E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Mësohet se nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.
TIRANA- Autoritetet kanë zhvilluar një aksion kontrollesh në 30 qendra estetike në Tiranë, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të botoksit. Mësohet se nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.
Lidhur me këtë, u arrestuan në flagrancë 3 persona, njëri prej tyre administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat. Ndërkaq, dy të tjerët janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.
Gjithashtu 5 administratorë janë proceduar penalisht, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Botulinum toxin”, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike.
Kontrollet e autorizuara nga Gjykata e Tiranës, gjetën në paligjshmëri 30 klinika estetike.
Vihet në pranga administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të, klinikat. Në pranga dhe administratoret e 2 klinikave.
Procedohen penalisht administratoret e 5 klinikave, si dhe punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 3 administratorëve.
Sekuestrohen medikamente Botox-i.
Si rezultat i veprimeve policore dhe hetimore, të kryera në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar për veprat “Kontrabanda me mallra të licencuara”, kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, dhe të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, finalizoi operacionin policor të koduar “Botulinum toxin”.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë në kuadër të këtij operacioni, u kryen kontrolle në 30 subjekte private (klinika estetike). Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.
Për këtë paligjshmëri u arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., Xh. M. dhe D. Sh. Shtetasi M. K. është administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat. Ndërkaq, shtetaset Xh. M. dhe D. Sh. janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.
Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
Foto ilustruese KAMËZ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz nga ku mësohet se rreth orës 08:15, drejtuesi i...
Amija LEZHA- Një anije italiane me 16 emigrantë ka zbarkuar të mërkurën në portin e Shëngjinit në Shqipëri, du...
Foto nga vendi i ngjarjes VLORA- Një aksident ka ndodhur në Vlorë mëngjesin e sotëm ku 61-vjeçarja me iniciale F. B. &...
Anjija LEZHA- Anija “Libra” e marinës italiane është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit ...
Anjija LEZHA- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Shqipëri emigrantët e parë të kapur në bregdetin i...
Sheila Haxhiraj dhe vëllai i saj TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë ku punonjësi...
Foto ilustruese TIRANA- Pritet që vitin e ardhshëm të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve që do të lejohen t&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si r...
sheila dhe henri haxhiraj TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Punonjësi i Gardës s...
henri haxhiraj TIRANË- Ka ndërruar jetë në spital, punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiraj i cili qël...