LIVE UPDATES
Aktualitet

Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare, Resuli: Koha për të zbritur nga kali i ngordhur

Resuli thekson se kongresi duhet që të shërbej si ftesë për një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si trajtohet profesioni i veterinerit në Shqipëri.

6 Mars 2025, 11:00 Nga I.A
Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare
Ervin Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka bërë një koment në lidhje me kongresin e parë ndërkombëtar të mjekësisë Veterinare shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, Resuli ka deklaruar se 1 marsi ka shënuar një pikë kthese për mjekësinë veterinare në Shqipëri.

Resuli thekson se kongresi duhet që të shërbej si ftesë për një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si trajtohet profesioni i veterinerit në Shqipëri. Po ashtu ai theksoi se në kongres, nuk u diskutua për përmirësime sipërfaqësore, por për ndryshim rrënjësor. 

Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare:

Koha për të zbritur nga kali i ngordhur 1 Mars 2025 shënon një pikë kthese për mjekësinë veterinare në Shqipëri. Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare nuk është thjesht një tubim profesional, por një moment reflektimi dhe vendimmarrjeje. Ky kongres duhet të shërbejë si një çlirim nga modelet e dështuara dhe një ftesë për një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si trajtohet profesioni ynë në vend. Prej vitesh, mjekësia veterinare në Shqipëri është përballur me të njëjtat probleme strukturore, duke ecur në një rreth vicioz të improvizimeve dhe vendimeve të pjesshme që nuk adresojnë thelbin e krizës. Në vend që të njohim problemet dhe të ndërtojmë një strategji të qëndrueshme, kemi parë të njëjtat taktika të "kalit të ngordhur":

Ndryshojmë rregullat e lojës, por jo sistemin që i zbaton ato. Emërojmë figura të reja në institucione, por pa reformuar thellësisht strukturën e tyre. Nxisim projekte të reja, por pa siguruar që bazat e profesionit janë të shëndosha. Flasim për zhvillim, por nuk garantojmë standarde të barabarta me Europën. Në këtë kongres, nuk u diskutua më për arna të përkohshme apo për përmirësime sipërfaqësore. Kjo është një thirrje për përmbysjen e plotë të mënyrës se si funksionon mjekësia veterinare në Shqipëri dhe një kërkesë për ta ndërtuar atë mbi themele të reja dhe të qëndrueshme.

Koha kërkon:

Një strukturë të re institucionale, ku vendimmarrja të jetë e bazuar në ekspertizën e mjekëve veterinarë dhe jo në emërime politike.
Një sistem arsimor modern dhe të lidhur me nevojat e tregut, që përgatit veterinerë të aftë

për sfidat e kohës.
Një mbështetje financiare të qëndrueshme për shërbimin veterinar publik dhe privat, që 
garanton cilësi dhe mbrojtje për shëndetin e kafshëve dhe konsumatorëve.
Një strategji kombëtare për veterinarinë, që nuk bazohet në improvizime por në një vizion të qartë për të ardhmen.
Koha për eksperimente ka mbaruar. Kongresi i 1 Marsit është momenti kur duhet të zgjedhim: Vazhdojmë të rregullojmë shalën e kalit të ngordhur apo ngrihemi dhe nisim të ecim përpara? Ky është momenti ynë. Ky është ndryshimi që duhet të ndodhë tani.

ervin resuli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj