kafshëve të Egra dhe Habitateve Natyrore Evropiane (Konventa e Bernës) në lidhje me Projektin e Hidrocentralit të Skavicës (HEC). Konventa e Bernës është një traktat për të mbrojtur florën dhe faunën e egër dhe habitatet e tyre natyrore.

Pas një vizite të thelluar në zonën e prekur të projektit dhe konsultimit me palët e interesuara të projektit, ne paraqitëm një ankesë zyrtare prane Konventës së Bernës. Ankesa jonë pohon se HEC-i i Skavicës shkatërron habitatet e mbrojtura dhe, më konkretisht, shkel nenet 2, 3.1, 3.2., 4.1 dhe 10.1 të Konventës së Bernës.

Në ankesën tonë, ne ofrojmë prova të shumta se si autoritetet, në lidhje me këtë projekt, kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme administrative për të mbrojtur speciet dhe habitatet (të renditura në Shtojcat I dhe II dhe Rezolutat nr. 4 [1996] & nr. 6 [1998]), dhe per faktin se lumi Drin i Zi duhet të shpallet një vend Emerald sipas Seminarit Biogjeografik 2011.

Na vjen mirë që, pas shqyrtimit të komenteve të marra nga qeveria shqiptare dhe koalicioni ynë i OJQ-ve gjatë janarit 2024, Konventa e Bernës, në mbledhjen e saj të prillit 2024, ka vendosur të monitorojë HEC-in e Skavicës dhe të kërkojë nga qeveria Shqiptare t’i përgjigjet shqetësimeve të përbashkëta të mëposhtme:

– HEC-i i Skavicës në lumin Drini i Zi mund të prekë një zonë të mundshme të Rrjetit Emerald dhe gjithashtu specie të shumta të mbrojtura në Konventën e Bernës, të cilën Shqipëria e ka ratifikuar në ligj.

– Shqetësim i veçantë është për Rrëqebullin e Ballkanit të rrezikuar në mënyrë kritike dhe korridoret e tij migratore. Konventa e Bernës ka theksuar se projekti i HEC-it të Skavicës bie ndesh me Projektin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit, në të cilin Shqipëria ishte propozuesi kryesor për renditjen e rrëqebullit të Ballkanit si një specie rreptësisht e mbrojtur.

– Byroja e Konventës së Bërnës theksoi gjithashtu se projekti mund të prekë tre liqene të rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë liqenet e Ohrit dhe të Shkodrës.

– Një çështje që kërkon monitorim të ngushtë është përpilimi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social për HEC-in e Skavicës që është ende i pa finalizuar,

– Së fundi, Byroja vuri në dukje mbrojtjen e kafshëve mishngrënësve të mëdhenj, të cilët gjithashtu preken nga HEC-i i Skavicës.

Konventa e Bernës i ka kërkuar Shqipërisë të zbatojë parimin e parandalimit gjatë fazës së parë aktuale të projektit. Kjo do të thotë të mos zhvillohen projekte që mund të ndikojnë negativisht në habitatet dhe speciet e Shqipërisë dhe të territorit të Konventës së Bernës.

Ne do të monitorojmë nga afër zhvillimin e projektit dhe do t’i ofrojmë informacion Konventës së Bernës deri në korrik 2024, siç kërkohet.

“Ne duhet të largohemi nga nocioni i rremë se hidroenergjia është energji “e rinovueshme” duke qenë se shkatërron përgjithmonë ekosistemet e ujërave të ëmbla dhe sjell dëme të konsiderueshme mjedisore për të gjithë jetën, duke përfshirë njerëzit”, tha Grant Wilson, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Ligjore e Tokës. “Ne jemi të kënaqur që Byroja e ka marrë seriozisht ankesën tonë dhe ne veçanërisht përshëndesim mbështetjen e tyre për parimin e parandalimit në përditësimin e tyre të fundit.”

”Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se nuk mund të sakrifikojmë natyrën dhe ekosistemet për zgjidhje të rreme, siç është diga në Skavicë, në emër të shpëtimit të së njëjtës natyrë nga kriza klimatike, e shkaktuar kryesisht nga vetë shkatërrimi i ekosistemeve – që diga do të sillte. Ne duhet të kërkojmë zgjidhje që i shërbejnë dhe ruajnë gjithë jetën dhe jo krijojnë zona sakrificash”, thotë Zoe Lujic, Drejtore Ekzekutive e Earth Thrive.

“Ka pasur një kundërshtim në rritje ndaj Digës së Skavicës, një lëvizje për të mbrojtur lumin Drin, florën, faunën, sepse jeta dhe jetesa jonë varet nga ekzistenca e lumit Drin i Zi. Protestat për mbrojtjen e Drinit të Zi dhe Dibrës do të vazhdojnë, pasi ne vazhdojmë luftën tonë ligjore për të mbrojtur të drejtat e komunitetit të Dibrës në të njëjtën mënyrë luftojmë për të mbrojtur të drejtat e Drinit të Zi. Shkenca ka vërtetuar se hidrocentralet shkatërrojnë ndryshimet fizike të lumit, duke rezultuar në habitate të fragmentuara, biodiversitet të reduktuar, popullatë të rrezikuar të peshqve, ruan sedimentet dhe ushqimet që janë thelbësore për shëndetin e ekosistemit në rrjedhën e poshtme dhe përkeqësojnë ndryshimet klimatike. Ne i bëjmë thirrje ligjvënësve dhe komunitetit shkencor të gjejnë burime alternative, duke përfshirë energjinë diellore dhe energjinë e erës,” thotë Ferzileta Gjika, themeluese e lëvizjes Kundershtimi ndaj Digës se Skavicës.

Së fundmi, dëshirojmë të shprehim angazhimin tonë për të mbrojtur natyrën dhe komunitetet vendore në Dibër, në bashkëpunim me një koalicion më të madh njerëzish dhe aktorë të shoqërisë civile. Inkurajojmë të gjitha autoritetet, përfshirë Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe pushtetin vendor në Dibër, të shqyrtojnë me kujdes informacionin e projektit dhe aplikimet që do t’u dërgohen për këtë projekt.

I bëjmë thirrje vendim-marrësve që të kuptojnë sa më parë ndikimet shkatërruese negative të HEC-it të Skavicës dhe të anulojnë këtë projekt të dëmshëm para se të jetë tepër vonë, si për habitatet ashtu edhe për njerëzit.

projekti i skavices konventa e traktatit te bernes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj