LIVE UPDATES
Aktualitet

Kryetarja e 'Kushtetueses' i beson postin e shefit të kabinetit ish-vartëses së Elisa Spiropalit, Gjykata: CV do ta merrni kur ta publikojmë te faqja zyrtare

Një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese që është kontestuar nga opozita, është lënia në fuqi e VKM-së së qeverisë shqiptare për rregullat dhe procedurat për të konfiskuar pronat me vendime qeverie pa një proces të rregullt gjyqësor.

22 Qershor 2023, 09:13 Nga k.m.

Kryetarja e 'Kushtetueses' i beson postin e shefit të kabinetit

Gjykata Kushtetuese ka gjykuar muajt e fundit disa çështje me interes të madh publik dhe rastësi ose jo, por konstatohet se të gjitha vendimet e marra, janë pro qeverisë shqiptare, teksa ankues ka qenë opozita. Një nga vendimet e fundit të marra nga Gjykata Kushtetuese është rrëzimi i padisë së 37 deputetëve të opozitës, të cilët kërkuan shfuqizimin e marrëveshjes për Portit e Durrësit, ku qeveria shqiptare ka rënë dakord me Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtimin e një marine turistike, por nga opozita dhe ekspertë të shumtë të pavarur konsiderohet një projekt me shkelje të rënda kushtetuese.

Një tjetër vendim i Gjykatës Kushtetuese që është kontestuar nga opozita, është lënia në fuqi e VKM-së së qeverisë shqiptare për rregullat dhe procedurat për të konfiskuar pronat me vendime qeverie pa një proces të rregullt gjyqësor.

Një standard të dyfishtë Gjykata Kushtetuese përdori tek 2 bordet e qeverisë të cilat u krijuan për shkak të rritjes së çmimeve dhe karburanteve. Nëse anëtarët e kushtetueses rrëzuan bordin e ushqimeve, nuk e bënë të njëjtën gjë me bordin e naftës.

3 çështjet e mësipërme kanë qenë mjaft të rëndësishme për Kryeministrin Rama, pasi i ka përdorur ato në fushata, siç është rasti i Portit të Durrësit, dhe e ka trajtuar atë si një projekt ku shefi i qeverisë është investuar personalisht.

E njëjta gjë vlen edhe për vendimin e Këshillit të Ministrave, ku Edi Rama e përdori atë për të goditur kundërshtarët e tij, por nga ana tjetër legalizoi pallate pa leje, duke përdorur dy standarde. Po ashtu në këtë çështje, Rama është investuar personalisht.

Çështja e tretë, Bordi i Karburanteve, gjithashtu ka qenë një kalë betejë për kreun e qeverisë, pasi për një kohë të gjatë, ai e përdori këtë organizëm, për të qetësuar protestat qytetare që nisen si pasoje e rritjes se çmimeve.

Për të treja këto vendime, Gjykata ka vendosur në favor të Qeverisë shqiptare.

Shqiptarët qëndruan për rreth 2 vite e gjysmë pa Gjykate Kushtetuese, me arsyetimin se drejtësia e re do i jepte vendit një trupë të pakapur nga politika, korrupsioni, nepotizmi dhe që do të jepte vendime të pandikuara.

Por a kemi ne sot një Gjykate Kushtetuese të pandikuar nga politika dhe qeveria shqiptare?

News24 ka mësuar fakte të lidhjeve të Qeverisë Shqiptare me Drejtuesen e Gjykatës Kushtetuese. Behet fjalë për Drejtoren e Kabinetit të Kryetares së Gjykatës Holta Zaçaj, e cila pas marrjes së detyrës në 20 shkurt 2023, ka punësuar në këtë post Vilma Premtin. Vilma Premti prej shkurtit të vitit 2022, ka qenë Drejtore e Kabinetit të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Më pas, sipas burimeve për News24, Premti ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në qeverinë shqiptare në prill të këtij viti, vetëm pak kohë pasi Holta Zaçaj ka marrë postin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, për t’u bërë Drejtorja e saj e Kabinetit.

Drejtorët e Kabinetit janë personat më të afërt me titullarët. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, Vilma Premti ka qene mjaft aktive, duke shpërndarë vazhdimisht statuset e Ministres Elisa Sapiropali, duke dhënë pëlqime në statuset e Kryeministrit Edi Rama, madje edhe të bashkëshortes se tij, Linda Rama.

News24 ngre disa pyetje në lidhje me emërimin e Vilma Premtit në Gjykatën Kushtetuese:

A është në etikën e kësaj gjykate dhe Kryetares së këtij institucioni që si drejtore të saj të Kabinetit të punësojë një nëpunëse politike të qeverisë së Kryeministrit Rama?

A ndikon pozicioni i saj i mëparshëm si drejtore e kabinetit në Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në trajtim të njëanshëm të çështjeve në pozicionin e ri që ka marrë në Gjykatën Kushtetuese?

A e dinte znj. Holta Zaçaj që znj.Vilma Premti ka qenë nëpunëse politike e rëndësishme në Qeverinë Rama?

A e dinë garantët ndërkombëtarë të Reformës në Drejtësi se drejtorja e kabinetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese është një nëpunëse politike që deri para emërimit të Holta Zaçajt figuronte në borderonë e Kryeministrisë?

News24 u interesua pranë Gjykatës Kushtetuese ku kërkoi CV-te e stafit të Kryetares Holta Zacaj, por që institucioni u përgjigj se CV-të do dërgoheshin kur të publikohen në faqen zyrtare. Punësimi i personave të cilët kanë pasur aktivitet politike në qeverinë e Kryeministrit Rama hedhin dyshime te forta mbi aktivitetin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj dhe vendimarrjeve të kësaj trupe./BW

gjykata kushtetuese holta zaçaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj