LIVE UPDATES
Aktualitet

Kriza energjetike në Kosovë! Termocentrale të vjetra, konsum rekord dhe varësi në rritje nga importi i rrymës

Për rehabilitimin e tyre, për ta rritur sigurinë e furnizimit me energji përballë rritjes së nevojës së qytetarëve për rrymë, vetëm më 2025 janë ndarë miliona euro, sipas Qeverisë në detyrë.

25 Dhjetor 2025, 14:46 Nga M.L

Kriza energjetike në Kosovë! Termocentrale të vjetra, konsum

Dy termocentrale të vjetra prej disa dekadash, Kosova A dhe Kosova B, e mbajnë mbi supe barrën e furnizimit me energji elektrike të mbi 1.5 milion qytetarëve të Kosovës.

Për rehabilitimin e tyre, për ta rritur sigurinë e furnizimit me energji përballë rritjes së nevojës së qytetarëve për rrymë, vetëm më 2025 janë ndarë miliona euro, sipas Qeverisë në detyrë.

Investime milionëshe në rrjet përmendën edhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Megjithatë, periudha e fundvitit sikur i rrëzon të gjitha matematikat. Ulja e temperaturave atmosferike, dyndja e diasporës në Kosovë – të gjitha ndikojnë nga pak.

KEDS-i u bëri thirrje qytetarëve më 22 dhjetor për kursim të energjisë në orët e pikut, për të ruajtur stabilitetin e furnizimit me rrymë - konsumi i energjisë ka arritur ditëve të fundit në mbi 1.365 megavat rrymë brenda një ore.

Për shkak të ngarkesës së madhe në rrjetin e shpërndarjes pati ndërprerje të rrymës në disa qytete. Bizneset u ankuan për dëme të mëdha.

Ka, po ashtu, shqetësime që reduktimet mund ta cenojnë edhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kosova arrin ta prodhojë 94 për qind të energjisë – apo rreth 800 megavat në orë – përmes djegies së thëngjillit, ndërsa sasinë tjetër e siguron nga burimet e ripërtërishme: hidrocentralet, panelet diellore dhe turbinat e erës.

Ish-ministri i Energjisë i Kosovës, Ethem Çeku, thotë për Radion Evropa e Lirë se thelbi i krizës qëndron te mungesa e investimeve kapitale në sektorin e energjisë, dhe te pamundësia për të tërhequr investitorë të mëdhenj, prandaj çmimi i rrymës do të rritet vazhdimisht.

“Investimet janë arna-arna. Nuk kanë mundur ta mbajnë prodhimin blloqet e Kosovës A dhe B, nuk është hapur tregu për investime private në energjinë diellore dhe të erës. Janë investime minimale”.

Sipas tij, paratë e shtetit janë duke shkuar kryesisht në blerje të energjisë, dhe kjo është një politikë krejtësisht e gabuar.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi ka importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa ka eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove.

Importin, Kosova e ka siguruar kryesisht nga Maqedonia e Veriut, në vlerë të 114 milionë eurove, dhe nga Shqipëria, në vlerë të 94 milionë eurove, ndërsa ka importuar në vlera nga 3-4 milionë edhe nga Sllovenia, Serbia e Danimarka.

Së voni, në Kosovë ka pasur akuza e raportime të shumta në media se Kosova është duke bashkëpunuar me biznesmenë serbë për blerje të rrymës përmes skemave të ndryshme, mirëpo Qeveria në detyrë i ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime.

Më 2017, Kosova nënshkroi marrëveshje komerciale me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Vlera e projektit ishte 1.3 miliard euro, ndërsa kapaciteti i prodhimit të energjisë pritej të rritej për 500 megavat.

Planet ishin që termocentrali të funksionalizohej më 2023, me një jetëgjatësi prej 40 vjetësh.

Shoqëria civile në Kosovë dhe zëra ndërkombëtarë ishin kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me thëngjill për shkaqe mjedisore.

Më 2020, Contour Global u tërhoq nga projekti, duke përmendur se nuk synonte më projekte me thëngjill, si dhe për shkak të ndryshimit të udhëheqjes në Kosovë.

Në pushtet, atë kohë, ishin Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin shprehur shqetësime për mundësinë e shtrenjtimit të çmimit të energjisë.

Megjithatë, Çeku beson se Kosova është dashur t’i bindte me çdo çmim Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me investitorë të fuqishëm të ndërtohej termocentrali i ri.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, hidroja është minimale, energjia e erës është e vogël, energjia diellore është me kosto tepër të shtrenjtë, edhe pse ka ditë të mjaftueshme me diell, mirëpo bazën e zhvillimit të sektorit të energjisë është dashur ta mbajmë me linjit”, thotë ai, duke përmendur se edhe shtetet evropiane kanë plane rezervë për prodhim të energjisë me thëngjill, sidomos pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila e rriti krizën me energjinë.

Kosova miratoi në marsin e 2023-tës Strategjinë për energji 2022-2031.

Përveç rinovimeve të termocentraleve aktuale, prioritet kanë burimet e ripërtërishme, prej të cilave pritet të gjenerohet 35 për qind e energjisë elektrike pas 10 vjetëve.

Për më tepër, Kosova nënshkroi edhe një marrëveshje për dekarbonizim – heqjen e thëngjillit nga përdorimi – deri më 2050.

Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës, prej vitit 2022, ka ndarë subvencione për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje (klima, pompa termike, kaldaja me biomasë), mirëpo ekspertët vlerësojnë se ky vendim nuk ishte menduar mirë, sepse vetëm e ka ngarkuar edhe më tepër rrjetin energjetik.

“Politika e subvencioneve, herë e faturave, herë e disa çështjeve tjera, nuk janë zgjidhje të problemit. Janë mbulim i problemit”, vlerëson ish-ministri Çeku.

Një tjetër projekt i madh për energjinë u prezantua në prill të vitit 2024 nga Kosova dhe nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë amerikane.

Programi në vlerë të 236 milionë dollarëve parashihet ta transformojë sektorin e energjisë, pasi do të ndërtohen vende apo bateri për ruajtjen e energjisë, që ajo të shfrytëzohet më pas varësisht prej nevojave./ REL

kriza energjetike në kosovë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj