LIVE UPDATES
Aktualitet

Krijohet pyetësor i ri që diagnostikon autizmin me saktësi 95%, ekspertët: Të standardizohet dhe në Shqipëri

Pyetësori i ri që do të plotësohet nga prindërit shtron pyetje në lidhje me sjelljen e fëmijës dhe mënyrën se si ata reagojnë ndaj shenjave sociale.

15 Janar 2023, 19:18 Nga k.m.
Krijohet pyetësor i ri që diagnostikon autizmin me saktësi 95%,
Foto ilustruese

TIRANË- Hulumtuesit kanë zhvilluar një pyetësor me 39 pika për të ndihmuar prindërit në procesin e vështirë të diagnostikimit të ndërlikuar të autizmit.

Ky është zhvillimi më i fundit premtues në depistimin e autizmit, që vjen vetëm disa ditë pasi zyrtarët filluan procesin e miratimit për një test që mund të zbulojë çrregullimin nga një fije floku e vetme. Pyetësori i ri që do të plotësohet nga prindërit shtron pyetje në lidhje me sjelljen e fëmijës dhe mënyrën se si ata reagojnë ndaj shenjave sociale.

Migena Kika, logopede tregon për Gazetasi.al se ky është një pyetësor që përdoret specifikisht për të hedhur hijen e dyshimit nëse një fëmijë është i prekur nga spektri i autizmit. 

“Ne përdorim 2 lloj testesh, testet e screening dhe testet diagnostike. Testet screening janë ato lloj testesh të cilat të japin ty një përgjigje se sa rrezik dhe sa probabilitet ka një fëmijë për të zhvilluar një çrregullim të autizmit. Më pas diagnoza duhet të konfirmohet nga një profesionist”, thotë Kika duke shpjeguar se në përgjithësi këto teste rekomandohen që të bëhen rreth moshës 18 muajsh dhe më pas të bëhen teste të tjera rreth moshës 2 vjeç për të identifikuar fëmijët që janë në rrezik për autizëm.

Kika shpjegon se në Shqipëri, ashtu si në Amerikë, përdoret një pyetësor që quhet M-CHAT-R (Modified Checklist for Autism in Toddlers) i cili është standardizuar për popullsinë shqiptare dhe duhet të ekzekutohet nga pediatrit e shërbimit dhe më pas, nëse ka dyshime që fëmija vuan nga autizmi, duhet të bëhet një vlerësim i mirëfilltë.

Bëhet fjalë për një pyetësor shumë të thjeshtë që duhet të plotësojnë prindërit dhe Kika thotë se do të ishte mirë që ky pyetësor i ri të përkthehej dhe standardizohej.

“Sigurisht që të përdoret ky test i ri duhet të bëhet i përshtatshëm për popullsinë shqiptare dhe në fakt testi që përdoret tani ka efektivitet pak më pak se ky test i ri”.

Por, logopedja shton se duhet pasur shumë kujdes që prindërit ta dinë se nuk është një test që vë diagnozën për fëmijën, thjesht vlerëson faktorët e rrezikut. Gjithashtu, ky test i ri nuk është se ndryshon shumë nga testet e tjera në sensibitet dhe ndjeshmëri dhe në varësi të mënyrës se si vlerëson një vend mund të zgjedhë se cilin test të përdori. E rëndësishme është se këto pyetësor duhet të bëhen patjetër sepse “sa më shpejt që të dyshohet diagnoza, sa më shpejt që të vendoset diagnoza, aq më shumë ndryshon trajektorja e zhvillimit të fëmijës”.

Edhe logopede Aurora Lushej specifikon për Gazetasi.al se asnjë test i realizuar nga familjarët nuk zëvendëson vlerësimin e fëmijës nga ekipi multidisiplinar (mjeku psikiatër për fëmijë e adoleshentë, neuropediatër, logoped, psikolog, fizioterapist, terapist i sjelljes).

“Testi në fjalë mund të rrisë vigjilencën e prindërve dhe ndërgjegjësimin e tyre, duke i nxitur që të drejtohen tek specialistët në moshë të hershme të fëmijës”.

Në tërësi ky është qëllimi i testeve orientuese për prindërit.

“Mendoj se në Shqipëri është rritur ndërgjegjësimi i prindërve ndaj zhvillimit të fëmijës dhe nëse do kenë akses në këtë test, mund ta përdorin por sërish i qëndroj pikës më lart që takimi me specialistët është i pazëvendësueshëm. Prindi e shikon fëmijën e tij me sytë e një prindi, specialisti e vëzhgon e vlerëson në mënyrë profesionale”, shpjegon Lushej.

Nga ana tjetër, specialistët patjetër që mund ta përdorin si test dhe të vëzhgohet sa i vlefshëm është, duke qenë se është gjithëpërfshirës pa dallim race, gjinie, moshe dhe etnie.

“E mira është të standardizohen teste të tilla dhe në shqip që aksesi të jetë më i lehtë si nga specialistët po ashtu nga familjarët”, përfundon Lushej.

Studiuesit nga Universiteti John Carroll në Ohio e përshkruan sondazhin si një 'përparim të madh' në diagnostikimin e autizmit.

Testi i ri që zbulon autizmin. Gazeta Si, 2023.
Testi i ri që zbulon autizmin. Gazeta Si, 2023.

Ata pretenduan se testi ishte midis 55 dhe 95 për qind i saktë në zbulimin e autizmit, në varësi të asaj se sa të rënda ishin simptomat e fëmijës dhe ishte i besueshëm sipas moshës, gjinisë, racës dhe përkatësisë etnike. Së bashku me shqyrtimin për autizmin, testi gjithashtu mund të gjurmojë dhe monitorojë simptomat e autizmit me kalimin e kohës./GazetaSi

autizem

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj