LIVE UPDATES
Aktualitet

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për 6-mujorin

Në rritje ishin dhe eksportet e grupit makineri e pjesë këmbimi. Sektori që punon me material porositësi, kryesisht tekstile e këpucë ishte në të njëjtat nivele si një vit më parë.

17 Korrik 2025, 12:44 Nga N.F
Kosova “shpëton” eksportet shqiptare, rriten 2.1% për
Foto

TIRANË- Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve djegëse drejt Kosovës si dhe shtimi i shitjeve të produkteve ushqimore në vendet e tjera. Në rritje ishin dhe eksportet e grupit makineri e pjesë këmbimi. Sektori që punon me material porositësi, kryesisht tekstile e këpucë ishte në të njëjtat nivele si një vit më parë.

Ndërsa në rënie të fortë vazhdojnë materialet e ndërtimit e metalet, të ndikuara nga frenimi i aktivitetit të Kurum. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në Qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me Maj 2025.

Sipas INSTAT, gjatë muajit Qershor 2025, në rritjen e eksporteve prej 1,9 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +9,7 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +3,1 pikë përqindje. “Negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,2 pikë përqindje, etj.

Për 6 mujorin, tendenca mbetet pozitive. Eksportet, gjatë këtij gjashtëmujori janë rritur me 2,1 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +8,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,2 pikë përqindje, etj. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,1 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,6 pikë përqindje, etj.

“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kanë kaluar si grupi më i madh eksportues në vend me 27.4% të totalit. Në vend të dytë kanë zbritur “tekstile e këpucë”, me 26.9% të totalit. “Ushqim, pije, duhan” është ngjitur si grupi i tretë, me 14.71%. “Materiale ndërtimi dhe metale” kanë zbritur në vend të katërt me 12.2%. “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” janë në vend të pestë me 9.8%.

Kosova “shpëton eksportet

Rritja e eksporteve është ndikuar nga Kosova, shitjet drejt të cilës u rritën me 72.5% në gjashtëmujor, e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lëndët djegëse e energjia”. Në vlerë, nga 4 miliardë që janë rritur eksportet në total në vlerë, shitjet e Kosovës janë zgjeruar me 14 miliardë lekë, për 6 mujorin, duke amortizuar rënien e eksporteve drejt shteteve të tjera, kryesisht drejt Italisë (-9.4 miliardë lekë), Maqedonisë së veriut (-2.1 miliardë lekë), Kroacisë (-1 miliardë lekë). Eksportet drejt Kosovës unë 17% të totalit në 6 mujorin 2025, nga 10% të njëj5ën periudhë të një viti më parë, duke u renditur e dyta pas Italisë (38.6%).

Lëndët djegëse, energjia e mineralet, rritja nga Kosova

“Minerale, lëndë djegëse e energji” është grupi me rritjen më të madhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Për janar-qershor, eksportet arritën në gati 56 miliardë lekë, me një rritje prej 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur efektin kryesor e kishin shitjet e Bankers Petroleum në Spanjës, ose energjia, ndikimin kryesor në këtë tendencë e ka dhënë Kosova, që ka pasur një zgjerim të fortë të shitjeve të grupmallit “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre”.
Eksportet e këtij grupi janë 8.5 fishuar nga 2.2 miliardë lekë në 5 mujorin e 2024-s arritën në 19 miliardë lekë në 5 mujorin e 2025-s.

Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në qershor, ky grup ishte në stanjacion, me një rritje prej 0.1%.
Për gjashtëmujorin tendenca është negative, me një rënie prej 1.3% me bazë vjetore.

Ekspertët e tregut kanë pohuar se sezoni i prodhimit për veshjet dhe këpucët e stinës së dimrit sivjet është përqendruar në 4 muaj nga 5 muaj që zgjat zakonisht. Sezoni i prodhimit për veshjet e stinës së dimrit nga kompanitë e manifakturës sivjet nisi në muajin Prill dhe pritet të përfundojë më 15 Shtator.

Nga sektori është parashikuar një rritje eksportesh në nivelet 3 deri 5%, e ndikuar nga rritja e shitjeve në periudhën janar-shkurt 2025, krahasuar me vitin e kaluar. Këpucët janë produkti më i kërkuar, pas një rënieje në shitje gjatë viteve 2023 dhe 2024”.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje e fortë 33%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kanë vijuar tendencën rënëse edhe këtë vit, të ndikuar nga reduktimi i aktivitetit të Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Për gjashtë mujorin, ky grup ra me 33%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Ushqime pije e duhan, përshpejtojnë rritjen

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-qershor, ky grup u rrit me 8.5%, teksa në qershor zgjerimi u përshpejtua në 228%, si rrjedhojë e një sezoni të mbarë. Rritja është ndikuar nga riorganizimi i fermave të vogla ë ferma më të mëdha për eksporte, shtimi i kontratave dhe zgjerimi i zonave që eksportojnë, si dhe shtimi i investimeve në magazina e zgjerimi i tregjeve deri në vendet nordike. Këtë vit një produkt shtesë është lakra në pranverë, ndërsa ka ecuri të mirë dhe pjepri e shalqiri, të ndikuara dhe nga prodhimi i dobët i këtyre produkteve në Mesdhe si rrjedhojë e motit të nxehtë, sipas operatorëve.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi në stanjacion
“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” ishin grupi tjetër që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Për pesë mujorin grupi u rrit lehtë me 3.8%.

Në Qershor 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 35 mld lekë, duke u rritur me 1,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 0,6 %, në krahasim me Maj 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me 0,2 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 1,5 %, në krahasim me Maj 2025. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 41 mld lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me Qershor 2024 dhe 3,2 %, në krahasim me Maj 2025.

Në këtë gjashtërmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 203 mld lekë, duke u rritur me 2,1 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 431 mld lekë, duke u ulur me 2,0 %, krahasuar me një vit më parë. Defiçiti tregtar arriti vlerën 228 mld lekë, duke u ulur me 5,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.

Eksportet drejt Kosovës rriten 64.8% në qershor dhe 72.5% për 6 mujorin

Në muajin Qershor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2024 janë: Kosova (64,8 %), Gjermania (39,6 %), Greqia (18,1 %), etj.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (6,2 %), Spanja (19,3 %). dhe Maqedonia e Veriut (21,6 %)

Gjatë këtij gjashtëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (72,5 %), Greqia (8,6 %) dhe Gjermania (10,3 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (10,7 %) dhe Maqedonia e Veriut (29,8 %). Në muajin Qershor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe te importeve, janë: Italia (5,5 %), Turqia (12,1 %). dhe SHBA (4,0 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Kina (29,9 %), Greqia (1,3 %) dhe Gjermania (4,3 %)./ Monitor

kosova eksport pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj