Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
5 persona janë konfliktuar rreth orës 11:00 në rrugën “Kurbini”. Policia bën me dije se ka dyshime se gjatë këtij konflikti ka patur edhe të shtëna me armë.
LAÇ- Një konflikt mes 5 personash është regjistruar sot në Laç. Mësohet se 5 persona janë konfliktuar rreth orës 11:00 në rrugën “Kurbini”. Policia bën me dije se ka dyshime se gjatë këtij konflikti ka patur edhe të shtëna me armë.
Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga një 37-vjeçar ndërsa 4 personat e tjerë janë në kërkim. Ata akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Policia ka sekuestruar një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.
Njoftimi i policisë:
Pas njoftimit për një konflikt fizik ndërmjet disa shtetasve, rreth orës 11:00, në rrugën “Kurbini”, Laç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë ndërhyrë menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit fizik ndërmjet 5 shtetasve, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar edhe me armë zjarri.
Nga veprimet e shpejta u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. R., alias K. T., 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e tipit “Glock”, me fishek në fole gati për qitje.
Nga të dhënat e para rezulton se shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, të identifikuar me iniciale G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim.
foto ilustruese TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit të Ministrisë s&eu...
foto ilustruese KUKËS- Një fluks i madh automjetesh është bërë ditën e sotme nga pika kufitare e Morinit deri te t...
foto ilustruese DURRËS- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Policia bën me dije se Benard Shka...
foto ilustruese TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas njoftimit të policisë 41...
Olsien Muçobega GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar u bë simbol i humanizmit në Greqi, kur kamerat e filmuan ateksa shpëto...
droga SKRAPAR- Pesë persona janë arrestuar nga policia, pasi kultivonin dhe shisnin kanabis. Konkretisht në pranga kanë r&eum...
Erald Xhejo MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 14 vjeçarit në fshatin Pirg, Erald Xhejo. Pas dëshmive...
foto ilustruese KOSOVË- Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) në Kosovë ka bërë të ditur t&e...
Elvis Zoto ANGLI- Një emigrant shqiptar, që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone dhe më pas u përfshi n&...
Donald Trump dhe Vladimir Putin TIRANË- Ambasada Amerikane në SHBA ka reaguar lidhur me takimin e presidentit amrikan Donald Trump dhe president...