24 Prill 2025, 20:46
Nga M.B
Arjan Ndoja
TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën ndërprerjen e procesit të vetingut për ish-prokurorin e Durrësit, Arian Ndoja, si dhe caktoi ndalimin e emërimit të tij në funksione në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomon dhe anëtare, Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas gjykimit në dhomë këshillimi të çështjes që ka të bëjë me ankimin e Ndojës, kundër vendimarrjes së Komisionit të Pvarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij.
Vendimarrja e Kolegjit vjen pas vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përfundimin e statusit të magjistratit të prokurorit Arian Ndoja, bazuar në kërkesën e tij për dorëheqje nga detyra. Më 24 shkurt, Ndoja paraqiti në KLP kërkesë për heqje dorë nga detyra, me argumentin se do të angazhohej në një aktivitet tjetër të papajtueshëm me funksionin e magjistratit. Ndoja garon si kandidat për deputet i Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja u shkarkua nga detyra më 6 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi një sërë problemesh gjatë hetimit në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, që u konsideruan se kishin cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
Ndoja përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe punoi fillimisht si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2004, ai u shkarkua nga detyra dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem pas një vendimi të Gjykatës së Lartë.
Ndoja u sulmua në një atentat në nëntor të vitit 2019, kur ai dhe një person me precedentë penalë i identifikuar si Aleksandër Laho u plagosën, ndërsa shoferi Andi Maloku mbeti i vrarë./ BIRN
arjan ndoja
Aktualitet
24 Prill 2025, 18:35
M.B
Foto nga mesha
TIRANA- Në katedralen e "Shën Palit" në Tiranë këtë mesditë u mbajt një meshë në nder t&eu...
Aktualitet
24 Prill 2025, 18:03
E. D
pamje nga aksidenti
FIER- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan. Mësohet se një furgon mallrash ka goditur nj&e...
Aktualitet
24 Prill 2025, 16:35
E. D
foto ilustruese
GJADËR- Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës ( CPT ) ka shpre...
Aktualitet
24 Prill 2025, 16:41
M.B
Foto ilustruese
PEQIN- Edmond Llabani është emëruar drejtor i komanduar i burgut të Peqinit, deri në përzgjedhjen e nj&e...
Aktualitet
24 Prill 2025, 16:31
M.B
Bashkim Dedja
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka konfiskuar apartamentin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili &eu...
Aktualitet
24 Prill 2025, 15:46
M.B
Kampi i emigrantëve
LEZHA- Rrjeti mediatik Euractiv i ka dedikuar sërish një artikull çështjes së deportimit të emigra...
Aktualitet
24 Prill 2025, 15:00
r.ll
protesta
TIRANË- SPAK prej kohësh qëndron indiferent ndaj tre të moshuarve që protestojnë në dyert e prokurorisë s&...
Aktualitet
24 Prill 2025, 14:54
r.ll
gjkko
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Ahmet Mashën, bashkëpunëtorin e ish-deputetit...
Aktualitet
24 Prill 2025, 14:21
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ishte këtë të enjte ka treguar ditën e sotme se si kishte kontaktuar me Dritan Rexhepin ...
Aktualitet
24 Prill 2025, 14:04
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 48-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se kanoste bashkëshorten dhe d...