LIVE UPDATES
Aktualitet

Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë vizitë në Tiranë, takohet me kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushin

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy popujve, duke theksuar se ato shkojnë më larg se një miqësi e zakonshme mes dy shteteve.

7 Nëntor 2024, 17:35 Nga I.A
Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të
Takimi

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit të Italisë Margherita Cassano, ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare dy ditore, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi. Cassano e cila shoqërohet në këtë vizitë nga Sekretari i Përgjithshëm Stefano Mogini, është pritur të enjten në ambjentet e Gjykatës së Lartë nga anëtarët e kësaj gjykate, të cilët kanë falenderuar delegacionin italian për zhvillimin e kësaj vizite të rëndësishme.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy popujve, duke theksuar se ato shkojnë më larg se një miqësi e zakonshme mes dy shteteve. Nga ana e saj, Cassano u shpreh e kënaqur dhe vlerësoi realizimin e kësaj vizite në Tiranë, e cila e nisi serinë e takimeve në Shqipëri me vizitën në Gjykatën e Lartë.

"Jam falenderuese për ftesën, pasi në Shqipëri ndjehem si në shtëpinë time. Jam e bindur se bashkëpunimi mes dy gjykatave tona është shumë i rëndësishëm, pasi të dy vendet dhe sistemet gjyqësore ndajnë dhe përballen me të njëjtat sfida. Këto takime kanë në plan të parë shkëmbimet e ndërsjella të përvojave të veçanta, në mënyrë që të dyja palët të marrin eksperiencat më të mira nga njëri-tjetri. Mbi të gjitha pavarësia e pushtetit gjyqësor, garantimi i sigurisë juridike nëpërmjet unifikimit të praktikës gjyqësore, qëndrueshmëria në dhënien e drejtësisë, kanë rëndësi parësore në themel të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe të qytetarëve, si edhe rritjes së besimit tek drejtësia," tha Cassano.

Në vazhdën e bashkëpunimeve të frytshme në vitet e fundit, Sadushi e ka përqëndruar ftesën për vizitë tek nevoja për t’a çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin dhe shkëmbimet e mundshme midis gjyqtarëve, drejt sfidave të reja me të cilat përballet Evropa dhe çështjeve të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

"Vizita të tilla kanë për qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes dy vendeve, në kuadër të një miqësie të fortë historike dhe institucionale. Problematikat janë të përbashkëta dhe duhet të jemi të gatshëm për t’u përballur me to, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje sa më të përshtatshme dhe në funksion të mbrojtjes së parimeve demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Bashkëpunimi mes dy gjykatave është i nevojshëm dhe duhet të jetë i përhershëm. Marrëdhënia që ne kemi duhet çuar në një nivel tjetër institucional e për këtë shihet si e domosdoshme nënshkrimi i një memorandumi, gjë e cila do të ketë vetëm pasoja pozitive për të dy sistemet tona. Kjo është një kërkesë e vlerësuar dhe e dëshiruar nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.
Anëtarët e Gjykatës së Lartë e kanë njohur delegacionin me funksionimin e sistemit të gjyqësorit në vendin tonë dhe Gjykatës së Lartë në veçanti, si edhe me proceset reformuese të ndërmarra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri, problematikat, vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballet çdo ditë Gjykata e Lartë dhe sistemi gjyqësor në tërësi," tha Sadushi.

Të dy autoritetet e larta ndanë të njëjtin vlerësim për marrëdhëniet e shkëlqyera që kanë Shqipëria dhe Italia në të gjitha drejtimet, përshëndetën rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe ranë dakord që hapi i radhës së kësaj marrëdhënie do të jetë nënshrimi i marrëveshjes dypalëshë të bashkëpunimit.

margherita cassano sokol sadushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj