Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi 8 masat e sigurimit ndaj ish-zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për koncesionin e sterilizimit. •Seanca për këto masa në Gjykatën e Posaçme zgjati mbi dy orë. •Avokatja e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, Elvira Hysa kërkoi nga trupa gjykuese masë më të butë sigurie ose garanci pasurore, por kërkesa nuk iu plotësua. •GJKKO la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj dhe për biznesmenin Ilir Rrapaj. •Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”. •SPAK e nisi hetimin për këtë koncesion në vitin 2019, pas një kallëzimi të depozituar nga ana e nismës “Thurje”. Në 2020-ën çështja u regjistrua për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili u la me masën ‘detyrim paraqitje’ për koncesionin e sterilizimit, pas seancës gjyqësore tha se ata mburren me atë koncesion.
‘Ne mburremi që kemi futur sterilizimin’- tha Mersini.
Sot, GJKKO ka lënë në fuqi 8 masat e sigurisë për personat që janë në hetim për koncesionin e sterilizimit. GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj. GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj.
Masat e sigurisë
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'
Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
/Dosja.al
TIRANË- GJKKO u komunikoi sot masat e sigurisë 8 personave, si të përfshirë në koncesionin e sterilizimit me një vlerë 100 milionë euro. Për të 8 të dyshuarit gjykata la të njëjtat masa sigurie.
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj. GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj.
Masat e sigurisë
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'
Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Në përfundim të seancës gjyqësore një nga të dyshuarit tha se është krenar për këtë koncesione. Ndërsa Arben Gjata nuk pranoi të japë shpjegime./Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ka siguruar momentin me foto të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë Klodian Rjepaj në sallën e gjyqit.
Rjepaj shihet se është i buzëqeshur, ndërsa Rrapaj nuk duket i shqetësuar.

Me kërkesë të prokurorit Edvin Kondili, GJKKO caktoi masa sigurie edhe ndaj gjashtë personave të tjerë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Tenderit të Sterilizimit. Avokatët kanë kërkuar masa më të lehta sigurie./Dosja.al


TIRANË- Publikohen detaje të reja nga vendimi i GJKKO-së për skandalin në Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha shkruan se ish zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj qëndrojnë më shumë jashtë Shqipërisë se sa brenda vendit sipas sistemit TIMS dhe mundësia e largimit të tyre është shumë e madhe.
“Gjykata vlerëson se kemi të bëjmë me frikë, mendim dhe dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit po të lihen pa masë mund të largohen për të pamundësuar apo penguar qëllimisht zhvillimin normal të procedimit penal, duke pasur parasysh pasojat e veprës dhe marzhin e dënimit të veprës penale që dyshohet se kanë konsumuar që dënohet në 7 dhe 10 vjet burgim. Gjithashtu gjykata çmon se ekziston rreziku që personat nën hetim Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj të largohen duke iu shmangur drejtësisë. Është për t’u përmendur fakti që këta persona në të shumtën e kohës qëndrojnë jashtë shtetit dhe nuk ndodhen në Shqipëri sipas sistemit TIMS. Këta persona janë me mundësi të larta financiare, mund të largohen lehtësisht nga territori shqiptar për të jetuar jashtë shtetit. Në këto rrethana rreziku i largimit dhe i fshehjes është tepër i lartë”, shkruhet në vendim.
TIRANË- Zbardhet një pjesë nga dosja hetimore për çështjen e sterilizimit. Në doje thuhet se mbi 8 personat e vënë nën akuzë rëndojnë katër akuza ndërsa masat e sigurisë ndaj ish zv ministrit, biznesmenit e 6 personave të tjerë janë dhënë më 3 korrik, dhe janë ekzekutuar 1 muaj e gjysmë më vonë.
“Më 3 korrik 2023 prokurorët e Prokurorisë së Posaçme Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, pasi u njohën me aktet e procedimit penal konstatuan se në datë 13.01 2020 është regjistruar procedimi penal nr. 13 të vitit 2020 që bëhet fjalë për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkelja e barazisë në tendera”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion për “shërbime të integruara për orfrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale dhe furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga aktet rezulton se në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar subjekti Nisma Thurje ka depozituar kallëzimin penal për zyrtarët publikë të përfshirë në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët me veprimet e tyre, mund të kenë konsumuar elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, shkeljen e barazisë e pjesëmarrjes në tendera dhe/ose korrupsion pasiv duke përdorur pushtetin publik për përfitime private. Nga përmbajtja e materialit kallëzues rezulton se: Më datë 10 dhjetor të vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë me miratimin e Ministrisë së Financave dhe KLP ka lidhur një kontratë koncesionare me kompaninë “Sani Service “për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.
Sipas dosjes, “duke u nisur nga kontrata e bërë publike, bazuar në raportet e institucioneve dhe publikimet e medias, Nisma Thurje shprehte shqetësimet:
Së pari kishte dyshime për nevojën e marrjes së këtij shërbimi nga një pale e tretë në kushtet kur prej dekadash kryhej nga vetë spitalet publike.
Së dyti kishte dyshime për procedurat e dhënies së këtij shërbimi me koncesion. Në kushtet kur Ministria e Shëndetësisë ka gjykuar këtë shërbim duhet ta ofrojë një palë e tretë, mbetetj e parartë nëse është ndjekur rruga e parashikuar në ligjin nr.125 të vitit 2013 si dhe VKM-ve nr. 575 të vitit 2013 e 27 të vitit 2007. Sipas kallëzuesit, dukej qartë që Ministria e Shëndetësisë ka shmangur procedurën e prokurorimit të shërbimit të tenderit të hapur, siç është vepruar me shërbimet e tjera spitalore si ai i lavanderisë dhe ushqimit.
Së treti kallëzuesi ngre dyshime për përmbajtjen e kontratës koncesionare nëse është hartuar në një formë të atillë që shkakton dëme financiare buxhetit të shtetit, si fillim kallëzuesi sugjeron të hetohet nëse është parashikuar në kontratë që Autoriteti i siguron koncesionarit energjinë elektrike, ujin, avullin, veprat civile, impiantet dhe ambientet e nevojshme me shpenzime në ngarkim të Autoritetit? Përse Ministria mund të ketë gjykuar që ndërkohë koncesionari paguhet për shërbimin e sterilizimit, infrastruktura të vihet falas në dispozicion nga spitali, ndërsa shpenzimet bazë si energjia elektrike, avulli, uji të paguhen nga buxheti i shtetit? Ky shqetësim i kallëzuesit ka parasysh edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin është konstatuar se në Spitalin Universitar të Traumës si pasojë e kësaj kontrate koncesionare ka pasur një rritje të konsumit të energjisë elektrike me vlerë rreth 32000 euro. Po duke iu referuar KLSH-së, në spitalin e Durrësit, koncesionari nuk ka ndjekur procedurën ligjore për marrjen me qira të ambienteve të spitalit dhe ka rritur kostot e spitalit për energji elektrike dbe ujë në vlerë 7,706,844 lekë.
Së katërti kallëzuesi ngre dyshime për çmimin e shërbimit të dakordësuar në kontratë. Vlen për t’u hetuar sipas tij nëse kompania ka investuar vërtet 12 milionë euro, sipas parashikimit, duke hetuar inventarin e kompanisë dhe duke verifikuar cilësinë e produkteve edhe pse nëse bëhet një llogari e thjeshtë gjendet arsye jo vetëm në kryerjen e këtij investimi, por edhe nevojën për një koncesion të tillë. Si përfundim, kallëzuesi në cilësinë e mjekut, qytetarit, pro mbi të gjitha si taksapagues, shtron pyetjen përse duhet të paguajmë 17 milionë euro në vit një koncesion për një shërbim që shteti mund ta kryente vetë shumë më lirë? Pas regjistrimit të procedimit penal nga ana e policisë gjyqësore janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në përfundim të cilave më datë 23.06.2023 janë caktuar masat e sigurimit”.
Kontrata e sterilizimit u firmos në vitin 2015 nga ministri i Shëndetësisë dhe biznesmenit të kompanisë “Sani Service”, ndërsa edhe pse u kundërshtua nga ish ministri i Financave, edhe ai e miratoi, i cili ishte ditën e djeshme në SPAK.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimeve të një dite më parë të SPAK për çështjen e koncesionit të sterilizimit.
Në një postim të bërë në 'Twitter', Rama thotë se puna e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme meriton respekt e falënderime, duke theksuar se drejtësia është krejtësisht e pavarur nga qeveria. Ai shton se kjo e fundit, i hapi rrugë drejtësisë së re duke i besuar dhe mbështetur pa kushte kundër krimit e korrupsionit.
"Kjo drejtësi sot ka lindur e po rritet përditë, sepse Partia Socialiste e Shqipërisë mbajti zotimin e saj më solemn e më të vështirë për të realizuar, përballë 100 viteve përqeshjeje me drejtësinë në historinë e shtetit shqiptar, kur nuk u prek kurrë dot nga drejtësia asnjë individ i pushtetshëm apo i lidhur me pushtetin, ku drejtësia ishte një shëmtirë e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët"- shkruan Rama ndër të tjera.
REAGIMI I RAMËS:
Puna e pandërprerë e SPAK-ut dhe GjKKO edhe në gusht meriton respekt e falenderime! Me këtë rast le të rikujtojmë kush e premtoi, filloi dhe mundësoi Reformën në Drejtësi, pas një kohe të gjatë lëngimi të Shqipërisë në batakun e padrejtësisë, kur askush s’kishte guxim as ta mendonte, jo ta bënte drejtësinë të pavarur nga qeveria. SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ranë nga qielli, po erdhën në jetë si shprehje e vullnetit të sinqertë e të palëkundshëm shtetndërtues. Nuk ishin fjalë të bukura si ato të 100 vjetëve të shkuara me radhë, kur unë dhe Partia Socialiste iu zotuam popullit shqiptar, se do të ndërtojmë një drejtësi të re, të pavarur, europiane, që do t’i japë fund kancerit të pandëshkueshmërisë. Kjo drejtësi sot ka lindur e po rritet përditë, sepse Partia Socialiste e Shqipërisë mbajti zotimin e saj më solemn e më të vështirë për të realizuar, përballë 100 viteve përqeshjeje me drejtësinë në historinë e shtetit shqiptar, kur nuk u prek kurrë dot nga drejtësia asnjë individ i pushtetshëm apo i lidhur me pushtetin, ku drejtësia ishte një shëmtirë e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët. Disa flasin sot sikur SPAK-u është dallga e Zotit dhe qeveria porti i Djallit.
Po ata harrojnë se dallgën e drejtësisë e ka ngritur në krye të herës guximi, vullneti dhe ambicia për Shqipërinë e pikërisht kësaj qeverie, e cila ndryshon si dita me natën me ato të mëparshmet e 100 vjetëve pengmarrje të drejtësisë. Kjo qeveri dhe askush tjetër e hapi me gjoks rrugën e drejtësisë së re dhe kurrë nuk do ta pengojë drejtësinë në rrugën e vet, kudo ku ajo të hyjë, brenda qeverisë, rrotull saj, mbrapa saj apo nën ombrellën e saj.
Falë besimit se ky vend bëhet dhe fuqisë së kësaj qeverie për të hequr dorë nga kontrolli i drejtësisë, e për ta mbështetur atë pa kushte kundër korrupsionit e krimit të organizuar, Shqipëria Europiane, që po hedh shtat dita - ditës mes 1000 sfidave, pengesave e vështirësive, do t'i provojë vetes e botës se historia nuk është një mallkim i përjetshëm, se historinë janë vetë njerëzit e çdo gjenerate që e shkruajnë me forcën e ëndrrave, shpresave, këmbënguljes së tyre dhe se në ngjitjen drejt majës që meritojnë brezat që vijnë, këtë vend nuk ka më forcë që ta ndalë të shkruajë një histori të re.
Një ditë më parë u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”. Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).
Rrapaj është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit. Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”. Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al